Java Botërore e ushqyerjes me gji festohet çdo vit nga 1-7 gusht për nder të Deklaratës të të pafajshmëve të vitit 1990. Java Botërore e ushqyerjes me gji filloi të kremtohet në vitin 1992 me tema vjetore që përfshijnë sistemet shëndetësore, zhvillimin e një kodi ndërkombëtar për reklamim të qumështit të adaptuar, mbështetjen nga komuniteti, ekologjinë, ekonominë, shkencën dhe arsimin, si dhe të drejtat e njeriut.
Motoja e këtij viti për Javën Botërore të ushqyerjes me gji: Mbro gjidhënien. Nda përgjegjësinë.
Tema e këtij viti përputhet me fushat tematike të Javës Botërore të ushqyerjes me gji dhe Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm 2030, të cilat nxjerrin në pah lidhjet midis ushqyerjes me gji dhe mbijetesës, shëndetit dhe mirëqenies së grave, fëmijëve dhe kombeve.
Ushqyerja me gji është një gurëthemel i mbijetesës,të ushqyerit dhe zhvillimit të të sapolindurve, fëmijëve të vegjël dhe përfitim shëndetësor për nënën. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon ushqyerje vetëm me gji në 6 muajt e parë të jetës, pastaj rekomandon që foshnjat të fillojnë të hanë ushqime plotësuese të sigurta dhe të përshtatshme, ndërkohë që ushqyerja me gji të vazhdohet deri në 2 ose më shumë vjet. Kontakti i hershëm dhe i vazhdueshëm lëkurë me lëkurë, metoda kangur, si dhe qëndrimi në të njëjtën dhomë i nënës dhe foshnjës gjithashtu ndikon dukshëm në mbijetesën e të porsalindurve dhe kështu ul shkallën e vdekshmërisë.
Java Botërore e ushqyerjes me gji këtë vit përqendrohet në mënyrën se si ushqyerja me gji kontribuon në mbijetesën, shëndetin dhe mirëqenien e nënës dhe foshnjës dhe domosdoshmërinë për t’i njohur përfitimet e ushqyerjes me gji në të gjithë botën.
(1)
Çdo i porsalindur dhe fëmijë ka të drejtë për ushqim të mirë sipas Konventës për të Drejtat e Fëmijëve. Kequshqyerja është pasojë e 45% të vdekjeve të fëmijëve.
Në rrafsh global në vitin 2020, vlerësohet se 149 milion fëmijë nën 5 vjeç kanë qenë më të vegjël në rritje fizike se mosha e tyre aktuale.
Ushqyerja me gji është mënyra më efektive për të siguruar shëndetin e fëmijëve dhe arsyeja numër një që rrit shkallën e mbijetesës së të porsalindurve. Megjithatë, 2 në 3 të sapolindur nuk ushqehen vetëm me qumësht gjiri deri në muajin e 6-të. Kjo gjë nuk ka pësuar ndryshime pozitive për 2 dekada.
Në botë çdo vit mund të shpëtohen gjithsej 820 000 fëmijë nëse të gjithë fëmijët nga 0-23 muaj ushqehen me gji në mënyrë optimale.
Vetëm 41% e të porsalindurve nën 6 muaj ushqehen vetëm me gji.
Qumështi i gjirit është ushqimi ideal për foshnjat, është një ushqim i sigurt dhe i pastër që përmban edhe antitrupa që ndihmojnë në mbrojtjen e të porsalindurit nga shumë sëmundje të zakonshme të fëmijëve. Qumështi i gjirit e siguron të gjithë energjinë dhe materiet ushqyese për të cilat ka nevojë fëmija në muajt e parë të jetës dhe vazhdon të sigurojë gjysmën ose më shumë se gjysmën e nevojave nutritive të foshnjës gjatë gjysmës së dytë të vitit të parë dhe deri në një të tretën gjatë vitit të dytë. Foshnjat që ushqehen me gji i përballojnë më mirë testet e inteligjencës në të ardhmen, kanë më pak të ngjarë të jenë mbipeshë ose obezë dhe kanë më pak të ngjarë të zhvillojnë diabet në vitet e mëvonshme. Gratë që i ushqejnë me gji fëmijët e tyre gjithashtu rrezikohen më pak nga kanceri i gjirit dhe vezoreve. Reklamimet për zëvendësimin e ushqyerjes me gji vazhdojnë të minojnë përpjekjet për të përmirësuar shkallën dhe kohëzgjatjen e ushqyerjes me gji në të gjithë botën.
Industria e qumështit artificial është shumë efikase në targetimin e prindërve të rinj. Gjatë pandemisë së KOVID-19, në të gjithë botën janë raportuar shkelje sa i përket reklamimit të qumështit artificial për foshnjat, dhe kjo dukuri vazhdon të shënojë rritje. (1)
Qeveritë duhet t’i përgjigjen reklamimit dhe zëvendësimit të qumështit të gjirit duke promovuar ushqyerjen me gji dhe duke ofruar mbështetje për të siguruar që prindërit e rinj kanë informacion të mjaftueshëm për të formuar dhe për të marrë vendimin e duhur. Të gjithë prindërit me fëmijë të vegjël duhet të kenë qasje në këshillim të kualifikuar për ushqyerjen me gji, mbështetje nga institucionet shëndetësore, nga punëdhënësit e tyre dhe mbështetje nga komuniteti. Nevojitet një qasje shëndetësore publike për ushqyerjen me gji që do mundësonte që të ndërtohen sisteme më të mira për situata normale dhe situata krize. (3)
Gjendja me shëndetin e nënave dhe fëmijëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Shëndeti i nënave dhe fëmijëve veçohet si kategori sepse ato konsiderohen si një nga grupet më vullnerable në shoqëri. Sipas të dhënave nga Informacioni për gjendjen shëndetësore të nënave dhe fëmijëve që në bazë vjetore përgatitet nga Enti për mbrojtje shëndetësore të nënave dhe fëmijëve, Republika e Maqedonisë së Veriut në dekadën e kaluar tregon progres të vazhdueshëm në përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve të matur përmes indikatorëve lidhur me amësinë e sigurt, me ndryshime të herëpashershme të trendit.
Tabela 1. Indikatorët kryesor lidhur me amësinë e sigurt (2012-2019)
Indikatorët |
2012 |
2013 |
2014 |
2015 |
2016 |
2017 |
2018 |
2019 |
Numri i foshnjave të lindura të gjalla
|
23568 | 23138 | 23596 | 23075 |
23022 |
21754
|
21333 |
19845 |
Vdekshmëria maternale (në 100.000 lindje të gjalla) | 4.2 | 4.3 | - | - |
- |
–
|
- |
- |
Vdekshmëria perinatale (në 1000 lindje) | 12,8 | 14.3 | 12.7 | 12.9 |
16.0
|
14.8
|
10.4 |
9.9 |
Vdekshmëria foshnjore (në 1.000 lindje të gjalla) | 9,8 | 10.2 | 9.9 | 8.6 |
11.9
|
9.2
|
5.7 |
5.6 |
Vdekshmëria e fëmijëve nën 5 vjeç (në 1.000 lindje të gjalla) | 11,0 | 11.3 | 10.7 | 9,7 |
13.1 |
10.4
|
6.8 |
6.9 |
% e lindjeve gjalla me PT më të vogël se 2.500 gr. | 7,2 | 7.4 | 7.2 | 7,6 |
8.2
|
8.5
|
8.0 |
8.1 |
Shkalla e lindjeve me ndihmesë profesionale | 99,7 | 99,8 | 99,9 | 99,9 |
99.9
|
99.9
|
99.9
|
99.98 |
Shkalla e aborteve (në 100 lindje të gjalla) | 23,4 | 21.5 | 20.1 | 19.9 |
18.5
|
19.5
|
18.7 |
19.0 |
Vdekshmëria foshnjore (vdekshmëria e fëmijëve nga 0-12 muaj) është një tregues kompleks që ndikohet nga shumë faktorë si: socio-ekonomik (niveli arsimor i nënës, statusi i punësimit, niveli i të ardhurave), demografik (mosha e nënës, faktorë të sistemit shëndetësor (disponueshmëria dhe cilësia e kujdesit shëndetësor – gjeografike, financiare), stili i jetës së nënave (pirja e duhanit, alkooli, të ushqyerit, aktiviteti fizik, kushtet në vendin e punës), shtatzënia e shumëfishtë, informim i pamjaftueshëm i nënës, sidomos atyre shumë të reja, etj.
Shkalla e vdekshmërisë foshnjore në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën nga viti 2000-2019 shënon rënie, me oscilime të kohëpaskohëshme. Në vitin 2019 ka qenë 5,6 në 1000 lindje të gjalla dhe është më e lartë se mesatarja në BE. Sa i përket strukturës së vdekshmërisë, në vitet e fundit përqindje më të madhe ka shënuar vdekshmëria neonatale (në 6 ditët e para pas lindjes), ndërsa si shkak mjekësor i vdekjes në të shumtën e rasteve ka qenë lindja e parakohëshme dhe anomalitë kongjenitale.(2)
Grafiku 1.Shkalla e vdekshmërisë foshnjore në 1000 lindje të gjalla në Republikën e Maqedonisë së Veriut, (2000-2019)
Ushqyerje me gji e sigurt edhe gjatë pandemisë me KOVID -19
Mungesa e dëshmive për transmetimin e KOVID-19 përmes qumështit të gjirit në fillim të pandemisë ka ngjallur shqetësime për sigurinë e ushqyerjes me gji. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe autoritetet e tjera kombëtare të shëndetit vazhdimisht kanë deklaruar se ushqyerja me gji duhet të vazhdojë dhe kanë rekomanduar masa të kujdesit për rastet e dyshuara me KOVID-19. Provat klinike të vaksinave KOVID-19 që për momentin janë të miratuara për përdorim urgjent në Shtetet e Bashkuara nuk i përfshijnë edhe gratë që ushqejnë foshnjat e tyre me gji. Për shkak se vaksinat nuk janë testuar tek gratë që ushqejnë foshnjat e tyre me gji, nuk ka të dhëna të disponueshme për:
- Sigurinë e vaksinave kundër KOVID-19 gratë që ushqejnë foshnjat e tyre me gji;
- Efektet e vaksinës tek foshnjat që ushqehen me qumësht të gjirit;
- Еfektet tek prodhimi ose tajitja e qumështit.
Duke pasur parasysh mënyrën se si funksionojnë vaksinat në organizëm, vaksinat kundër KOVID-19 nuk konsiderohen si një faktor rreziku për nënat që i ushqejnë me gji foshnjat e tyre, as edhe për foshnjat. Prandaj rekomandohet që nënat ta pranojnë vaksinën kundër KOVID-19. Raportet e fundit tregojnë se nënat që ushqejnë me gji foshnjat e tyre pasi kanë pranuar vaksinën kundër KOVID-19 në qumështin e gjirit kanë antitrupa që mund të ndihmojnë në mbrojtjen e foshnjave të tyre. Për të parë se çfarë mbrojtjeje mund t’i sigurojnë këto antitrupa foshnjës nevojiten më shumë të dhëna.(4)
Megjithatë, disa vende kanë udhëzime kombëtare kontradiktore. Sistemet shëndetësore duhet të krijojnë politika të bazuara në dëshmi, sepse tashmë dihet që KOVID-19 nuk transmetohet përmes qumështit të gjirit dhe përfitimet nga vaksina i tejkalojnë rreziqet. Prindërit e rinj gjithashtu nuk mund të hynin në objektet shëndetësore për mbështetje të ushqyerjes me gji për shkak të drejtimit të shërbimeve për menaxhimin e KOVID-19. (5)
LITERATURA :
- org.my/wbw/,[homepageontheInternet]World breastfeeding week (wbw),evolution of the campaign,2021
- Извештај за здравјето на населението во Република Северна Македонија во 2019, Институт за јавно здравје на Република Северна Македонија, Скопје,2020 стр.88.
- who.int, [homepageontheInternet], Breastfeeding, 2021, Accessed: 09.07.2021
- cdc.gov, [homepageontheInternet], KOVID-19 Vaccines While Pregnant or Breastfeeding, Accessed: 10.07.2021
- org, [homepageontheInternet],Breastfeeding during the KOVID-19 pandemic, Accessed: 12.07.2021