Rekomandime për popullatën për mbrojtje nga temperaturat e larta
Çdo vit temperaturat e larta ndikojnë negativisht ndaj shëndetit të njeriut, pra e përkeqësojnë gjendjen shëndetësore të personave që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet e organeve të frymëmarrjes, çrregullimet mendore. Kjo shkakton rritjen e shkallës së mortalitetit gjatë muajve të verës tek grupet vullnerable të popullatës, pra personave të moshuar, personat që vuajnë nga sëmundje kronike, foshnjat dhe punonjësit që punojnë në mjedise të hapura.
Por, mund të vijë edhe deri tek paraqitja e efekteve akute si rezultat i ekspozimit ndaj temperaturave të larta.
Këto efekte negative mund të parandalohen, gjegjësisht mund të evitojmë paraqitjen e tyre nëse u përmbahemi këtyre rekomandimeve:
Si të sillemi gjatë temperaturave të larta – motit të nxehtë?
Gjatë periudhës më të nxehtë të ditës (nga ora 10 deri në 17) evitoni aktivitetet fizike, si dhe sportin dhe aktivitetet rekreative. Aktivitetet e domosdoshme bëjini deri në ora 10 ose pas orës 17.
Vishni rroba të lehta, kurse gjatë ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell mbani syze mbrojtëse dhe kapelë (ngjyrat e hapura reflektojnë dritën).
Qëndroni në mjedise të mbyllura ku ka kondicionerë, në temperaturë nga 23-25 оС. Mbyllni dritaret dhe perdet e errëta gjatë ditës, ndërsa hapini ato në mbrëmje kur temperaturat janë më të ulëta.
Konsumoni sasi më të madhe të lëngjeve (mos prisni deri sa të ndjeni etje), më së miri ujë të thjeshtë, kurse evitoni pijet alkoolike dhe pijet që përmbajnë kofeinë, si dhe pijet shumë të ftohta.
Konsumoni sasi më të vogla të ushqimit dhe evitoni ushqime të yndyrshme dhe shumë kalorike, si dhe ushqimet që përmbajnë sasi më të mëdha të sheqerit.
Gjatë qëndrimit të detyrueshëm në mjedis të hapur bëni pushime më të shpeshta nën hije dhe evitoni qëndrimin në diell.
Kur jeni në makinë – hapeni dritaren që të mundësoni qarkullimin e ajrit. Makinat e mbyllura nxehen shumë më shpejt. Mos lini askënd në makinë!
Personat që vuajnë nga sëmundje kronike, sidomos ato me sëmundje kardiovaskulare dhe të organeve të frymëmarrjes duhet të jenë të disiplinuar dhe t’i ndjekin me kujdes këto rekomandime dhe ta marrin me rregull terapinë e tyre. për çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore të këshillohen me mjekun e tyre.
Nëse ndjeni marramendje, dobësi, shqetësim ose etje intensive dhe dhimbje koke, kërkoni ndihmë, kaloni në ndonjë vend më të freskët sa më shpejt të jetë e mundur dhe mateni temperaturën e trupit tuaj.
Pini menjëherë ujë ose ndonjë pije të pa gazuar që të rehidratoheni.
Nëse kenë ngërç në muskujt e këmbëve, duarve dhe stomakut, sa më parë kaloni në një vend më të freskët dhe pini ndonjë lëng që përmban elektrolite. Nëse këto ngërçe zgjasin më shumë se një orë, atëherë kërkoni ndihmë nga mjeku.
Nëse ndjeni simptoma të pazakonta, ose simptoma që zgjasin për një kohë më të gjatë,m atëherë këshillohuni me mjekun tuaj.
Nëse ndonjë anëtar i familjes tuaj ose i afërm i juaji ka lëkurë të ngrohtë dhe të thatë, ose ka humbur ndjenjat, menjëherë kërkoni ndihmën e parë në numrin 194! Përderisa e prisni ndihmën e parë transferojeni atë në një vend më të freskët në pozitë horizontale, ngrijani këmbët dhe këllqet; hiqjani rrobat, bëjini freskim nga jashtë, si fasha me ujë tek qafa, nën sqetulla dhe mes këmbëve dhe vazhdimisht freskojeni dhe spërkateni me ujë; matjani temperaturën trupit. Mos i jepni terapi. Nëse personi është pa ndjeja atëherë duhet ta shtrini në një anë.
Rreziqe të tjera të mundshme ndaj shëndetit gjatë temperaturave të larta paraqesin Infeksionet gastro-intestinale dhe intoksikacionet ushqimore.
Para përdorimit prodhimet bujqësore duhet të lahen mirë.
Ushqimi të konsumohet menjëherë pas përgatitjes së tij termike. Në të kundërtën, të vendoset në frigorifer në temperaturë prej +4оС, ndërsa para përdorimit të ngrohet në +100 оС.
Evitoni produktet që nuk janë të përpunuara termikisht, dhe kini kujdes gjatë konsumimit të akulloreve dhe kremrave të ndryshme.