Departamenti i ekzaminimit dhe kontrollit të barnave me autorizim nga Agjencia e Barnave e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa mbi bazë të “Ligjit për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore” („Gazeta Zyrtare e RM-së“ nr. 106/07, 88/10, 36/11, 53/11, 136/11, 11/12, 147/13, 164/13, 27/14, 43/14, 88/15,154/15, 228/15, 7/16, 53/16, 83/18, 113/18, 245/18” dhe „Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr. 28/21) si dhe akteve nënligjore, kryen testim të pavarur, gjegjësisht ekzaminime analitike dhe kontroll të cilësisë së barnave për ta verifikuar përputhshmërinë e tyre me specifikimet e cilësisë të miratuara paraprakisht.
Në Njësinë e ekzaminimeve fiziko-kimike dhe Njësinë e ekzaminimeve farmaceutike - teknologjike, që janë pjesë e Departamentit të ekzaminimit dhe kontrollit të barnave bëhet:
Kontrolli i barnave bëhet në përputhje me specifikimet e aprovuara për cilësi, procedurat analitike të validuara të prodhuesit, ose me monografitë nga farmakopeja evropiane, britanike apo amerikane.