Njësia e ekzaminimit të rregullshmërisë shëndetësore të gjësendeve për përdorim të përgjithshëm

Njësia e ekzaminimit të rregullshmërisë shëndetësore të gjësendeve për përdorim të përgjithshëm, në kuadër të Departamenti i ekzaminimeve kimike dhe radiologjike

Informacion për veprimtarinë e cila realizohet në Njësia e ekzaminimit të rregullshmërisë shëndetësore të gjësendeve për përdorim të përgjithshëm

Njësia e ekzaminimit të rregullshmërisë shëndetësore të gjësendeve për përdorim të përgjithshëm ka një rëndësi të madhe, sepse është njësia e vetme e akredituar e këtij lloji në RMV.

Në këtë njësi bëhet ekzaminimi i rregullshmërisë shëndetësore të:

  1. materialeve dhe produkteve që vijnë në kontakt me produktet ushqimorem, të cilat duhet të plotësojnë kushte të përgjithshme dhe të veçanta që të mos ndikojnë në cilësinë dhe sigurinë e ushqimit dhe të mos e rrezikojnë shëndetin e konsumatorëve;
  2. ekzaminimi i rregullshmërisë shëndetësore të materialeve dhe produkteve që vijnë në kontakt me lëkurën dhe mukozën;
  3. si dhe ekzaminimi i rregullshmërisë shëndetësore i lodrave për fëmijë.

Ekzaminimet kryhen në përputhje me legjislacionin kombëtar ekzistues, i cili u referohet objekteve për përdorim të përgjithshëm dhe lodrave për fëmijë, si dhe Rregulloreve dhe Direktivave më të fundit të BE-së.

Parametrat të cilat testohen për lloje të veçanta të gjësendeve:

  1. migrimi i plotë i substancave të pa avullueshme;
  2. migrimi specifik i metaleve;
  3. migrimi specifik i shumës së amineve aromatike primare;
  4. lëshimi i ngjyrës në tretjen e testimit, dhe
  5. testimi i vetive mekanike dhe fizike të lodrave për fëmijë.

Në këtë Njësi bëhen testime në pajtim me këtë ndarje të gjësendeve për përdorim të përgjithshëm (të importuara ose prodhim vendor):

  1. enë dhe pajisje për produkte ushqimore (nga qelqi, qeramika, druri, letra, metali, smalti);
  2. ambalazh për produkte ushqimore;
  3. lodra për fëmijë;
  4. mjete për higjienë personale;
  5. mjete për higjienë në amvisëri;
  6. enë për fëmijë të vegjël dhe foshnja;
  7. granulate plasmasi;
  8. pjesë të makinave, dhe
  9. ambalazh.

 

Masa dhe aktivitete në kompetenca të Njësia e ekzaminimit të rregullshmërisë shëndetësore të gjësendeve për përdorim të përgjithshëm

Njësia e ekzaminimit të rregullshmërisë shëndetësore të gjësendeve për përdorim të përgjithshëm është e akredituar në pajtim me standardin ISO/IEC 17025 për këto metoda:

1. Përcaktimi i migrimit të metaleve (plumb dhe kadmium) në gjësendet nga qeramika sipas Directive 84/500/EEC dhe Gazeta Zyrtare e RM-së nr.1/2013 (20130010005);

2. Përcaktimi i migrimit specifik të shumës së amineve aromatike primare në gjësendet e prodhuara nga plastika”, në pajtim me ”Amtliche Sammlung von Untersuchungsverfahren nach§35 LMBG” L00.00-6;

3. Përcaktimi i migrimit të metaleve të rënda (plumb, kadmium dhe krom) në lodrat për fëmijë nga materiale të ndryshme sipas ЕН 71-3:2019

4. Përcaktimi i migrimit të metaleve (plumb dhe kadmium) në enët e qelqit, të cilat mbushen, në pajtim me ISO 7086:2020 – 1,2.

Informacion për kontakt

Udhëheqëse: D-r. sci. Evgenija Kirovska- Petrevska, spec. e kimisë sanitare

Telefoni: +389 70 378 329, +389 2 3125 044 lok. 13

E-mail: ekakp@yahoo.com

Orari i punës: Çdo ditë pune: nga ora 07:30 deri më 14:30


Inxhiniere e diplomuar, specialiste Svetllana Toshevska / Analiste e pavarur, e-mail: svetlana.tosevska@gmail.com

Telefoni: +389 2 3125 044 lok. 13

Inxhinier i diplomuar, specialist Toni Mickov / Analist i pavarur, e-mail: t.mickov@iph.mk

Telefoni: +389 2 3125 044 lok. 48

Telefoni: +389 2 3125 044 lok. 13