slikavovedSot, përfaqësimi i segmentit të shëndetit publik segmenti në vend, nëpërmjet të aktiviteteve të Institutit të Shëndetit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe 10 qendrave rajonale, është i rëndësishëm në kuantumin e menduar dhe të zbatuar të mendimeve të ekspertëve, monitorimet dhe kontrollet, hetimet analitike dhe vlerësimet e rreziqeve, në krijimin e veçorive nga tereni si një pasqyrë individuale deri në analizimin e tyre si tërësi si një pasqyrë e përgjithshme. Periudha e kaluar paraqiste kurorë të aktiviteteve në krijimin e një sistemi bashkëkohor të kujdesit mjekësor preventiv, gjegjësisht një mjeti bazë të menaxhimit duke përcaktuar çështjet prioritare dhe marrjen e vendimeve përkatëse në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal.

Domosdoshmëri kategorike në zbatimin e strategjisë kombëtare të veprimtarisë preventive mjekësore është përmirësimi i shëndetit të popullatës në Maqedoninë e Veriut, me sanimin e komponentëve të shëndetësisë dhe animimin e të gjitha atyre që drejtpërdrejt ose tërthorazi ndikojnë në situatën aktuale.

Për realizimin e këtyre angazhimeve para këtij brezi janë radhitur sfidat e zbatimit të standardeve globale referuese dhe monitori i vazhdueshëm dhe trajnimi për procedurat moderne analitike dhe diagnostike, që duhet të jenë rezultat i angazhimit dhe përpjekjeve maksimale, entuziazmit, kreativitetit dhe profesionalizmit të të gjithë aktorëve në institucionin tonë dhe të gjithë profesionistëve në fushën e shëndetit publik.

Misioni

Të promovojë shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme të popullatës nëpërmjet njohurive të bazuara në shkencë, praktikave të mira, informatave dhe partneriteteve organizative dhe ndikimit të politikave të qëndrueshme të shëndetit publik.

 

Vizioni

Popullatë e shëndetshme, në mjedis jetësor të shëndetshëm dhe të sigurt, sistem shëndetësor i qëndrueshëm dhe siguri nga rreziqet globale dhe lokale ndaj shëndetit publik.

 

Vlerat tona

Tradita – Ne krenohemi me traditën tonë afatgjatë sepse ajo është rrënjosur në procesin e realizimit të aktiviteteve tona si obligim moral i punonjësve për ta arsyetuar besimin e fituar nga klientët dhe partnerët.

Cilësia – Ne e avancojmë cilësinë duke siguruar nivelin e duhur të përsosjes në procesin e ofrimit të shërbimeve të bazuara në një nivel të lartë të njohurive, kompetencës së stafit tonë shkencor dhe profesional dhe aplikimit të metodave dhe laboratorëve të akredituar në rrafsh ndërkombëtar.

Efektiviteti – Në realizimin e veprimtarisë sonë ne udhëhiqemi nga arsyeshmëria e investimeve dhe mjeteve të shpenzuara nëpërmjet përdorimit të provave, fakteve shkencore dhe praktikës së mirë për arritjen e rezultateve optimale.

Partneriteti – Puna jonë është e bazuar në ndërtimin e partneriteteve dhe bashkëpunimin me partnerët tonë afatgjatë në vend dhe jashtë vendit në bazë të besimit reciprok.

Përgjegjësia – E bazuar në principin e drejtshmërisë dhe dinjitetit njerëzor, ne ndjehemi përgjegjës për të gjithë popullatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shëndetin dhe mirëqenien e tyre.

PARIMET E SHËNDETIT PUBLIK

Shëndeti publik është një sistem njohurish dhe aftësish për parandalimin e sëmundjeve, zgjatjen e jetës dhe promovimin e shëndetit përmes përpjekjeve të organizuara të shoqërisë.

ISHP Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut si institucion kombëtar shëndetësor është vija e parë e realizimit të këtij qëllimi, të cilin e realizon nëpërmjet të sigurimit të një niveli të duhur të përsosjes në procesin e ofrimit të shërbimeve të veta, të bazuara në nivelin më të lartë të njohurive të cilat janë në dispozicion dhe të aplikueshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, parimet e:

  1. Përgjegjësisë për shëndetin e popullatës dhe rolit udhëheqës së shtetit në ruajtjen dhe promovimin e shëndetit të popullatës;
  2. Gjithëpërfshirjes së masave dhe aktiviteteve me fokus tek popullata si një tërësi dhe tek grupe të caktuara sociale dhe tek përcaktuesit socioekonomikë të shëndetit dhe faktorëve më të rëndësishëm të rrezikut.
  3. Bashkëpunimit midis sektorëve, një qasje multidisciplinare dhe interdisciplinare për promovimin e shëndetit – që arrihet me përmirësim të vazhdueshëm të bashkëpunimit me institucione shëndetësore të përfshira në fushën e shëndetit publik me pjesëmarrës të institucioneve të tjera në shëndetin publik.
  4. Bazës shkencore dhe gjithpërfshirjes në grumbullimin e të dhënave nëpërmjet metodave kuantitative dhe kualitative – që domethënë aktivitet në shëndetin publik në bazë të metodave dhe procedurave të dëshmuara dhe provuara që përdoren me qëllim që të promovohet dhe të ruhet shëndeti i popullatës.
  5. Partneritetit me popullatën dhe përforcimit të iniciativave qytetare në fushën e shëndetit publik – që realizohen për rritjen e vetëdijes për rëndësinë e kujdesit për shëndetin personal.
  6. Efikasitetit dhe efektivitetit në shëndetin publik – që realizohen me arritjen e rezultateve më të mira të mundshme në raport me burimet financiare në dispozicion, gjegjësisht arritjen e nivelin më të lartë të mundshëm me shpenzim sa më të ulët të burimeve.