Në pjesën më të madhe të Evropës këtë verë priten valë të rrezikshme të të nxehtit, publikoi shërbimi meteorologjik AccuWeather në parashikimin e motit verën që kemi para.


Vera tashmë filloi në disa pjesë të Evropës me temperatura të larta të cilat u ngjitën edhe deri më 30 gradë celsius. Valët e të nxehtit, sipas parashikimit të motit për Evropën për vitin 2019, mund të jenë dukuri e shpeshtë këtë verë.

Sipas paralajmërimeve të DÇHM në ditët në vazhdim, nga e premtja deri të dielën, priten temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.

 slika 1 branovi

REKOMANDIME PËR POPULLATËN PËR MBROJTJE NGA VALËT E TË NXEHTIT
SI TË SILLEMI GJATË MOTIT ME TEMPERATURA TË LARTA!

 

PËR TË RRITURIT

Gjatë valëve të të nxehtit shëndeti juaj mund të përkeqësohet shumë shpejt. Duhet të ndërmerren masa të caktuara që të zvogëlohen rreziqet ndaj shëndetit tuaj dhe të afërmve tuaj.

Freskohuni më shpesh:

  • Hidratohuni mirë. Pini 6-8 gota ujë në ditë.
  • Bëni dush më shpesh që të freskoni trupin.
  • Kaloni së paku 2 orë në ditë në mjedise të kondicionuara (biblioteka, qendra tregtare)

 

Mbrohuni nga të nxehtit:

  • Gjatë periudhës më të nxehtë të ditës (nga ora 10 deri në 17) evitoni aktivitetet fizike, si dhe sportin dhe aktivitetet rekreative
  • Vishni rroba të lehta, kurse gjatë ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell mbani syze mbrojtëse dhe kapelë.
  • Përdorni krem me faktor mbrojtës kundër rrezeve UV.
  • Ndiqni rekomandimet e institucioneve shëndetësore në rajonin tuaj.
  • Gjatë periudhës më të nxehtë të ditës nga ora 10 deri në 17, evitoni daljet e panevojshme.
  • Evitoni pijet alkoolike dhe pijet që përmbajnë kofeinë, si dhe pijet shumë të ftohta.
  • Konsumoni sasi më të vogla të ushqimit dhe evitoni ushqime të yndyrshme dhe shumë kalorike, si dhe ushqimet që përmbajnë sasi më të mëdha të sheqerit.

 

PËR FOSHNJAT DHE FËMIJËT

Gjatë valëve të të nxehtit shëndeti i foshnjave dhe fëmijëve mund të përkeqësohet shpejt.

Duhet të ndërmerren masa të caktuara të kujdesit që të evitohen ose zvogëlohen rreziqet shëndetësore.

Hidratoni fëmijët tuaj:

  • Jepuni të pinë ujë çdo 20 minuta.
  • Ushqeni me gji më shpesh foshnjën tuaj.

 

Freskoni fëmijët tuaj më shpesh:

  • Në pishinë ose në banjë, ose nën dush së paku dy herë në ditë.
  • Freskoni lëkurën e tyre me leckë të lagët disa herë gjatë ditës.

 

Mbroni fëmijët tuaj nga të nxehtit:

  • Vishni me rroba të lehta.
  • Kokën mbrojuani me kapele.
  • Mos i lini vetëm në mjedis të pa ajrosur.
  • Mos i lini vetëm në makinë të mbyllur ose në diell.

 

Kujdesuni që të mos jenë të ekspozuar ndaj të nxehtit.

  • Kufizoni aktivitetet e tyre në mjedis të hapur, si garat sportive dhe aktivitete të tjera gjatë periudhës më të nxehtë të ditës.
  • Aktivitetet në mjedis të hapur realizoni para orës 10 dhe pas orës 15, kur temperaturat janë më të ulëta dhe rrezatimi UV është më i dobët.

 

Efekte akute si pasojë e ekspozimit ndaj temperaturave të larta

Efektet negative që i shkaktojnë temperaturat e larta mund të parandalohen.

Nëse ndjeni marramendje, dobësi, shqetësim ose etje intensive dhe dhimbje koke, kërkoni ndihmë, kaloni në ndonjë vend më të freskët sa më shpejt të jetë e mundur dhe mateni temperaturën e trupit tuaj.. Pini menjëherë ujë ose ndonjë pije të pa gazuar që të rehidratoheni. Nëse kenë ngërç në muskujt e këmbëve, duarve dhe stomakut, sa më parë kaloni në një vend më të freskët dhe pini ndonjë lëng që përmban elektrolite. Nëse këto ngërçe zgjasin më shumë se një orë, atëherë kërkoni ndihmë nga mjeku.

Nëse ndonjë anëtar i familjes tuaj ose i afërm i juaji ka lëkurë të ngrohtë dhe të thatë, ose ka humbur ndjenjat, menjëherë kërkoni ndihmën e parë në numrin 194!

Përderisa e prisni ndihmën e parë transferojeni atë në një vend më të freskët në pozitë horizontale, ngrijani këmbët dhe këllqet; hiqjani rrobat, bëjini freskim nga jashtë, si fasha me ujë tek qafa, nën sqetulla dhe mes këmbëve dhe vazhdimisht freskojeni dhe spërkateni me ujë;

Personat që vuajnë nga sëmundje kronike, sidomos ato me sëmundje kardiovaskulare dhe të organeve të frymëmarrjes duhet të jenë të disiplinuar dhe t’i ndjekin me kujdes këto rekomandime dhe ta marrin me rregull terapinë e tyre. Për çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore të këshillohen me mjekun e tyre.

 

Rreziqe të tjera të mundshme ndaj shëndetit gjatë temperaturave të larta:

  • Helmimi me ushqim dhe Infeksionet gastro-intestinale dhe intoksikacionet ushqimore!
  • Para përdorimit prodhimet bujqësore duhet të lahen mirë (fruta dhe perime të freskëta) me ujë të sigurt për pije.
  • Ushqimi të konsumohet menjëherë pas përgatitjes së tij termike. Në të kundërtën, të vendoset në frigorifer në temperaturë prej +4оС, ndërsa para përdorimit të ngrohet në +100оС.
  • Evitoni produktet që nuk janë të përpunuara termikisht, dhe kini kujdes gjatë konsumimit të akulloreve dhe kremrave të ndryshme.