Në konferencën e sotme për shtyp u arrit në përfundimin se
Deklaratë e As. Dr. Shaban Memeti, Drejtor i Institutit të shëndetit publik për konferencën për shtyp
Organizata Botërore e shëndetësisë zgjedh një fushë prioritare të kujdesit publik shëndetësor global si temë të Ditës Botërore të Shëndetit – 7 Prillit. Tema e Ditës Botërore të shëndetit për vitin 2015 i është kushtuar sigurisë të ushqimit, dhe moto për këtë vit është – Për ushqim të sigurt, nga ara deri te tryeza.
Nga kjo mund të shihet apeli për një bashkëpunim më të madh intersektorial në sistemin për kontroll të ushqimit.
Tema ka një rëndësi të madhe për të gjithë njerëzit në planetin tonë, për një numër të madh të palëve të interesuara, përfshirë këtu qeveritë, shoqërinë civile, sektorin privat, si dhe agjencitë ndërqeveritare.
Në Ditën Botërore të Shëndetit për vitin 2015, OBSH/Evropë vlerëson se numri i sëmundjeve të cilat përcillen nëpërmjet ushqimit është shumë më i lartë nga ai që po raportohet dhe kjo gjë e thekson nevojën për përmirësimin e bashkëpunimit mes sektorëve me qëllim zvogëlimin e rreziqeve shëndetësore që burojnë nga ushqimi jo i sigurt.
Instituti i shëndetit publik si një institucion shëndetësor preventiv ndërkombëtar luan rol në evidentimin dhe analizën e të dhënave për sëmundjet që burojnë nga ushqimi, si dhe të alarmojë për paraqitjen e disa tendencave të caktuara sa i përket këtyre sëmundjeve. Por, gjithashtu, merr pjesë në procesin e kontrollimit të sigurisë së ushqimit përmes laboratorëve të akredituar, si dhe në procesin e krijimit të politikave për menaxhimin me rreziqet.
Nga sistemi kombëtar për raportim dhe evidentim të sëmundjeve infektive tek popullsia në Republikën e Maqedonisë, mund të shihet se infeksionet e shkaktuara nga ushqimi i kontaminuar mikrobiologjikisht kanë një tendencë të ndryshueshme, infeksionet alimentare bakteriologjike kanë një tendencë të zvogëlimit, salmoneloza ka një tendencë të rritjes së numrit të rasteve, por edhe infeksionet zorrore të shkaktuara nga E.coli kanë shënuar një rritje, që është si rezultat i detyrimit ligjor për raportim të miratuar pak kohë më parë. Gjatë vitit 2014 për herë të parë u evidentua epidemi e listeriozës, e shkaktuar nga ushqimi i kontaminuar, që u përcoll me një shkallë të lartë të vdekshmërisë (50%). Nga ana tjetër, numri i rasteve me brucelozë ka një tendencë të zvogëlimit, që është si rezultat i angazhimeve intersektoriale shumëvjeçare për zvogëlimin e incidencës të kësaj zoonoze.
Prandaj, sot, ne duam ta përcjellim mesazhin global të OBSH-së drejtuar krijuesve të politikave
- të përforcohet bashkëpunimin multisektorial mes sektorit të shëndetit publik, atij veterinar, agrar dhe sektorëve të tjerë për të përmirësuar komunikimin, këmbimin e informacioneve dhe veprimin e përbashkët;
- të përmirësohen dhe të mirëmbahen sistemet për sigurinë e ushqimit dhe infrastruktura, përfshirë këtu laboratorët dhe kapacitetet për mbikëqyrje, si dhe sistemet për raportim;
- të menaxhohen rreziqet që kanë të bëjnë me sigurinë e ushqimit përgjatë gjithë zinxhirit të të ushqyerit, dhe gjatë emergjencave
- të integrohet siguria e ushqimit në politikat dhe programet për ushqimin (për shembull, të ushqyerit dhe siguria e ushqimit);
- të mendohet në rrafsh global, e të veprohet në rrafsh lokal, me qëllim që të sigurohet se ushqimi i prodhuar në vend është i sigurt, si edhe ushqimi i prodhuar në rrafsh ndërkombëtar
Maqedonia ka ushqim të sigurt
Sëmundje që burojnë nga ushqimi – sfidë e shëndetit publik
- Përmes ushqimit të kontaminuar mund të fitohen më shumë se 200 sëmundje. Sëmundjet që burojnë nga ushqimi shkaktohen nga mikroorganizma (baktere, viruse, kërpudha, prione, parazitë) ose kimikalie, radioaktiviteti dhe agjensë të tjerë fizik – trupa të huaj.
- Sëmundjet që burojnë nga ushqimi dhe uji, të shoqëruara me diarre, shkaktojnë vdekjen e rreth 2 milion njerëzve në vit, nga të cilët një numër i madh janë fëmijë.
- Në vitin 2012 në BE janë raportuar më shumë se 310 000 raste të personave me helmime infektive alimentare bakteriale, nga të cilët 304 kanë vdekur. Është vlerësuar se 3% e sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi shkaktojnë pasoja afatgjate ndaj shëndetit.
- Nga ushqimi i kontaminuar mund të shkaktohen dëmtime të përhershme e të rënda të shëndetit, siç është çrregullimi i funksionit të veshkave, mëlçisë, dëmtime neurologjike dhe të trurit, artriti reaktiv, kanceri, sepsa dhe vdekja.
- Nga bakteret që shkaktojnë helmime më të shpeshta janë Salmonella, Campylobacter, Clostridium perfringens, Staphylococcus aureus, Escherichia coli, ose nga viruset Norovirus.
- Simptomat që shfaqen shumë shpejt pas konsumimit të ushqimit të kontaminuar: nauze, të vjella, diarre, shtrëngime në stomak.
Tendencat sa i përket sigurisë së ushqimit
- Globalizimi i ushqimit – tregtia me kafshë, udhëtimet dhe migrimi – përcjellja e mikroorganizmave patogjene në distanca më të mëdha, një zinxhir i gjatë dhe kompleks i ushqimit.
- Ndryshime në bujqësi dhe procesin e prodhimit të ushqimit – intenzivim i industrializimit të bujqësisë, teknologji të reja, manipulimi me kafshë të sëmura gjatë prodhimit të ushqimit.
- Ndjeshmëri më e madhe e popullatës – mplakje e popullatës, persona me imunitet të kompromentuar, varfëria, migrimi, gjendjet e krizës dhe ndryshimet klimatike
- Ndryshimi i stilit të jetesës – urbanizimi, të ushqyerit jashtë shtëpisë, konsumimi i ushqimeve të pagatuara
Ndikimi shëndetësor dhe ekonomik i epidemisë me E.coli (ЕНЕС*) në Evropë, 2011
- Burimi filizat e kontaminuara
- Janë raportuar persona të sëmurë në 14 vende në Evropë dhe 2 vende në Amerikën veriore
- 4000 raste të raportuara, nga të cilët 1000 me sindromë hemolitik uremik, 55 vdekje
- 1,3 milionë dollarë amerikanë humbje për fermerët dhe industrinë ushqimore
Siguria e ushqimit dhe sistemet e kontrollit duhet të përshtaten
„Sot, si kurrë më parë, rruga të cilën e bën ushqimi nga vendi i burimit deri tek pjata jonë është e gjatë dhe komplekse. Rreziqet mund të paraqiten në secilën fazë, prandaj siguria e ushqimit dhe sistemet e kontrollit duhen përshtatur dhe të veprojnë së bashku në të gjithë sektorët, përgjatë gjithë zinxhirit të të ushqyerit„
Dr Zsuzsanna Jakab, Drejtoreshë e Zyrës rajonale të OBSH-së për Evropën
“Fitore” intersektoriale – bujqësia dhe shëndetësia
Me punë të përbashkët, sektori shëndetësor dhe ai agrar mund të parandalojnë sëmundje infektive dhe joinfektive, rezistencën antimikrobiale, të mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm, dhe të mundësojnë që popullata, si në mjediset urbane ashtu edhe në ato rurale, të ketë qasje në ushqim adekuat nutritiv dhe të sigurt.
Si mund ta promovojë shëndetin sektori agrar përmes aksioneve për siguri të ushqimit
- Me zbatimin e një qasjeje holistike, të bazuar në vlerësimin e rrezikut përgjatë gjithë zinxhirit të të ushqyerit
- Të kushtojë një kujdes të veçantë ndaj sëmundjeve që burojnë nga ushqimi, zoonozat dhe rezistencës antimikrobiale
- Të vërë në përdorim sisteme relevante për mbikëqyrje të zinxhirit të ushqimit
- Të sigurojë prodhim, përpunim dhe distribuim higjienik të ushqimit
Si mund ta ndihmojë sektori shëndetësor atë agrar me aksione për siguri të ushqimit
- Me përforcim të sistemit për raportim dhe evidentim të sëmundjeve që burojnë nga ushqimi, që sektori agrar të mund të marrë masa preventive dhe të bëjë reagimin e duhur.
Sëmundjet nga ushqimi i kontaminuar me baktere në vitin 2014 në Republikën e Maqedonisë
909 helmime dhe infeksione alimentare, 204 salmoneloza, 162 infeksione me E.coli, 40 bruceloza
Këto sëmundje mund të parandalohen me zbatimin e 5 çelësave për ushqim të sigurt
Mirëmbani higjienën
Veçoni ushqimin e pagatuar nga ushqimi i gatuar
Gatuani mirë ushqimin
Ruajini ushqimet në temperatura adekuate
Përdorni ujë të sigurt dhe produkte të freskëta
Doc. Dr. Gordana Ristovska
Instituti i shëndetit publik