Më 11 Prill të vitit 2022, u mbajt një Ditë e Hapur për prezantimin e aktiviteteve të projektit METROFOOD-PP, të financuar nga Komisioni Evropian në kuadër të programit Horizon 2020 dhe Marrëveshjes për Grantin 871073, me hulumtues, laboratorët e kontrollit, industrinë dhe konsumatorët. Qëllimi ishte njohja me mundësitë që ofron Infrastruktura hulumtuese METROFOOD-RI.

Një nder dhe kënaqësi e madhe ishte edhe prania e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Ljupço Nikollovski i cili na dha mbështetjen e plotë të #MBPEU, si nga ai personalisht, ashtu edhe nga ministria. Dekani i Fakultetit të Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit – Shkup, prof. d-r. Vjekosllav Tanaskoviq në fjalimin e tij theksoi rëndësinë e të qenit pjesë e kësaj infrastrukture për promovimin e cilësisë dhe sigurisë së ushqimit. Për të arriturat e projektit foli m-r. spec. Anita Najdenkoska, Koordinatore Nacionale e projektit. Më pas, Laboratorët METROFOOD-MK u prezantuan nga m-r. spec. Anita Najdenkoska për Institutin e Shëndetit Publik dhe prof. d-r. Lençe Vellkoska-Markovska për Fakultetin e Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit – Shkup.

Eventi u mbajt me prezencë fizike në ambientet e Fakultetit të Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit dhe on-line përmes platformës Zoom me gjithsej 70 pjesëmarrës nga akademitë, industria, laboratorët e kontrollit, studentë dhe konsumatorë. #metrofood

слика за веб