Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dorëzuar reagensë për testim dhe sekuencionim të KOVID-19 dhe furnizime për Ministrinë e shëndetësisë/Institutin e shëndetit Publik, të siguruara me mbështetjen e USAID-it në Maqedoninë e Veriut. Rezervat e siguruara për testim do të përforcojnë kapacitetet kombëtar për testim, si dhe përpjekjet për të parandaluar përhapjen e KOVID-19.

OBSH kontribuon në zbatimin e një reagimi kombëtar ndaj pandemisë me KOVID-29 përmes një partneriteti me USAID-in në zbatimin e një sërë iniciativash, që përfshijnë: zhvillimin e një rrjeti mbarëkombëtar për monitorimin e shëndetit publik, bashkë me 10 Qendrat rajonale të shëndetit publik dhe ISHP-në, ndihmesë në ristrukturimin dhe ripërshtatjen e Strategjisë Kombëtare për KOVID-19, ndihmesë për profesionistët shëndetësorë në luftën kundër dezinformimit, si dhe krijimin e një angazhimi të favorshëm të të gjithë komunitetit për të rritur besimin në procesin e vaksinim.

sl 1

sl 2

sl 3

sl 4