Gjendja momentale në Republikën e Maqedonisë
Në periudhën nga 24.12 – 28.12.2018 janë regjistruar tre raste të reja me fruth. Një rast është i lidhur me epideminë në Radishan, fëmijë në moshë 4 vjeçare, në lidhje të ngushtë familjare me një rast paraprak me fruth. Dy rastet e tjera nuk kanë lidhshmëri epidemiologjike, një fëmijë në moshë 2,5 vjeçare nga Kumanova dhe një grua 32 vjeçare nga Shkupi, Shuto Orizare. Të gjitha rastet e reja janë vërtetuar në laborator.
Nga ana e shërbimeve epidemiologjike në QSHP Shkup dhe QSHP Kumanovë po ndërmerren aktivitete dhe masa në terren për zbulimin e kontakteve, kontrollimin e statusit vaksinal dhe vaksinimin e personave në pajtim me Rregulloren dhe Kalendarin e imunizimit.
Në vitin 2018 deri më 28.12.2018 në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 62 raste me fruth. Numri më i madh (29) e rasteve të regjistruara janë banorë të territorit të QSHP Shkup, ndërsa 25 raste janë në territorin e NJR Dibër, 4 raste janë nga Kumanova, 2 janë nga Ohri, ndërsa nga 1 rast nga Tetova dhe Struga.
Mosha e të sëmurëve sillet nga 5 muaj deri në 59 vjet, 42% e të sëmurëve janë fëmijë në moshë deri më 4 vjet, ndërsa 40 % janë në moshë mbi 30 vjet.
Numri më i madh i të sëmurëve (24) janë regjistruar në korrik kur edhe u regjistrua epidemi e fruthit në territorin e NJR Dibër. Raste sporadike janë regjistruar në shtator dhe tetor. Gjatë muajit dhjetor janë sëmurë 9 persona. Në nivel javor, numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në javën e 30 (n=8), ndërsa rritje tjetër e numrit të të sëmurëve është regjistruar në javën e 50 kur janë regjistruar 5 të sëmurë.
Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve nga fruthi sipas datës dhe javës së paraqitjes së sëmundjes (n=62) në Republikën e Maqedonisë, 2018
Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 82% janë vërtetuar në laborator. Nga 51 raste të vërtetuara në laborator, 84.3% janë të pavaksinuar ose për të cilët statusi i vaksinimit nuk është i njohur, ndërsa 8 persona janë vaksinuar me 2 doza të vaksinës.
Gjatë vitit 2018 në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 3 epidemi të fruthit:
- Epidemia e parë është regjiatruar në muajin korrik në territorin e NJR Dibër, kur nga fruthi u prekën 27 persona.
- Epidemia e dytë është regjistruar në QSHP Shkup në muajin nëntor, në territorin e fshatit Gërçec, Komuna Saraj, ndërsa nga fruthi u prekën vetëm 3 persona.
- Epidemia e fundit është regjistruar nga QSHP Shkup në muajin dhjetor në lagjen Radishan, Komuna e Butelit. Në këtë epidemi nga fruthi janë prekur 7 persona.
Epidemia në territorin e QSHP Shkup
Në 19.12.2018 QSHP Shkup raportoi për epidemi të re të fruthit në lagjen Radishan, Komuna e Butelit.
Në këtë epidemi janë regjistruar 7 raste, të gjitha të konfirmuara në laborator dhe me lidhshmëri epidemiologjike. Nga të sëmurët, 6 persona janë në moshë nga 3-4 vjet, të pa vaksinuar dhe një person në moshë 28 vjet i vaksinuar me 2 doza të vaksinës MRP. Të gjithë fëmijët frekuantojnë të njëjtin kopësht fëmijësh “Tashko Karaxha” në lagjen Radishan, ndërsa personi i rritur është familjar i afërt i njërit nga fëmijët e sëmurë. Ekipi i QSHP Shkup bëri analizë epidemiologjike të kopshtit dhe u ndërmorën masa sanitaro – higjienike dhe epidemiologjike.
Masat e ndërmarra dhe të rekomanduara
- Për shkak të paraqitjes të epidemisë të fruthit në lagjen Radishan, komuna Butel në Shkup, me rekomandim të Komisionit për sëmundjet infektive, ekipe epidemiologjike të Departamentit të epidemiologjisë ISHP QSHP Shkup, në periudhën nga 21-24.12.2018, bënë kontroll të gjendjes aktuale me vaksinimin me vankcinën MRP të fëmijëve në moshë nga 12 muaj deri në 14 vjet në territorin e Shkupit.
- U bë kontrollimi i mbulimit me vaksinën MRP në 14 punkte të imunizimit të fëmijëve të moshave parashkollore dhe 11 punkte për imunizimin e fëmijëve të shkollave pranë ISHP Shtëpia e shëndetit Shkup për të gjitha 17 komunat në territorin e Shkupit. Nga analiza e bërë e të dhënave të regjistruara u konstatua se nga gjithsej 39.009 fëmijë të moshave parashkollore në territorin e Shkupit, 11.256 ose 28,85% fëmijë nuk janë të vaksinuar me vaksinën MRP. Sa i përket vaksinimit të fëmijëve shkollorë gjendja është pak më e mirë krahasuar me atë tek fëmijët e moshave parashkollore, nga gjithsej 65.806 nxënës nga klasa I– IX në shkollat fillore në territorin e Shkupit, 3.728 ose 5,67% fëmijë nuk janë të vaksinuar me vaksinën MRP.
- Në periudhën nga 20-25.12.2018 në Punktin e imunizimit të fëmijëve të moshave prashkollore “Butel” me vaksinën MRP janë vaksinuar vetëm 16 fëmijë nga gjithsej 486 fëmijë. Në të njëjtën periudhë janë vaksinuar 12 fëmijë të moshave shkollore pranë shkollës “Aco Shopov” në lagjen Radishan, gjithsej 62 fëmijë nga klasa I-IX, në Punktin për imunizim të fëmijëve të moshave shkollore “Çair”.
Sipas përfundimeve të Komisionit për sëmudjet infektive, duhet që:
Në vatrën e epidemisë – lagjja Radishan, komuna Butel, Shkup:
- Të bëhet vaksinim me vaksinën MRP i të gjithë fëmijëve nga 6 -12 muaj. Këto fëmijë të pranojnë dozën e dytë të vaksinëns MRP në moshë nga 15 – 24 muaj (në pajtim me Rregulloren). Të bëhet vaksinimi i të gjithë fëmijëve në moshë nga 1-14 vjet, që nuk janë vaksinuar ose që nuk kanë pranuar të gjitha dozat e vaksinës MRP sipas Rregullores dhe Kalendarit të imunizimit;
- Të kontrollohet statusi vaksinal i të gjithë personave nga 15-45 vjet që kanë pasur kontakt me personat e sëmurë, dhe nëse nuk janë të vaksinuar ose nuk kanë pranuar të dyja dozat e vaksinës MRP ose nuk e kanë kaluar sëmundjen, të ftohen në QSHP Shkup dhe menjëherë të vaksinohen.
Në territorin e gjithë vendit:
- Ekipet e vaksinimit të të gjitha punkteve të vaksinimit në vend, në bashkëpunim me infermieret e patronazhit të kontrollojnë kartelat e vaksinimit për të gjetur fëmijë të pavaksinuar me vaksinën MRP deri në moshën 14 vjeç, dhe të njëjtët t’i ftojnë menjëherë për vaksinim në pajtim me Rregulloren dhe Kalendarin e imunizimit;
- Shërbimet epidemiologjike pranë QSHP/NJR në bashkëpunim me ISHSSH të vazhdojnë me kontrollin intenziv të punkteve të vaksinimit për gjetjen e personave të pavaksinuar, ose personave të cilët nuk i kanë pranuar të dyja dozat e vaksinës MRP e që janë në moshë nga 12 muaj deri në 14 vjet;
- Të gjithë mjekët amë gjatë vizitave detyrimisht ta kontrollojnë statusin vaksinal të të gjithë fëmijëve deri në moshë 14 vjet dhe të gjithë personat e pavaksinuar t’i udhëzojnë për vaksinim;
- QSHP në bashkëpunim me ISHP të realizojnë aktivitete edukative në lidhje me parandalimin e paraqitjes së fruthit, gjegjësisht të theksojnë se vaksinimi është masa e vetme preventive për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve.
Shkup, 28.12.2018
Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive
ISHPRM Shkup