Më datë 12.10.2016 në kalimin kufitar Tabanoc, gjatë kontrollit rutinor kufitar të vagonëve me lëndë të para metalike për import, Laboratori për rrezatim jonizues pranë Institutit të shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë, zbuloi prani të burimit radioaktiv në një vagon me mbeturina hekuri nga Serbia.

Vlerat e dozës së matur të rrezatimit jonizues në pjesët e jashtme të vagonit edhe pse janë dy herë më të larta se sa vlerat e mjedisit, nuk paraqesin rrezik për shëndetin e punonjësve dhe nëpunësve të tjerë në stacionin në Trubarevë.

Ngjarja, me rekomandim ndalim për hyrje në Republikën e Maqedonisë, menjëherë është raportuar pranë HM – stacioni në Trubarevë, si dhe pranë Drejtorisë për siguri radiacioni, për procedura administrative për kthimin e vagonit në vendin e prejardhjes.