Vaksinimi kundër KOVID-19 rekomandohet për gratë shtatzëna. Të gjithë personat mbi 18 vjeç, përfshirë këtu edhe gratë shtatzëna, nënat gjidhënëse, femrat që po tentojnë të mbeten shtatzënë ose që planifikojnë një shtatzëni në të ardhmen e afërt, duhet të vaksinohen plotësisht. Vaksina mund të mbrojë nga komplikimet serioze (të rënda) të KOVID-19 dhe për një fëmijë të shëndetshëm nevojitet një nënë e shëndetshme.

Nëse një grua mbetet shtatzënë pas pranimit të dozës së parë të vaksinës kundër KOVID-19 ndërkohë që duhet të pranojë dy doza (p.sh., vaksinë Pfizer-BionTech ose vaksinë Moderna kundër KOVID-19), ajo duhet ta pranojë edhe vaksinën e dytë që të jetë e mbrojtur sa më shumë që të jetë e mundur.

bremenost

Para vaksinimit kundër KOVID-19 gjatë shtatzënisë rekomandohet konsultimi me gjinekologun amë për vlerësimin e moshës së pacientes, javës gestacionale të fetusit dhe sigurisht për gjendjet, rreziqet dhe sëmundjet e mëparshme shëndetësore individuale.

Duhet ditur që:

  • Gratë shtatzëna kanë më shumë gjasa të sëmuren me KOVID-19 (me pasoja) sesa gratë e tjera që nuk janë shtatzënë;
  • Vaksinimi mund të mbrojë kundër formave të rënda të sëmundjes që mund të shkaktohet nga KOVID-19;
  • Vaksinimi kundër KOVID-19 rekomandohet për gratë që planifikojnë të mbeten shtatzënë në të ardhmen, për ata që veçmë janë shtatzëna ose nënat gjidhënëse;
  • Gratë shtatzëna mund të pranojnë një dozë përforcuese;
  • Dëshmitë për sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës kundër KOVID-19 gjatë shtatzënisë janë gjithnjë e më të shumta;
  • Këto të dhëna sigurojnë se përfitimet nga vaksina e tejkalojnë çdo rrezik të njohur ose të mundshëm nga vaksinimi gjatë shtatzënisë;
  • Aktualisht nuk ka asnjë dëshmi që ndonjë vaksinë, përfshirë këtu edhe vaksinën kundër KOVID-19, shkakton probleme me fertilitetin tek femrat apo tek meshkujt.

 

Siguria dhe efikasiteti i vaksinimit kundër KOVID-19 gjatë shtatzënisë

Vaksinat kundër KOVID-19 nuk shkaktojnë infeksion me KOVID-19 te njerëzit, përfshirë këtu edhe gratë shtatzëna dhe foshnjat e tyre. Asnjë nga vaksinat kundër KOVID-19 nuk përmban një virus të gjallë dhe askush nuk mund të infektohet me KOVID-19, përfshirë këtu edhe gratë shtatzëna dhe foshnjat e tyre. Të dhënat mbi sigurinë e pranimit të vaksinës mARN (Moderna ose Pfizer-BioNTech) gjatë shtatzënisë janë qetësuese.

Të dhënat nga sistemet e monitorimit të sigurisë nuk zbulojnë ndonjë shqetësim apo dyshim për gratë që vaksinën mARN kundër KOVID-19 e kanë pranuar në fund të shtatzënisë e as për për foshnjat e tyre.

Studiuesit nuk kanë konstatuar një rrezik të shtuar nga aborti tek gratë që kanë pranuar vaksinën mARN kundër KOVID-19 pak para dhe gjatë shtatzënisë së hershme (para javës së 20-të të shtatzënisë).

Qendra për kontroll të sëmundjeve (CDC) po monitoron dhe do të vazhdojnë të monitorojnë gratë e vaksinuara gjatë gjithë tremujorit të shtatzënisë për të kuptuar më mirë efektet tek shtatzënat dhe foshnjat.

Vaksinimi gjatë shtatzënisë prodhon antitrupa që mund ta mbrojnë foshnjën. Kur gratë shtatzëna marrin vaksinën kundër KOVID-19, trupat e tyre prodhojnë antitrupa të ngjashëm me ato të grave që nuk janë shtatzëna. Antitrupat e prodhuara tek shtatzënat janë gjetur në gjakun e kërthizës. Kjo do të thotë se vaksinimi kundër KOVID-19 gjatë shtatzënisë mund të ndihmojë në mbrojtjen e të porsalindurve nga KOVID-19. Nevojiten më shumë të dhëna për të përcaktuar se si këto antitrupa, të ngjashëm me ato të prodhuara nga vaksinat e tjera, mund të ofrojnë mbrojtje për foshnjën.

     Efektet e zakonshme të vaksinës

Efektet anësore që mund të shfaqen pas pranimit të ndonjë prej vaksinave të disponueshme kundër KOVID-19, veçanërisht pas dozës së dytë të vaksinës, janë të rralla. Gratë shtatzëna nuk kanë raportuar asnjë efekt anësor ndryshe nga gratë jo shtatzëna dhe personat e tjerë të vaksinuar pas vaksinimit me vaksinë mARN kundër KOVID-19 (Moderna ose Pfizer-BioNTech).

Disa njerëz kanë efekte anësore nga vaksina, të cilat janë shenja normale që trupi i tyre po krijon mbrojtje. Këto efekte anësore mund të ndikojnë në aftësinë e tyre për të kryer aktivitetet e përditshme, por brenda pak ditësh ato zhduken. Disa njerëz nuk kanë efekte anësore, ndërsa reaksionet alergjike janë të rralla. Efektet anësore që mund të shkaktojnë probleme shëndetësore afatgjata janë jashtëzakonisht të rralla pas çdo vaksinimi, përfshirë këtu edhe vaksinimin kundër KOVID-19. Nëse shfaqen efekte të padëshiruara, ato zakonisht ndodhin brenda 6 javëve nga pranimi i dozës së vaksinës.

Efektet e zakonshme

 

  • Dhimbje
  • Skuqje
  • Ënjtje
  • Lodhje
  • Dhimbje koke
  • Dhimbje muskulore
  • Ethe
  • Nauze

Reaksionet e rënda alergjike pas vaksinimit me vaksinë kundër KOVID-19 janë të rralla, pothuajse inekzistente. Kushdo që ka pasur një reaksion të rëndë alergjik pas pranimit të vaksinës kundër KOVID-19 nuk duhet të pranojë një dozë tjetër të ndonjë prej vaksinave mARN kundër KOVID-19 (Moderna ose Pfizer-BioNTech).

Për sa i përket efekteve të dëmshme të vaksinimit, theksojmë se deri më tani nuk janë siguruar të dhëna për përbërës të dëmshëm që mund të dëmtojnë një grua shtatzënë dhe fetusin e saj dhe as të shkaktojnë infeksione akute me KOVID-19.

Gjëja më e rëndësishme është mbrojtja e trupit tuaj, mbrojtja e të porsalindurit dhe përgjegjësia sociale që kanë të gjithë qytetarët. Vetëm në këtë mënyrë do ta fitojmë betejën me KOVID-19. Mbrojtja e shëndetit publik është përgjegjësi e të gjithëve!

Literatura e përdorur:

 

  1. Covid-19 Vaccines While Pregnant or Breastfeeding, 2021, Available at: https://www.cdc.gov/coronavirus/2019-ncov/vaccines/recommendations/pregnancy.html
  2. 2. Possible Side Effects After Getting a Covid-19 Vaccine, 2022, Available at: https://www.cdc.gov/coronavirus/2019-ncov/vaccines/expect/after.html
  3. The COVID-19 Vaccine and Pregnancy: What You Need to Know,2021, Available at: https://www.hopkinsmedicine.org/health/conditions-and-diseases/coronavirus/the-covid19-vaccine-and-pregnancy-what-you-need-to-know#:~:text=Data%20strongly%20indicate%20that%20the,month%20was%20in%20August%202021.
  4. Covid-19:latest safety data provide reassurance about use of mRNA vaccines during pregnancy,2022, Available at: https://www.ema.europa.eu/en/news/covid-19-latest-safety-data-provide-reassurance-about-use-mrna-vaccines-during-pregnancy