Departamenti i epidemiologjisë së sëmundjeve ngjitëse

 

Informacion për veprimtarinë e cila realizohet në Departamenti i epidemiologjisë së sëmundjeve ngjitëse

Veprimtaria epidemiologjike në Republikën e Maqedonisë së Veriut zbatohet mbi bazë të Ligjit për Shëndetin Publik, Ligjin për Mbrojtje Shëndetësore, Ligjit për Mbrojtje të Popullatës nga Sëmundjet Ngjitëse, akteve nënligjore në fuqi në këtë lëmi, si dhe mbi bazë Programeve vjetore të cilat i miraton Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në pajtim me këto rregullativa ligjore, me rekomandimet e politikës globale “Shëndet për të gjithë” dhe politikën “21 qëllime për shekullin 21” dhe vlerësimin e mëtejshëm të Programit Kombëtar për shëndetin publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në periudhën e ardhshme nevojitet një zvogëlim i rëndësishëm i efekteve negative të disa sëmundjeve të caktuara ngjitëse ndaj shëndetit të popullatës dhe sigurim i një kontrolli, eliminimi dhe çrrënjosje e këtyre sëmundjeve.

Sa i përket angazhimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për integrim në Bashkimin Evropian, në periudhën në vazhdim veprimtaria epidemiologjike do vazhdojë me aktivitetet e veta për përshtatjen me rregullativën ligjore të Komunitetit Evropian.

Qëllime prioritare nga fusha e epidemiologjisë janë:

  1. Ruajtja e rezultateve të arrira me çrrënjosjen e paralizës së fëmijëve;
  2. Eliminimi i fruthit dhe rubeolës autoktone dhe parandalimi i infeksionit kongjenital të rubeolës (IKR);
  3. Zbatimi i një monitorimi të përforcuar dhe të vazhdueshëm të imunizimit të detyrueshëm të të gjitha vajzave në moshë nga 12 vjet kundër infeksionit HPV;
  4. Kontrollimi i sëmundjeve të tjera kundër të cilave zbatohet imunizimi i detyrueshëm;
  5. Zvogëlimi i morbiditetit të lartë nga enterokolitet tek fëmijët e vegjël, nga hepatiti A virusal, salmonelozat dhe sëmundjet e tjera ngjitëse të zorrëve;
  6. Zvogëlimi i morbiditetit nga hepatitet e tjerë virusal B dhe C, për shkak të parandalimin e kancerit hepatocelular;
  7. Reduktimi i rrezikut nga depërtimi dhe përhapja e malaries dhe sëmundjeve të tjera që përcillen përmes vektorëve (Ethet e Nilit perëndimor, Ethet Denga);
  8. Zvogëlimi i rrezikut nga depërtimi dhe përhapja e kolerës dhe sëmundjeve të tjera tropikale të cilat trajtohen në karantinë;
  9. Zvogëlimi i incidencës nga bruceloza dhe zoonozat e tjera, parandalimi i shfaqjes epidemike të tyre;
  10. Parandalimi i vatrave të infeksioneve në natyrë;
  11. Parandalimi i HIV/SIDA-s dhe sëmundjeve të tjera të cilat përcillen përmes aktit seksual;
  12. Parandalimi dhe çrrënjosja e infeksioneve intrahospitale;
  13. Ndjekja dhe mbikëqyrja e gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin, si dhe e sëmundjeve të tjera respiratore akute;
  14. Parandalimi dhe çrrënjosja e sëmundjeve ngjitëse me rëndësi më të madhe epidemiologjike dhe sociale: paraqitja e rasteve të reja me sëmundje ngjitëse, rishfaqje e disa sëmundjeve ngjitëse dhe paraqitja e epidemive të sëmundjeve ngjitëse.

 

Masa dhe aktivitete në kompetenca të Departamenti i epidemiologjisë së sëmundjeve ngjitëse

  • Ndjekje, studim, analizë dhe vlerësim të gjendjes epidemiologjike, reagim ndaj problemeve aktuale që janë si rezultat i sëmundjeve ngjitëse në rajone të veçanta dhe në gjithë territorin e Republikës.
  • Grumbullim, përpunim dhe analizë të raportimeve për sëmundjet ngjitëse/ shkaktarët e sëmundjeve ngjitëse dhe anketave epidemiologjike, kontrolle epidemiologjike në terren dhe përgatitje të informacioneve për gjendjen në terren, rekomandim të masave për parandalim dhe për çrrënjosje të sëmundjeve ngjitëse dhe kontroll të zbatimit të tyre.
  • Përgatitje e raporteve javore, buletineve mujore me koment epidemiologjik, raporteve dhe informacioneve periodike dhe vjetore, raporteve dhe analizave për gjendjen dhe përhapjen e sëmundjeve ngjitëse dhe masat e ndërmarra për parandalimin dhe çrrënjosjen e tyre.
  • Përgatitje e propozim programeve kombëtare në fushën e epidemiologjisë, planeve operative, protokolleve dhe udhëzuesve profesional për parandalimin edhe çrrënjosjen e sëmundjeve ngjitëse.
  • Përgatitje të planeve operativ në rast të regjistrimit të një numri më të madh të rasteve me sëmundje ngjitëse ose në rast të paraqitjes së epidemive, me aktivitete dhe masa kundër epidemike për të gjithë veprimtarinë shëndetësore.
  • Zbatim të masave dhe aktiviteteve për parandalimin dhe çrrënjosjen e infeksioneve intrahospitale.
  • Ndjekje dhe kontroll të dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit të realizuar mbi bazë të indikacioneve profilaktike dhe epidemiologjike.
  • Përgatitje e propozim programit vjetor për imunizimin dhe ndjekje të realizmit të këtij programi, ofrim të asistencës profesionale-metodologjike gjatë përgatitjes të planeve operative vjetore, organizim, realizim, mbikëqyrje, si dhe vlerësim të imunizimit të detyrueshëm dhe përgatitje e raporteve për imunizimin dhe vëllimin e imunizimit të realizuar.
  • Pjesëmarrje në punën e grupeve pranë Ministrisë së Shëndetësisë që kanë të bëjnë me parandalimin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve ngjitëse, si dhe me imunizimin (Komisioni për sëmundjet ngjitëse, Komisioni për gripin, Komisioni për tuberkulozin, Komiteti për imunizimin, etj).
  • Bashkëpunim me institucione, organizata dhe organe ndërkombëtare të cilët e trajtojnë problematikën në fushën e sëmundjeve ngjitëse dhe imunizimit (WHO, ECDC, CDC), aspektit epidemiologjik dhe gjendjeve të krizës.

Informacion për kontakt:

Personi për kontakt: Udhëheqëse Departamenti – Prim. d-r. Gordana Kuzmanovska

Telefoni: 070-337-573 02/3125-044 lok.06

E-mail: ijz.epidemiologija@gmail.com

Orari i punës: Çdo ditë pune: nga ora 07:30 deri më 15:30