Lajmërim për media

Kopenhagë, Danimarkë, 19 maj 2020


Studimi ndërkombëtar për sjelljet lidhur me shëndetin te fëmijët e moshës shkollore prej 11, 13 dhe 15 vjeç (HBSC, 2017-2018)

 

Raporti i OBSH për sjelljet në lidhsmëri me shëndetin e 11-15 vjeçarëve në Europë vë në dukje se gjithnjë e më shumë adoleshentë tregojnë se kanë vështirësi të shëndetit mendor

 

Raporti përmban të dhëna të hollësishme për shëndetin fizik, raportet sociale dhe mirëqenien mendore të 227.441 fëmijëve të moshës shkollore 11, 13 dhe 15 vjeçe, nga 45 shtete. Me këtë, ky raport e vendos gjendjen iniciale mbi të cilën studimet e ardhëshme do të mund të masin ndikimin e KOVID-19 në jetën e të rinjve.

Raport i ri i studimit ndërkombëtar për Sjelljet në lidhje me shëndetin te fëmijët e moshës shkollore (HBSC) i publikuar sot në Zyrën regjionale të OBSH për Europë për sjelljet e fëmijëve të moshës shkollore 11, 13 dhe 15 vjeçe, në lidhje me shëndetin dhe raportet sociale, nga 45 vende, tregon se mirëqenia mendore e adoleshentëve në shumë vende ka rënie gjatë periudhës prej 2014 deri 2018.

“Ajo që është i rritur numri i djemve dhe vajzave nga regjioni evropian që lajmërojnë për shëndet mendor të varfër– ndjenjë të pikëllimit, nervozës dhe irritimit – na brengos të gjithëve”, deklaroi dr-Hans Henri P.Kluge, drejtor regjional i OBSH për Europë. “Mënyra se si do të përgjigjemi në këtë problem që është në rritje do të jehojë me vite. Investimi te të rinjët, nëpërmjet, për shembull, sigurimit që të kenë qasje të lehtë deri te shërbimet për shëndet mendor, në përputhje me nevojat e tyre, do të sigurojë përfitim të trefishtë: shëndet, përfitim social dhe ekonomik për adoleshentët e sotëm, të rriturit e nesërm dhe gjeneratat e ardhëshme”, shoti ai.

Raporti “Shëndeti dhe mirëqenia e adoelshentëve në fokus” zbulon se mirëqenia e përgjithshme zvogëlohet ashtu si rriten fëmijët, me atë që rreziku për rezultate më të këqija për shëndetin mendor është më i lartë te vajzat se sa te djemtë. Në 45 shtete të përfshira në këtë raport, një nga katër adoleshentë tregon se më së paku një herë në javë ndjehet nervoz, shpërthyes ose nuk mund të flejë.

Raporti tregon për varijacione të rëndësishme në raport të shëndetit mendor mes shteteve. Kjo është tregues se faktorët kulturor, politik dhe ekonomik mund të luajnë rol të rëndësishëm në avansimin e mirëqenies mendore.

Thuajse në një të tretën e shteteve, krahasuar me vitin 2014, raporti zbulon rritje të numrit të adoleshentëve që ndjehen të mbingarkuar me detyra shkollore dhe rënie të numrit të të rinjve të cilët raportojnë se e duan shkollën. Në pjesën më të madhe të vendeve lidhshmëria me shkollën përkeqësohet me moshë – kënaqësia nga shkolla dhe perceptimi për mbështetje nga bashkëmoshatarët zvogëlohet derisa presioni nga detyrat shkollore rritet.

Studimi e hulumton përdorimin në rritje të teknologjisë digjitale paralelisht me ndryshimet në statusin e mirëqenies mendore mes të rinjve në regjionin europian. Është e qartë se teknologjia mund të ketë përfitime pozitive, por njëkohësisht mund të zmadhojë lëndueshmërinë dhe të sjellë kërcënime të reja, si është sajber dhuna, e cila disproporcionalisht i tangon vajzat. Më shumë se 1 nga 10 adoleshentë raportojnë se kanë qenë viktimë e sajber dhunës të paktën një herë gjatë dy muajve të fundit.

“Brengosëse është kur shohim se adoleshentët tregojnë për më shume probleme në lidhje me shëndetin e tyre mendor dhe këtë porosi patjetër ta kuptojmë seriozisht sepse shëndeti i mirë mendor është kyç për adoleshencë të shëndetshme” tha d-r Xho Inçli, kordinator ndërkombëtar i HBSC studimit, nga Universiteti në Glazgov.

Sjelljet e rrezikshme, të ushqyerit dhe joaktiviteti fizik vazhdojnë të jenë sfida kyçe

Raporti shpalos të gjeturat e studimit HBSC në vendet e regjionit të Europës dhe Kanadasë, e cila realizohet çdo katër vite. Të gjetura tjera kyçe nga studimi i fundit janë:

Sjellja seksuale e rrezikshme ngelet problematike: 1 nga 4 adoleshentë të cilët kanë marrëdhënie seksuale nuk përdorin asnjë lloj mbrojtje. Në moshën 15 vjeçare, 1 prej 4 djemëve (24%) dhe 1 prej 7 vajzave (14%) kanë raportuar se kanë pasur marrëdhënie seksuale.

Konsumimi i alkoolit dhe duhanpirja vazhdojnë të zvogëlohen, por numri i konsumusve të tanishëm të alkoolit dhe duhanit ngel i lartë te pesëmbëshjetëvjeçarët, kurse alkooli është substanca më e përdorur. Një nga pesë pesëmbëdhjetëvjeçarë (20%) janë dehuar dy ose më shumë herë në jetë, kurse thuajse 1 nga 7 (15%) kanë qenë të dehur gjatë 30 ditëve të fundit.

Më pak se 1 nga 5 adoleshentë i respektojnë rekomandimet e OBSH për aktivitet fizik – nivelet janë zvogëluar në një të tretën e shteteve, krahasuar me vitin 2014, veçanërisht te djemtë. Pjesëmarrja në aktivitet fizik zvogëlohet me moshë dhe ngel e ulët veçanërisht te vajzat.

Shumica e adoleshentëve nuk i arrijnë nivelet e rekomandimeve nutritive të shëndetshme, me çka zvogëlohen mundësitë e tyre për zhvillim të shëndetshëm. Rreth 2 nga 3 adoleshentë nuk ushqehen mjaftueshëm me ushqim të pasur me materie ushqyese, ndërsa 1 prej 4 adoleshentëve hanë ëmbëlsira, kurse 1 prej 6 pijnë lëngje të gazuara/ me shumë sheqer/ çdo ditë.

Nivelet e mbipeshës dhe trashësia janë rritur nga viti 2014 dhe tani nga kjo vuajnë 1 nga 5 të rinjë, me nivel më të lartë të proporcionit mes djemëve dhe adoleshentëve më të ri; 1 nga 4 adoleshentë e përjetojnë veten si shumë të trashë, veçanërisht vajzat.

Në kohën kur shpallet studimi më i ri i HBSC, me të gjeturat e vititi 2017/18, bota lufton me pandeminë Kovid-19. Studimi i radhës, që do ti prezantojë të dhënat e vitit 2021/2022 do të tregojë për ndikimin e pandemisë dhe gjithë ndryshimet që ajo i ka nxitur në jetën e të rinjve.

“Përfshirja e gjerë e pyetjeve që i kap studimi HBSC siguron shikim në jetën e adoelshentëve sot dhe duhet të na japë gjendje të dobishme iniciale për matjen e ndikimit të KOVID-19 te adoleshentët kur do të dalin të gjeturat e reja nga studimi i radhës në vitin 2022”, tha Martin Veber, menaxher i programit për shëndetin e fëmijëve dhe adoleshentëve.

Zyra regjionale e OBSH për Europë. “Krahasimi i të dhënave do të na ndihmojë të masim se si periudhat e gjata të shkollave të mbyllura dhe ndalesat për lëvizje kanë ndikuar në interaksionet sociale si dhe në shëndetin fizik dhe mendor të të rinjve,”.

Регионална канцеларија на СЗО за Европа. “Споредбата на податоците ќе ни помогне да измериме како долгите периоди на затворени училишта и забраните за движење влијаеле врз социјалните интеракции на младите, како и нивното физичко и ментално здравје.“

 

Kontakt për media

Cathy Bartley

Bartley Robbs Communications

+44 7958 561671

cathy.bartley@bartley-robbs.co.uk

 

Tina Kiaer

Communications Officer

WHO Regional Office for Europe

+45 30 36 37 76

kiaert@who.int

 

 

Linqe deri te raporti

Pjesa 1: Të gjetura kyçe, të kapshme në www.euro.who.int/en/hbsc-spotlight-vol1

Pjesa 2: Të gjetura kyçe, të kapshme në www.euro.who.int/en/hbsc-spotlight-vol2

 

Në lidhje me studimin HBSC (Health Behavior in School aged Children)

Studimi i HBSC i ndjek përvojat e të rinjve më shumë se 35 vjet dhe është mjeti kyç për identifikim të avansimit në raport me numrin e madh të indikatërove shëndetësor dhe social, kurse zbulon sfera brengosëse që mund të kërkojnë investim të përbashkët në raport me politikat dhe intervenimet praktike.

Të dhënat nga HBSC përdoren në nivel shtetëror, regjional dhe ndërkombëtar që të arrihet në shikime të reja për shëndetin dhe mirëqenien e adoleshentëve, që të kuptohen determinantët social të shëndetit dhe të ofrohen informacione për politikat dhe praktikat që të përmirësohet jeta e të rinjve në regjionin europian dhe në Kanada.

Qendra ndërkombëtare për kordinim të HBSC është me seli në Universitetin e Glazgovit, Mbretëria e Bashkuar. Të dhëna shtesë në lidhje me studimin dhe shtetet pjesëmarrëse janë të kapshme në www.hbsc.org