Prof. d-r.Igor Spiroski, udhëheqës i Njësisë së ushqyerjes dhe kontrolleve shëndetësore-higjienike pranë Institutit të Shëndetit Publik, është shpallur Shkencëtar i Vitit për vitin 2021 në fushën e shkencave mjekësore dhe shëndetësisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Prof. Spiroskit kjo mirënjohje iu nda për rezultatet maksimale të arrira në punën hulumtuese shkencore përmes punimeve dhe publikimeve shkencore, numri më i madh i të cilave janë të indeksuara në bazat më prestigjioze të të dhënave për të dhëna shkencore (Web of Science dhe SCOPUS).
Prof. Spiroskin e përgëzojmë për suksesin e jashtëzakonshëm dhe i urojmë suksese në të ardhmen në punën e tij të frytshme shkencore dhe hulumtuese.
Njëkohësisht jemi krenarë që ai është pjesë e Institutit tonë dhe që si organizatë kontribuojmë në angazhimet e tij për të mbajtur një nivel të lartë të punës profesionale dhe shkencore.
Instituti i Shëndetit Publik u themelua në vitin 1924 dhe me afrimin e 100-vjetorit të ekzistencës sonë, krenohemi që gjithmonë jemi përpjekur të justifikojmë pozicionin tonë në sistemin shëndetësor, shkencor dhe arsimor të vendit me rezultate të krahasueshme me ato të institucioneve referente në nivel evropian dhe botëror. Suksesi i Prof. Spiroskit është një nga dëshmitë se ne po e realizojmë me sukses misionin tonë.
Më shumë rreth çmimeve Shkencëtari i Vitit mund të lexoni në linkun: https://www.ukim.edu.mk/mk_vest.php?v_id=436