I. FAKTE PËR COVID-19

 Çfarë është COVID-19?

COVID-19 është sëmundje të cilën e shkakton një lloj i ri i koronavirusit. „CO“ qëndron për korona, „VI“ për virus dhe „D“ për sëmundje. Në fillim kjo sëmundje njihej si „korona virusi i ri për vitin 2019“ ose „2019-nCoV“. Virusi COVID-19 është një virus i ri që bën pjesë në familjen e njëjtë si viruset që shkaktojnë sindromën e rëndë respiratore akute (SARS) dhe disa lloje të ftohjes.

Cilat janë simptomat e COVID-19?

Ethet, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje. Tek rastet më të rënda infeksioni mund të shkaktojë pneumoni dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste të rralla, sëmundja mund të ketë si rezultat vdekjen. Këto simptoma janë të ngjashme me ato të ftohjes, që është shumë më e shpeshtë se COVID-19. Kjo është arsyeja se përse duhen bëtë teste për të vërtetuar nëse dikush ka COVID-19.

Si përhapet COVID-19?

Virusi përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me spërklat respiratore të personit të infektuar (që prodhohen gjatë kollitjes ose teshtimës). Mënyrë tjetër infektimi është edhe duke i prekur sipërfaqet e kontaminuara me virus, që pastaj duke e prekur me duar të papastra fytyrën (sytë, hundën, gojën) individi i fut në organizëm. Virusi COVID-19 në sipërfaqe të ndryshme mund të mbijetojë deri më disa orë, por mund të eliminohet me përdorimin e disa preparateve të thjeshta për dezinfektim.

Kush është më i rrezikuar?

Çdo ditë po mësojmë gjithnjë e më shumë se si ndikon  COVID-19 tek njerëzit. Personat e moshuar dhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike, si diabeti dhe sëmundjet e zemrës, si duket janë më të rrezikuar nga një pasqyrë dhe simptoma më të rënda të sëmundjes. Meqë bëhet fjalë për një virus të ri, ende po mësojmë se si ndikon ai tek fëmijët. E dimë që mund të prekë njerëz të të gjitha moshave, por që deri më tani ka një numër relativisht të vogël të fëmijëve të prekur nga ky virus. COVID 19 është një virus i ri dhe ne duhet të mësojmë më shumë se si ndikon ai tek fëmijët. Në raste të rralla virusi mund të ketë si pasojë vdekjen, por kjo kryesisht ka ndodhur tek personat më të moshuar dhe tek personat me sëmundje kronike.

Si trajtohet COVID-19?

Për momentin vaksina kundër COVID-19 nuk ekziston. Megjithatë, një numër i madh i simptomave mund të trajtohen, ndërsa trajtimi i hershëm  nga shërbimet e kujdesit shëndetësor mund ta bëjë sëmundjen më pak të rrezikshme. Për momentin po bëhen disa hulumtime klinike për të bërë një vlerësim të trajtimit terapeutik potencial për COVID 19.

Si mund ta ndalojmë ose parandalojmë përhapjen e COVID-19?

Si edhe tek infeksionet e tjera respiratore si gripi dhe ftohja, masat e shëndetit publik janë qenësore për ngadalësimin e përhapjes së sëmundjes. Masat e shëndetit publik janë aktivitete preventive të përditshme që përfshijnë:

✓qëndrimin në shtëpi kur një person është i sëmurë;

✓mbulimin e hundës dhe gojën me shami ose me pjesën e brendshme të bërrylit gjatë kollitjes dhe teshtimës. Shamia e përdorur duhet të hidhet menjëherë në koshin e plehrave;

✓larjen e shpeshtë të duarve me ujë dhe sapun; dhe

✓pastrimin e shpeshtë të sipërfaqeve dhe gjësendeve të prekura.

II. HYRJE

Epidemia e COVID-19 është shpallur për problem shëndetësor publik emergjent me një rëndësi ndërkombëtare  (PHEIC) dhe virusi tashmë është përhapur në shumë vende dhe territore. Edhe pse ende nuk dihet shumë për virusin që shkakton COVID-19, ne e dimë se ai përhapet nëpërmjet spërklave respiratore nga personi i sëmurë (të cilat ai i prodhon gjatë kollitjes ose teshtimës). Mënyrë tjetër infektimi është edhe duke i prekur sipërfaqet e kontaminuara me virus, të cilin pastaj duke e prekur me duar të papastra fytyrën (sytë, hundën, gojën) individi i fut në organizëm. Ndërkohë që COVID-19 vazhdon të përhapet, është me shumë rëndësi që komunitetet të ndërmarrin aktivitete për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të tij, ta zvogëlojnë ndikimin e epidemisë dhe t’i mbështesin  masat e kontrollit.

 

Mbrojtja e fëmijëve dhe institucioneve arsimore është e një rëndësie tejet të madhe. Të domosdoshme janë masa të kujdesit që të evitohet përhapja e mundshme e COVID-19 në mjediset shkollore; megjithatë, duhet pasur kujdes që të evitohet stigmatizimi i fëmijëve dhe punonjësve të cilët mund të kenë pasur kontakt me këtë virus. Me rëndësi është të mbahet mend se COVID-19 nuk bën dallim mes kufijve, përkatësisë etnike, moshës dhe gjinisë. Mjediset arsimore duhet të jenë mjedise mikpritëse, respektuese, inkluzive dhe mbështetëse për të gjithë. Me masat e ndërmarra nga shkollat mund të bëhet parandalimi i përhapjes së  COVID-19, me çka do ndalohet hyrja e nxënësve dhe punonjësve që mund të kenë qenë të ekspozuar ndaj virusit, njëkohësisht duke i minimizuar kështu çrregullimet dhe duke i mbrojtur fëmijët dhe punonjësit nga diskriminimi.

Qëllimi

Sot, fëmijët dhe të rinjtë janë qytetarë global, agjentë të fuqishëm  të ndryshimeve dhe gjeneratë e ardhshme e përkujdesësve, shkencëtarëve dhe mjekëve. Çdo krizë paraqet edhe një mundësi për t’i ndihmuar ato të mësojnë, të kultivojnë empati dhe të rrisin nivelin e elasticitetit ndërkohë që ndërtojnë një komunitet më të sigurt dhe më të kujdesshëm. Informacionet dhe faktet për COVID-19 do ndihmojnë për të zvogëluar frikën që e ndjejnë fëmijët nga sëmundja dhe për tu përballur me çfarë do ndikimesh sekondare në jetën e tyre. Ky udhëzues ofron mesazhe dhe mendime themelore për angazhimin e administratorëve, mësimdhënësve dhe punonjësve në shkolla, prindërve, kujdestarëve dhe anëtarëve të komunitetit, si dhe të vetë fëmijëve për promovimin e shkollave të sigurta dhe të shëndetshme.

Ky dokument ka për qëllim të sigurojë udhëzime të qarta dhe aktive për një punë të sigurt nëpërmjet parandalimit, zbulimit të hershëm dhe kontrollimit të COVID-19 në shkolla dhe në institucione të tjera shëndetësore. Ky udhëzues, edhe pse specifik për vendet të cilat e kanë konfirmuar përhapjen e COVID-19, vlen edhe për të gjitha kontekstet e tjerë. Përmes arsimit nxënësit mund të inkurajohen që të bëhen faktorë në parandalimin dhe kontrollimin e sëmundjeve në shtëpitë e tyre, në shkollë dhe në komunitet duke biseduar me të tjerët për mënyrat e parandalimit të përhapjes së viruseve. Ruajtja e sigurisë gjatë veprimeve në shkollë kërkon shumë punë, por nëse kjo gjë bëhet ashtu siç duhet, mund të promovojë shëndetin publik.

III. Administratorët, mësimdhënësit dhe punonjësit në shkolla

Parimet themelore

Ndjekja e parimeve themelore mund të ndihmojë në ruajtjen e sigurisë të nxënësve, mësimdhënësve dhe punonjësve në shkolla dhe të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje. Sipas rekomandimeve për shkolla të sigurta:

  • Nxënësit, mësimdhënësit dhe punonjësit e tjerë kur janë të sëmurë nuk duhet të shkojnë në shkollë.
  • Në shkolla duhet të bëhet larja e rregullt e duarve me ujë dhe sapun, alkool/preparate për dezinfektim ose me tretje me klor dhe së paku një herë në ditë të bëhet dezinfektimi i sipërfaqeve në shkollë.
  • Shkollat duhet të sigurojnë ujë, sanitacion dhe pajisje për menaxhimin me mbeturinat dhe t’i ndjekin procedurat e pastrimit dhe dekontaminimit të mjedisit jetësor.
  • Shkollat duhet të promovojnë distancimin fizik (aktivitete të cilat ndërmerren për ta ndaluar përhapjen e një sëmundjeje infektive).

Faktet më të reja

Njihuni me informacionet themelore për COVID-19, përfshirë këtu simptomat, komplikacionet, mënyrën e transmetimit dhe mënyrën e parandalimit. Informohuni nga burime të sigurta, si UNICEF-i, OBSH-ja dhe nga këshilltarët pranë ministrive të shëndetësisë në vendet përkatëse. Kini kujdes për lajmet e rrejshme që qarkullojnë në komunitet ose në internet.

Krijoni një mjedis të sigurt për punë në shkollë

Përditësoni ose zhvilloni plane shkollore për raste emergjence ose gjendje të jashtëzakonshme. Punoni me persona të autorizuar që të garantoni se shkollat nuk përdoren si strehimore, njësi për trajtim, etj. Filloni të mendoni për anulim të eventeve/takimeve në komunitet që zakonisht mbahen në mjediset e shkollës, e që mund të paraqesin rrezik për përhapjen e sëmundjes.

Inkurajoni larjen e shpeshtë të duarve, përforconi sanitacionin dhe furnizohuni me materialet e nevojshme. Përgatitni dhe mirëmbani objekte për larjen e duarve me ujë dhe sapun, dhe nëse është e mundur, vendosni fasuleta për pastrimin e duarve me alkool (mjete për dezinfektim) në çdo klasë, në hyrjet dhe daljet, dhe në afërsi të mensës dhe tualeteve.

Pastroni dhe dezinfektoni objektet e shkollës, klasat e sidomos tualetet, të paktën një herë në ditë, posaçërisht ato sipërfaqe të cilat preken nga më shumë njerëz (gardhe, tavolinat e ngrënies, pajisjet sportive, dorezat e dyerve dhe dritareve, lodrat, pajisjet ndihmëse për mësim, etj.)

 

Zbatimi i praktikave për distancimin fizik përfshin:

  • Mbajtjen e distancës gjatë fillimit dhe përfundimit të orarit të mësimit
  • Anulim të eventeve, lojërave sportive dhe organizimeve të tjera gjatë të cilave mund të vijë deri te tubimi i një numri më të madh të njerëzve
  • Vendosjen e bankave shkollore në një distancë prej së paku 1 metër
  • Modelimin e hapësirave dhe evitimin e prekjeve të panevojshme.

 

Në rast se fëmijët ose mësimdhënësit nuk ndjehen mirë duhet të përcaktohen procedura për menaxhimin e situatës

Bashkë me autoritetet shëndetësore, mjekun e shkollës planifikoni që më herët dhe përditësoni listat e kontakteve për rastet emergjente. Përcaktoni procedurën për ndarjen e fëmijëve të sëmurë nga fëmijët e tjerë – pa i stigmatizuar ato – dhe procesin për informimin e prindërve/kujdestarëve dhe këshillimin me dhënësit realizuesit e shërbimeve shëndetësore/autoritetet shëndetësore. Varësisht nga gjendja/situata nxënësit/mësimdhënësit/punonjësit ndoshta mund të dërgohen drejt e në institucion shëndetësor, ose në shtëpi. Për këto veprime paraprakisht duhet të njoftohen punonjësit, prindërit dhe nxënësit.

Promovoni ndarjen e informacioneve

Koordinoni dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve kombëtare të shëndetit dhe arsimit. Ndani informacionet me punonjësit, kujdestarët dhe nxënësit, duke ju mundësuar atyre informacione të përditësuara për situatën me sëmundjen, si dhe për angazhimet për parandalimin dhe kontrollimin e saj në mjediset e shkollës. Kujdestarët duhet t’i paralajmërojnë shkollat dhe autoritetet shëndetësore nëse në familjen e tyre  është diagnostikuar rast me COVID-19 dhe ta mbajnë fëmijën e tyre në shtëpi. Për të ndarë informacion me të tjerët, shfrytëzoni këshillat e prindërve dhe mësimdhënësve, si dhe mekanizma të tjerë që keni në dispozicion. Gjithashtu, mos harroni t’i zgjidhni edhe problemet dhe çështjet e fëmijës, duke krijuar materiale të përshtatura me moshën e fëmijëve, si për shembull postera që mund të vendosen në tabelat e shpalljeve, në tualete dhe në pika të tjera të frekuentuara më shpesh.

Përshtatni politikat e shkollës

Zhvilloni politika fleksibile për prani dhe pushime mjekësore të cilat do i inkurajojnë fëmijët dhe punonjësit të qëndrojnë në shtëpi kur janë të sëmurë ose kur përkujdesen për anëtarët e tjerët të familjes të cilët janë të sëmurë. Mos përdorni shpërblime dhe stimulime për prezencë të përkryer. Identifikoni funksionet dhe pozitat kritike në vendin e punës dhe planifikoni një mbulim alternativ nga punonjës të trajnuar. Planifikoni ndryshime të mundshme të kalendarit akademik, sidomos sa i përket pushimeve dhe provimeve.

Mbikëqyrni prezencën në shkollë

Zbatoni një sistem për mbikëqyrjen e mungesave të nxënësve dhe punonjësve dhe bëni krahasim me modelet e zakonshme për mungesat në shkollë. Në rast të rritjes së numrit të mungesave nga fëmijët dhe punonjësit për shkak të sëmundjeve respiratore, menjëherë lajmëroni autoritetet shëndetësore lokale.

Plan për vazhdimësi të mësimit

Në rast të mungesës në punë/ pushimit mjekësor ose mbylljes së përkohshme të shkollave, ruajeni qasjen e vazhdueshme në arsim cilësor. Kjo mund të bëhet me:

  • Përdorimin e strategjive për mësim online.
  • Ndarjen e teksteve për lexim dhe ushtrimeve si detyrë shtëpie.
  • Transmetimin e përmbajtjeve mësimore nëpërmjet radios, televizionit.
  • Caktimin e mësimdhënësve të cilët do bëjnë mbikëqyrjen në distancë të nxënësve në bazë ditore ose javore.
  • Shqyrtimin/zhvillimin e strategjive të shpejta për arsim.

Zbatoni edukim shëndetësor të targetuar

Në aktivitetet dhe mësimet ditore integroni edhe parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve. Sigurohuni që përmbajtja e temave të jetë adekuate sipas moshës, gjinisë, përkatësisë etnike dhe aftësive fizike. (shiko tek Arsimi shëndetësor i përshtatur sipas moshës).

Kushtoni kujdes nevojave për shëndet mendor/mbështetje psikosociale

Inkurajoni fëmijët të flasin për problemet dhe çështjet që i mundojnë ato. Sqarojuni se është normale që të kenë reagime të ndryshme dhe inkurajoni që të flasin me mësimdhënësit nëse kanë ndonjë pyetje apo problem. Ofroni informacion të sinqertë dhe në atë mënyrë që të jetë i kuptueshëm për moshën e tyre. Udhëzoni nxënësit se si t’i mbështesin moshatarët e tyre dhe të parandalojnë diskriminimin dhe keqtrajtimin. Sigurohuni që mësimdhënësit të jenë të vetëdijshëm për resurset lokale që mund t’i përdorin gjatë punës. Punoni me punonjësit shëndetësor të shkollës për identifikimin dhe mbështetjen e nxënësve dhe punonjësve që manifestojnë shenja shqetësimi.

Mbështetje për grupet e ndjeshme të popullatës

Punoni me sistemet e shërbimeve sociale që të sigurohet vazhdimësi e shërbimeve kritike që mund të ndodhin në shkolla, si kontrollet shëndetësore, programet për ushqimin ose terapitë për fëmijët me nevoja të veçanta. Shqyrtoni nevojat specifike të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe se si grupet e margjinalizuara të popullatës mund të goditen më rëndë  nga sëmundja ose efektet e saj sekondare. Analizoni çfarë do lloj implikacionesh specifike që mund t’i prekin vajzat e që mund ta rrisin rrezikun për ato, si për shembull përkujdesja ndaj të sëmurëve ose eksploatimi i tyre jashtë shkollës.

 

 

LISTA E DETYRAVE TË ADMINISTRATORËVE, MËSIMDHËNËSVE DHE PUNONJËSVE NË SHKOLLË

 

  1. Promovoni dhe demonstroni larjen e rregullt të duarve dhe sjelljet pozitive higjienike dhe ndiqni zbatimin e tyre. Siguroni tualete adekuate, të pastra dhe të veçanta për djemtë dhe për vajzat.

 

  • Siguroni që në mjediset për larjen e duarve të ketë sapun dhe ujë të sigurt

 

  • Inkurajoni larjen e shpeshtë dhe rrënjësore të duarve (të paktën për 20 sekonda)

 

  • Në tualetet, klasa, salla sporti dhe në afërsi të daljeve vendosni mjete për dezinfektim

 

  • Siguroni tualete adekuate, të pastra dhe të veçanta, ose tualete për vajza edhe për djem.

 

  1. Pastroni dhe dezinfektoni objektet e shkollës, klasat dhe objektet për ujë dhe nyjet sanitare së paku një herë në ditë, dhe sidomos sipërfaqet të cilat preken nga një numër më i madh i njerëzve (gardhe mbrojtëse, tavolinat e ngrënies, pajisjet sportive, dorezat e dyerve dhe dritareve, lodrat, pajisjet ndihmëse për mësim, etj.)

 

  • Përdorni hipoklorit natriumi 0,5% (ekuivalent me 5000 ppm) për dezinfektimin e sipërfaqeve dhe alkool etilik 70% për dezinfektimin e gjësendeve të vogla dhe pajisni pastruesit me pajisje mbrojtëse adekuate.

 

 

  1. Rritni nivelin e ventilimit dhe qarkullimit të ajrit nëse jua mundësojnë këtë gjë kushtet atmosferike (hapni dritaret, përdorni kondicionerët, etj).

 

  1. Vendosni shenja të cilat inkurajojnë zbatimin e praktikave të mira higjienike të duarve dhe organeve respiratore.

 

  1. Siguroni mënjanimin e duhur, të sigurt dhe të përditshëm të mbeturinave

 

 

IV. PRINDËR/KUJDESTARË DHE ANËTARË TË KOMUNITETIT

 

Mësoni t’i dalloni simptomat e COVID-19 (kollë, ethe, vështirësi në frymëmarrje) tek fëmija juaj.

Në rast nevoje, më parë këshillohuni me mjekun/institucionin shëndetësor duke e kontaktuar atë përmes telefonit dhe nëse ka nevojë, pastaj dërgojeni atje fëmijën tuaj. Mos harroni se simptomat e COVID-19, si kolla dhe ethet, mund të jenë shumë të ngjashme me simptomat e gripit dhe ftohjes së thjeshtë, që janë dukuri shumë më të shpeshta. Nëse fëmija juaj është i sëmurë, mbajeni atë në shtëpi dhe lajmëroni shkollën për mungesën dhe simptomat e tij. Kërkoni nga mësueset që t’jua dërgojnë detyrat që fëmija juaj të mund të mësojë në shtëpi dhe të mos ngelë pas me mësime. Sqarojani situatën fëmijës tuaj me fjalë të thjeshta dhe sigurojeni atë që është i sigurt.

Dërgoni fëmijët në shkollë kur janë të shëndetshëm

Nëse fëmija juaj nuk manifeston kurrfarë simptomash, si kolla edhe ethet, më mirë do ishte t’i dërgonit ato në shkollë – përveç se në rastet kur autoritetet relevante ose ato të shëndetit publik nuk kanë lëshuar paralajmërim ose këshillë zyrtare që do ndikonte në mbarëvajtjen e procesit mësimor në shkollën ku ndjek mësimin fëmija juaj.

Në vend që t’i mbani fëmijët jashtë shkollës, mësojuani atyre praktikat e mira të higjienës së duarve dhe organeve respiratore, si larjen e shpeshtë të duarve, mbulimin e gojës me shami ose pjesën e brendshme të bërrylit të krahut kur kolliten ose teshtijnë, pastaj që t’i hedhin shamitë e përdorura në një kosh plehrash me kapak dhe të mos i prekin sytë, gojën ose hundën nëse nuk i kanë larë duart në mënyrën e duhur.

 

Mënyra e drejtë e larjes së duarve

Hapi 1: Lagni duart me ujë të sigurt nga çezma

Hapi 2: Aplikoni sasi të mjaftueshme të sapunit me të cilin do i lyeni duart e lagura

Hapi 3: Fërkoni mirë të gjithë sipërfaqen e duarve – përfshirë këtu edhe pjesën e pasme të pëllëmbës së dorës, pjesën mes gishtave dhe nën thonj – për të paktën 20 sekonda.

Hapi 4: Shpërlani duart mirë me ujë nga çezma

Hapi 5: Thani duart me peshqir të pastër dhe të thatë, fasuletë për një përdorim ose nëse është e mundur, thani ato me tharëse për duar.

 

Lani duart shpesh, sidomos para dhe pas ngrënies, pas pastrimit të hundës, kollitjes ose teshtimës, pas përdorimit të tualetit dhe gjithmonë kur duart tuaja janë dukshëm të pista. Nëse nuk keni në dispozicion ujë dhe sapun, atëherë përdorni preparate për dezinfektim të duarve që përmbajnë së paku 60% alkool.

Nëse duart janë dukshëm të pista, gjithmonë lani ato me ujë dhe sapun.

Ndihmoni fëmijët që të përballen me stresin

Fëmijët reagojnë ndaj stresit në mënyra të ndryshme. Ato mund të kenë vështirësi gjatë gjumit, mund të urinojnë në gjumë, të kenë dhimbje stomaku ose të kokës, të jenë të shqetësuar, të mbyllen në vete, të jenë nevrik, të lidhen më shumë me prindërit ose të kenë frikë të qëndrojnë vetëm. Ofrojuni mbështetje dhe sqarojuni që këto janë reagime normale ndaj një situate jonormale. Dëgjoni shqetësimet e tyre dhe ndani kohë që t’i ngushëlloni dhe t’ju jepni dashuri, t’i bindni se janë të sigurt dhe t’i lëvdoni më shpesh.

Nëse është e mundur, krijoni mundësi që ato të luajnë dhe të relaksohen. Përmbahuni aktiviteteve rutinore sa më shumë që të jetë e mundur, sidomos para se të bien në gjumë, ose ndihmoni ato të krijojnë të reja të përshtatura me situatën e re. Siguroni fakte adekuate për moshën e fëmijëve tuaj për t’u sqaruar atyre se çfarë po ndodh dhe jepni shembuj të qartë për atë se çfarë mund të bëjnë për ta mbrojtur veten dhe të tjerët nga infektimi. Bëjeni këtë me fjalë të thjeshta dhe me qetësi.

Për shembull, nëse fëmija juaj nuk ndjehet mirë dhe duhet të qëndrojë në shtëpi/spital, ju mund t’i thoni: „Duhet të qëndrosh në shtëpi/spital sepse kjo është mënyra më e sigurt për ty dhe për shokët e tu. E di që është e vështirë (e frikshme, madje edhe e bezdisshme), por duhet t’u përmbahemi rregullave që të jemi të sigurt ne dhe të gjithë të tjerët. Shumë shpejt çdo gjë do kthehet në normalitet”.

 

LISTA E DETYRAVE PËR PRINDËRIT / KUJDESTARËT DHE ANËTARËT E KOMUNITETIT

 

  1. Mbikëqyrni shëndetin e fëmijës tuaj dhe mbajeni atë në shtëpi nëse është i sëmurë

 

  1. Mësoni fëmijët tuaj për praktikat e mira të higjienës

 

  • Lani duart shpesh me sapun dhe ujë. Nëse nuk keni sapun dhe ujë të sigurt, përdorni mjete për dezinfektim që përmbajnë të paktën 60% alkool. Nëse duart janë dukshëm të papastra, atëherë doemos duhet t’i lani me ujë dhe sapun.
  • Kontrolloni për të parë nëse keni ujë të sigurt për pije, dhe nëse tualetet dhe jamat septike në shtëpinë tuaj janë të pastra
  • Sigurohuni që mbeturinat të mblidhen, ruhen dhe mënjanohen në mënyrë të sigurt
  • Кur kolliteni ose teshtini mbulojeni gojën me shami ose me pjesën e brendshme të bërrylit, dhe mos e prekni fytyrën, sytë, gojën dhe hundën.
 
 

  1. Inkurajoni fëmijët tuaj që të parashtrojnë pyetje dhe që t’i shprehin ndjenjat e tyre, si me ju ashtu edhe me mësimdhënësit e tyre. Mos harroni se fëmija juaj mund të reagojë në mënyra të ndryshme ndaj stresit. Kini durim dhe mirëkuptim.

 

  1. Parandaloni stigmatizimin duke përdorur fakte dhe duke ua kujtuar nxënësve që të jenë të kujdesshëm me njëri tjetrin.

 

  1. Кооrdinohuni me shkollën për të marrë informacion dhe për të pyetur se si mund t’i mbështesni angazhimet për siguri në shkollë (nëpërmjet këshillave të prindërve-mësimdhënësve, etj).

 

 

V. NXËNËS DHE FËMIJË

 

Fëmijët dhe të rinjtë duhet t’i kuptojnë informacionet themelore në lidhje me COVID-19, përfshirë këtu edhe simptomat, komplikacionet, mënyrat e përhapjes dhe ato të parandalimit. të përshtatura sipas moshës së tyre Informohuni nga burime të sigurta, si UNICEF-i, OBSH-ja dhe nga këshilltarët pranë ministrive të shëndetësisë në vendet përkatëse. Kini kujdes për lajmet e rrejshme që qarkullojnë në komunitet ose në internet.

 

LISTA E DETYRAVE PËR STUDENTËT DHE FËMIJËT

 

  1. Në një situatë të këtillë është normale të ndjeheni të pikëlluar, të shqetësuar, të hutuar, të frikësuar dhe të zemëruar. Dijeni që nuk jeni vetëm dhe bisedoni me dikë tek i cili keni besim, si për shembull me prindërit ose mësuesin, që të mund ta ruani veten dhe shkollën tuaj të sigurt dhe të shëndetshme.
  • Bëni pyetje, edukohuni dhe merrni informacion nga burime të sigurta
  1. Mbroni veten dhe të tjerët.
  • Lani duart shpesh, gjithmonë me ujë dhe sapun, të paktën për 20 sekonda
  • Mos e prekni fytyrën
  • Gotat, enët e ngrënies, ushqimin dhe pijet mos i ndani me të tjerët

 

  1. Bëhuni lider në ruajtjen e shëndetit tuaj, të bashkëshkollarëve, familjes dhe komunitetit.

 

  • Informacionet që i keni mësuar për parandalimin e sëmundjeve ndani me familjen dhe miqtë tuaj, sidomos me fëmijët më të vegjël
  • Modeloni praktikat e mira higjienike, si larja e duarve dhe mbulimi i gojës me shami ose bërryl gjatë kollitjes ose teshtimës, sidomos tek anëtarët më të vegjël të familjes.
  1. Mos i stigmatizoni moshatarët tuaj dhe mos ngacmoni dikë që është i sëmurë. Mos harroni se virusi nuk njeh kufij gjeografik, përkatësi etnike, moshë apo gjini.
  2. Nëse nuk ndjeheni mirë lajmëroni prindërit tuaj, ndonjë anëtar tjetër të familjes ose kujdestarin tuaj dhe qëndroni në shtëpi.

 

Edukimi shëndetësor specifik për moshën

Në vazhdim janë dhënë propozime se si mund të përfshihen nxënësit e moshave të ndryshme në parandalimin dhe kontrollimin e përhapjes së COVID-19 dhe viruseve të tjerë. Aktivitetet duhet të kontekstualizohen edhe më tej, e të bazohen në nevojat specifike të fëmijëve (gjuha, mosha, gjinia, etj.).

 

Mosha parashkollore

  • Fokusohuni tek sjelljet e mira, si mbulimi i gojës gjatë kollitjes dhe teshtimës me pjesën e brendshme të krahut, si dhe larja e shpeshtë e duarve
  • Gjatë larjes së duarve, këndoni një këngë që të mund t’i lani ato për plot 20 sekonda.
    • Fëmijët mund të „ushtrojnë“ larje të duarve me preparate për dezinfektimin e duarve
  • Zhvilloni një mënyrë shpërblimi për larjen e shpejtë/në kohë të duarve
  • Përdorni kukulla që të demonstroni simptomat (teshtimë, kollitje, ethe) dhe si duhet vepruar nëse një fëmijë nuk ndjehet mirë (ka dhimbje të kokës, të barkut, ka vapë ose ndjen lodhje) dhe si të ngushëlloni një fëmijë që është i sëmurë (empati dhe sjellje e sigurt gjatë përkujdesjes)
  • Fëmijët le të qëndrojnë larg nga njëri tjetrit, le t’i shtrinë krahët për të parë se sa hapësirë duhet të lënë në mes që të mos e prekin njëri tjetrin.

 

Shkolla fillore

  • Mundohuni t’i dëgjoni shqetësimet e fëmijëve dhe tu përgjigjeni pyetjeve të tyre në përputhje me moshën që kanë. Mos i ngarkoni me informacione të tepërta. Inkurajoni që t’i shprehin ndjenjat e tyre. Diskutoni për reagimet e ndryshme që mund t’i përjetojnë duke u sqaruar se ato janë reagime normale ndaj një situate jonormale.
  • Gjatë bisedës theksoni që fëmijët mund të bëjnë shumë për ta mbrojtur veten dhe të tjerët.
    • Aplikoni konceptin e distancimit fizik (të qëndroni më larg nga shokët, të evitoni rrëmujat, të mos i prekni të tjerët pa pasur nevojë, etj.)
    • Fokusohuni tek sjelljet e mira shëndetësore, pra të mbuloni gojën kur kolliteni ose teshtini, si dhe të lani duart
  • Ndihmoni fëmijët t’i kuptojnë konceptet themelore të parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve. Përdorni ushtrime të cilat demonstrojnë se si mund të përhapen mikroorganizmat. Për shembull, në një shishe me spërkatës shtini ujë me ngjyrë dhe spërkatni nga tretja sipër një letre të bardhë. Analizoni se si dhe sa larg shpërndahen pikat.
  • Demonstroni se përse është e rëndësishme që të lahen duart për plot 20 sekonda me ujë dhe sapun.
    • Vendosni një sasi të vogël të pluhurit mbi duart e nxënësve dhe le t’i lajnë vetëm me ujë. Analizoni se sa nga pluhuri ka mbetur ende në duart e tyre. Pastaj le t’i lajnë për 20 sekonda me ujë dhe sapun.
  • Nxënësit le të analizojnë tekste tek të cilat do mund të identifikojnë sjellje me rrezikshmëri të lartë dhe të propozojnë ndryshime të atyre sjelljeve
    • Për shembull, mësuesi vjen në shkollë me simptoma të gripit. Teshtin dhe nuk e mbulon gojën me shami. I jep dorën kolegut. Pastaj i fshin duart me shami dhe futet në klasë për të mbajtur mësimin. Çfarë veprimi të rrezikshëm ka bërë mësuesi? Çfarë duhej të kishte bërë ai?

 

Shkolla e mesme

  • Dëgjoni shqetësimet e nxënësve dhe përgjigjuni pyetjeve të tyre.
  • Theksoni se nxënësit mund të bëjnë shumë për ta mbrojtur veten dhe të tjerët.
    • Zbatoni konceptin e distancimit fizik
    • Fokusohuni tek sjellja e mirë, si mbulimi i gojës gjatë kollitjes dhe teshtimës dhe larja e duarve
    • Kujtoni fëmijët se mund të modelojnë sjellje të shëndetshme për familjet e tyre
  • Inkurajoni nxënësit ta parandalojnë dhe ta adresojnë stigmatizimin.
    • Diskutoni për reagimet e mundshme me të cilat mund të përballen dhe sqarojuni se këto janë reagime normale në një situatë jonormale.
    • Inkurajoni të shprehen dhe të flasin për ndjenjat e tyre.
  • Krijoni agjentë tek fëmijët dhe kërkoni nga ato që të promovojnë fakte për shëndetin publik.
    • Nxënësit le të përpilojnë kumtesa për shërbimet publike dhe t’i përcjellin ato nëpërmjet lajmërimeve dhe posterave në shkollë
  • Përfshini edukimin shëndetësor edhe në lëndët e tjera
    • Leksionet për shkencën mund të përfshijnë edhe mësime për viruset, përhapjen e sëmundjeve dhe rëndësinë e vaksinimit
    • Lëndët shoqërore mund të fokusohen tek historia e pandemive dhe evolucioni i politikave të shëndetit publik dhe sigurisë
  • Mundësojuni nxënësve të shkruajnë kumtesa në lidhje me shëndetin publik dhe t’i përcjellin ato nëpërmjet medieve, radiove ose televizioneve lokale
    • Leksionet për edukim mediatik mund të nxisin tek nxënësit mendimin kritik dhe kreativitetin, të zhvillojnë aftësitë komunikuese dhe t’i bëjnë ato qytetarë aktiv
  • Dëgjoni shqetësimet e nxënësve dhe përgjigjuni pyetjeve të tyre.
  • Theksoni se nxënësit mund të bëjnë shumë për ta mbrojtur veten dhe të tjerët.
    • Zbatoni konceptin e distancimit fizik
    • Fokusohuni tek sjellja e mirë, si mbulimi i gojës gjatë kollitjes dhe teshtimës dhe larja e duarve
    • Parandaloni stigmatizimin duke përdorur fakte dhe duke ua kujtuar nxënësve që të jenë të kujdesshëm me njëri tjetrin
    • Diskutoni për reagimet e mundshme me të cilat mund të përballen dhe sqarojuni se këto janë reagime normale në një situatë jonormale. Inkurajoni të shprehen dhe të flasin për ndjenjat e tyre.
  • Përfshini edukimin shëndetësor edhe në lëndët e tjera
    • Studimet shoqërore mund të fokusohen tek historia e pandemive dhe efektet sekondare të tyre dhe të hulumtojnë se politikat shoqërore mund të promovojnë tolerancë dhe kohezion social
  • Nxënësit mund të shkruajnë kumtesa në lidhje me shërbimet publike dhe t’i përcjellin ato nëpërmjet medieve, radiove ose televizioneve lokale
    • Leksionet për edukim mediatik mund të nxisin tek nxënësit mendimin kritik dhe kreativitetin, të zhvillojnë aftësitë komunikuese dhe t’i bëjnë ato qytetarë aktiv

 

 

This document was written by Lisa Bender (Education UNICEF NYHQ), with technical support from the UNICEF COVID-19 Secretariat members (Carlos Navarro Colorado, Maya Arii& Hugo Razuri) as well as UNICEF WASH, C4D and Child Protection teams. Special thanks to Maida Paisic (UNICEF EAPRO), Le Anh Lan (UNICEF Vietnam), TserennadmidNyamkhuu (UNICEF Mongolia), Dr, Maria D Van Kerkhove (WHO) and GwedolenEamer (IFRC) for their close collaboration. 2020.