Valët e të nxehtit janë shkaktari kryesor i vdekjeve të parakohëshme si pasojë e ndryshimeve klimatike, veçanërisht në mesin e popullatës së moshuar dhe personave me sëmundje kronike. Valët e të nxehtit me netë të nxehta tropikale imponojnë një ngarkesë më të madhe të organizmit të njeriut dhe këto janë posaçërisht stresuese për grupet e lartëpërmendura.

Valët e të nxehtit dhe KOVID-19 po përputhen, sepse kjo pandemi do vazhdojë edhe gjatë verës të vitit 2021. Grupet e rrezikuara për të dy situatat mbeten të njëjtat: personat e moshuar dhe personat me probleme shëndetësore. Institucionet shëndetësore përsëri janë para një sfide të madhe për shkak të KOVID-19, por nuk duhet nënvlerësuar edhe numri i madh të pranimeve në spital gjatë valës së të nxehtit. Edhe punonjësit shëndetësorë mund të vuajnë nga probleme shëndetësore si pasojë e motit të nxehtë, sidomos për shkak të përdorimit të pajisjeve për mbrojtje nga SARS-CoV-2 dhe prandaj duhet të mbrohen nga temperaturat e larta. Është paradoskale që disa nga rekomadimet ekzistuese për mbrojtjen e shëndetit bien ndesh me rekomandimet për mbrojtjen nga KOVID-19.

Për kohë të nxehtë rekomandohet që të shkohet në “vende të freskëta”, përkundër “qëndrimit në shtëpi” që rekomandohet si mbrojtje nga KOVID-19. Ose, “vishni rroba të lehta” gjatë motit të nxehtë, me “vishni veshje mbrojtëse” gjatë punës me persona të cilët mund të jenë të infektuar me KOVID-19.

Mbajtja e pajisjeve për mbrojtje (PPM) e zvogëlon lirimin e nxehtësisë nga trupi për shkak të zvogëlimit të tajitjes së djersës. Për shkak të kësaj, bie qëndrueshmëria, aftësitë kognitive dhe mund të ndodhë që të ndodhin edhe aksidente.

Temperatura e lartë trupore është një nga simptomat e KOVID-19 tek 85% e të infektuarve. Por, për shkak të punës fizike ose ekspozimit ndaj temperaturave të larta, tepmratura e trupit mund të rritet dhe të shkaktojë kështu një situatë të pakëndshme tek personat në fjalë dhe mjekët. Temperatura e lartë trupore gjatë motit të nxehtë mund të ngatërrohet me atë si pasojë e KOVID-19, sidomos në rastet e rralla kur ndikon edhe tek frymëmarrja. Gjithsesi, një person që ka temperaturë të rritur të trupit si pasojë e KOVID-19 me siguri do mundohet që të rregullojë temperaturën e lartë të trupit të shoqëruar me ethe, për dallim nga personi që ka hipertermi pas një aktiviteti fizik. Personi i dytë nuk do ketë ethe dhe kjo gjë nuk duhet të shihet si simptomë e infeksionit.

Masat për dallimin e temperaturës së lartë të trupit si pasojë e sëmundjes, nga ajo si pasojë e aktiviteteve fizike ose ekspozimit në diell

Për të bërë dallimin mes temperaturës së lartë të trupit si pasojë e sëmundjes, dhe hipertermisë pas aktiviteteve fizike ose ekspozimit ndaj të nxehtit, rekomandohet që të përcaktohet temperatura e trupit pas 30 minuta pushim në mjedis të freskët pas heqjes së veshjeve për mbrojtje apo izolim. Nëse temperatura e trupit mbetet e lartë edhe pas kësaj kohe, atëherë ajo mund të jetë si pasojë e sëmundjes dhe menjëherë duhet këshilluar mjeku dhe të bëhet analizë e gjendjes së personit të sëmurë. Nëse vihet re një rënie e dukshme e temperaturës së trupit, dhe personi në fjalë ndjehet më mirë pas pushimit në mjedis të freskët, kjo ka shumë gjasa që të jetë si pasojë e të nxehtit. Në këtë rast, sigurohuni që personi të pushojë dhe të pranojë sasi të mjaftueshme të lëngjeve dhe që nuk ka indikacione të tjera për infeksionin me KOVID-19.

Freskimi në kushte shtëpiake

Kondicionimi i ajrit është një zgjidhje kontroverse: freskon, por ventilimi mund të ndikojë në përhapjen e virusit.

Sistemet e kondicionimit janë intensive nga aspekti energjetik dhe në këtë mënyrë mund ta përkeqësojnë ngrohjen në lagje dhe në qytet, si dhe të ndikojnë për lirimin e elementeve përgjegjës për ndryshimet klimatike, dhe prandaj rekomandohet që të përdoren me kujdes.

Çfarë duhet bërë?

Trajnimi fizik (gatishmëria, trajnimi) dhe përshtatja ndaj të nxehtit (аklimatizimi)  e zvogëlon rrezikun nga problemet si pasojë e të nxehtit dhe e rrisin tolerancën ndaj të nxehtit. Tek këto persona organizmi mund të durojë rritje të temperaturës edhe deri më 0,5°C më të lartë se sa tek personat e pa përgatitur.

Trajnimi fizik gjithashtu e ndryshon edhe formën e trupit të njeriut; më pak yndyrna nënlëkurore dhe peshë më e ulët trupore kanë si rezultat një përparësi të madhe në humbjen e nxehtësisë.

Përshtatja ndaj të nxehtit (aklimatizimi)

Gjatë ritmit të njëjtë të punës individët me aklimatizim kanë rrahje më të ulëta të zemrës, temeratura më të ulëta të bërthamës së trupi dhe nivel më të lartë të djersitjes.

Edhe pse një programë 5 ditore mund të ndikojë në adaptimin e termorregullimit, për një adaptim më efikas rekomandohet që të përdoren më shumë ditë. Rekomandohet një vëmendje shtesë të adaptimit të aklimatizimit tek gratë, sepse ato janë më të ndjeshme se burrat.

Kondicioni aerob (respirator) është poashtu një faktor kryesor për kufizimin e zvogëlimit të tolerancës ndaj të nxehtit lidhur me moshën. Gjendjet mjekësore të përgjithshme/kronike, barnat specifikë, pagjumësia, sëmundjet paraprake dhe konsumimi i alkoolit/barnave mund të ndikojnë negativisht në reagimin e trupit ndaj të nxehtit dhe duhet të kontrollohen në mënyrën e duhur.

Pesha e rekomanduar ose IMT i rregullt (indeksi i masës trupore)

Superoksid dismutaza jashtëqelizore (enzimë) prodhohet gjatë stërvitjes dhe mendohet të jetë një pastrues i radikalëve të lirë dhe mund të parandalojë sindromën e distresit respirator akut që paraqitet gjatë infeksionit me KOVID-19. Ka indikacione se të qenit fit jo vetëm që ndihmon në përballjen me nxehtësinë, por edhe me  KOVID-19.

Precooling është një mënyrë efektive për të zvogëluar ngarkesën nga nxehtësia. Përdorimi i një jeleku për ftohje së bashku me pije të ftohta ose qull akulli zvogëlon nxehtësinë në trup. Precooling me një pije të ftohtë ose një masë me akull të coptuar e zvogëlon temperaturën e bërthamës të trupit për rreth 0,5 ° C dhe aklimatizimi termik (adaptimi) zvogëlon temperaturën bërthamës të trupit për rreth 0,3 ° C, me çka përmirësohet kapaciteti i trupit për tu përballur me nxehtësinë e krijuar gjatë punës. Rekomandohet freskim, hidratim dhe rifreskim ndërmjet ndërrimeve, pasi niveli i nxehtësisë mund të rritet nëse ekspozimi zgjat disa ditë në vazhdim.

Freskuesit elektrikë janë shumë efikasë për freskimin e të rinjve, megjithatë, të moshuarit, për shkak të nivelit të tyre të zvogëluar të djersitjes, nuk i parapëlqejnë aq shumë.

Hidratimi i jashtëm i lëkurës është efikas, hidratim me një sfungjer ose duke veshur rroba të lagura. Për më tepër, gjymtyrët e lagura me ujë janë treguar si metodë efikase e ftohjes.

Duhen konsumuar sasi të mjaftueshme të lëngjeve për të ruajtur nivelin e nevojshëm të hidratimit në mënyrë që të mos çrregullohet djersitja. Konsumimi i lëngjeve të ftohta ndihmon në zvogëlimin e nxehtësisë së trupit dhe si rezultat edhe të bërthamës së trupit.

Trajtimi i goditjes nga të nxehtit dhe lidhshmëria me KOVID-19

Kur temperatura e trupit tejkalon 40 ° C, mund të ndodhë një fenomen serioz neurologjik i quajtur goditje nga nxehtësia. Në raste të tilla, nevojitet një ftohje agresive (e shpejtë) në terren dhe në spitale. Kjo vlen edhe për personelin mjekësor të ekspozuar ndaj goditjes nga nxehtësia. Pacientët me ethe me KOVID-19 nuk duhet të ftohen në këtë mënyrë. Atyre mund t’ju jepen barna antipiretike, por ende po diskutohet nëse duhet të bëhet ulje e temperaturës së trupit në këto raste.

slika al