E përditësuar në 27 prill, 2021

  • Nëse i keni pranuar të dy dozat e vaksinës, ju mund të filloni të bëni shumë aktivitete të cilat i keni ndërprerë për shkak të pandemisë.
  • Gjatë përzgjedhjes së aktiviteteve, analizoni se si përhapet COVID – 19 në komunitetin tuaj, numrin e personave që marrin pjesë në ato aktivitete si dhe vendin ku realizohen ato.
  • Vizitat dhe aktivitetet në mjedis të hapur janë më të sigurta se aktivitetet në mjedise të mbyllura dhe personat të cilët i kanë pranuar të dy dozat e vaksinës mund të marrin pjesë në disa evente në mjedise të mbyllura ku niveli i rrezikut nuk është i lartë.
  • Nëse ende nuk jeni vaksinuar, vaksinohuni!

 

Vaksinat janë efikase në mbrojtjen nga COVID – 19

Ende po mësojmë se si do ndikojnë vaksinat në përhapjen e COVID – 19. Pasi të keni pranuar të dy dozat e vaksinës kundër COVID – 19, ju duhet të vazhdoni të ndërmerrni masa për kujdes – si për shembull, të mbani maskë, të qëndroni 2 metra larg të tjerëve dhe të evitoni rrëmujat dhe mjediset pa ventilim të mirë – mjedise publike të mbyllura.

Këto rekomandime mund t’ju ndihmojnë gjatë marrjes së vendimeve për aktivitetet e përditshme pasi të keni përfunduar me vaksinimin.

Çfarë mund të filloni të bëni

Nëse keni përfunduar me vaksinimin:

  • Mund të grupoheni në grupe të vogla në mjedise të mbyllura me persona të tjerë të cilët i kanë pranuar të dy dozat e vaksinës, pa u dashur të mbani maskë ose të ruani distancën prej 2 metrash.
  • Mund të grupoheni në grupe të vogla në mjedise të mbyllura me persona të pa vaksinuar të çdo moshe (p.sh. vizitat tek farefisi, e që që të gjithë jetojnë bashkë) pa maska ose pa patur nevojë të qëndroni 2 metra larg, përveç se në rastet kur ndonjë nga ato persona është më i rrezikuar të zhvillojë formë të rëndë të sëmundjes si pasojë e COVID – 19.
  • Mund të bëhen aktivitete në mjedis të hapur pa patur nevojë të mbahen maska, përveç se në vende të caktuara ku ka shumë njerëz.
  • Nëse keni qenë në afërsi të një personi me COVID – 19, e nëse nuk keni simptoma, ju nuk keni nevojë të qëndroni larg të tjerëve ose të bëni testin.
  • Megjithatë, nëse jetoni në një familje, komunitet më të madh (në institucion korrigjues-edukues, ose në shtëpi të përbashkët) dhe jeni afër një personi me COVID – 19, gjithsesi duhet të qëndroni larg të tjerëve për 14 ditë dhe të testoheni, qoftë edhe nëse nuk keni simptoma.

 

Çfarë duhet të vazhdoni të bëni

Për momentin, nëse keni pranuar të dy dozat e vaksinimit:

  • Duhet të vazhdoni ta mbroni veten dhe të tjerët duke vazhduar të mbani maskë në shumë situata. Bëni kujdes gjithmonë kur:

 

o ndodheni në mjedise publike të mbyllura

o ndodheni në mjedise të mbyllura me njerëz të pa vaksinuar (përfshirë këtu edhe fëmijët) nga më shumë se një amvisëri

o vizitoni një person të pa vaksinuar në mjedis të mbyllur e i cili është më i rrezikuar nga forma e rëndë e sëmundjes ose vdekja nga COVID – 19, ose që jeton me një person të tillë

  • Duhet të vazhdoni tu shmangeni grupimeve të mëdha në mjedise të mbyllura
  • Nëse udhëtoni, gjithsesi duhet të ndërmerrni masa për ta mbrojtur veten tuaj dhe të tjerët. Do duhet të mbani maska gjatë udhëtimit me avion, autobus, tren dhe mjete të tjera të tranportit publik, në aeroporte dhe stacione.
  • Do duhet të vazhdoni të keni kujdes për simptomat e COVID – 19, sidomos nëse keni qenë afër një personi të sëmurë. Nëse keni simptoma të COVID – 19, duhet të testoheni dhe të qëndroni në shtëpi dhe larg të tjerëve.
  • Duhet të vazhdoni t’i ndiqni udhëzimet në vendin tuaj të punës.
  • Personat me imunitet të dobët ose që pranojnë barna të cilat e dobësojnë imunitetin, duhet të këshillohen me mjekun amë për aktivitetet që mund të bëjnë. Ndoshta do duhet të vazhdojnë t’i ndërmarrin të gjitha masat e kujdesit për ta parandaluar COVID – 19.

 

Dimë që:

  • Vaksinat janë efikase në parandalimin e sëmundjes së COVID – 19, sidomos të formave të rënda dhe vdekjes.
  • Hapat e tjera për parandalim mund të ndihmojnë të ndalohet përhapja e COVID – 19 dhe këto hapa vazhdojnë të mbeten të rëndësishme edhe gjatë kohës kur bëhet vaksinimi.

.

Burimi: CDC