I N F O R M A T Ë
Për gjendjen në lidhje me paraqitjen e tularemisë në Republikën e Maqedonisë
Në dy javët e fundit, konkretisht më 11 shkurt të vitit 2015, në Sektorin për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive pranë Institutit të shëndetit publik të Republikës së Maqedonisë, kanë arritur 3 kërkesa për shkaktar të dëshmuar të sëmundjes infektive Tularemia, te 3 persona.
Njëkohësisht, kanë arritur dy kërkesa për sëmundjen ngjitëse Tularemia (për rastin e tretë kërkesa për sëmundje ngjitëse, në pajtim me rregulloren e tanishme, pritet të arrijë).
Fillimi i simptomave te rasti i parë shënohet kah mesi i dhjetorit të vitit 2014, ndërsa rasti i fundit jep të dhëna për paraqitjen e simptomave të para, që para dy muajsh.
Të tre personat e sëmurë janë nga Shkupi, por nuk është vërtetuar ndonjë lidhje epidemiologjike mes tyre. Që të tre personat janë nga pjesë të ndryshme të qytetit (lagjja Kisella Voda, f. Haraçinë dhe f. Grushinë), në mosha të ndryshme – 26, 72 и 24 vjeçare.
Hulumtimet epidemiologjike në aspekt të mënyrave të mundshme të infektimit të personave të sëmurë tregojnë se të sëmurët ose kanë pasur kontakt me brejtës/produkte të tyre ose kanë vërejtur numër të rritur të minjve në rrethin e ngushtë të banimit të tyre. Dy nga të sëmurët pinë ujë nga ujësjellës lokal, ndërsa njëri prej tyre ka përdorur ujë edhe nga objekt lokal për furnizim me ujë (bunar).
Shërbimet kompetente epidemiologjike i ndërmarrin të gjitha masat dhe aktivitetet e duhura për pengimin e paraqitjes së rasteve të reja, një pjesë prej tyre në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale (informim dhe edukim shëndetësor të popullatës, informim të punëtorëve shëndetësorë për gjendjen aktuale, mbikëqyrje dhe kontroll të rritur mbi ujësjellësit, furnizimi me ujë të sigurt për pije – klorim permanent dhe kujdes për kriteret e përcaktimit dhe ekzistimit të zonave mbrojtëse rreth burimeve dhe kaptazheve të ujësjellësve lokal, aplikimi I rregullt dhe permanent i deratizimit, në pajtim me planet dhe programet e përpiluara paraprakisht )
Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë
Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive