Njësia e parandalimit dhe e kontrollit të sëmundjeve ngjitëse

Njësia e parandalimit dhe e kontrollit të sëmundjeve ngjitëse, në kuadër të Departamenti i epidemiologjisë së sëmundjeve ngjitëse

Informacion për veprimtarinë e cila realizohet në Njësia e parandalimit dhe e kontrollit të sëmundjeve ngjitëse

Shfaqja e mikroorganizmave të rinj dhe të vjetër dhe rritja e rezistencës së tyre ndaj preparateve antimikrobike janë fenomene që tregojnë se sëmundjet ngjitëse vazhdojnë të paraqesin një kërcënim për shëndetin e popullatës dhe një problem madhor shëndetësor publik dhe social. Sektori i shëndetësisë duhet të zbatojë programe të bazuara në fakte që synojnë reduktimin e sjelljes së rrezikshme, njohjen në kohë, regjistrimin dhe trajtimin e personave të infektuar, si dhe marrjen në kohë të masave efikase për parandalimin e shfaqjes dhe përhapjes së sëmundjeve ngjitëse dhe kontrollimin e tyre, si dhe promovimin e shëndetit dhe mirëqenies.

Një sistem i qëndrueshëm dhe modern për monitorimin dhe reagimin ndaj sëmundjeve ngjitëse është i domosdoshëm për zbulimin në kohë si parakusht për një reagim të shpejtë ndaj kërcënimeve nga sëmundjet ngjitëse.

Në kuadër të përkushtimit të Maqedonisë së Veriut për integrim në Bashkimin Evropian, është e nevojshme të vazhdohet me aktivitetet që kanë për qëllim përmirësimin dhe harmonizimin e sistemit për monitorim dhe reagim ndaj sëmundjeve ngjitëse dhe sigurimin e të dhënave të krahasueshme me Qendrën Evropiane për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve Infektive (ECDC) dhe OBSH-në.

Publikime:

  1. Raporte javore,
  2. Buletine mujore,
  3. Informacione dhe raporte aktuale,
  4. Informacione periodike,
  5. Raporte vjetore, informacione dhe analiza vjetore për lëvizjen e sëmundjeve ngjitëse në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për gjendjen me brucelozën dhe HIV/SIDA-n, sistemin ALERT dhe infeksionet intrahospitale (IIH).

 

Masa dhe aktivitete në kompetenca të Njësia e parandalimit dhe e kontrollit të sëmundjeve ngjitëse

  1. ndjek dhe kontrollon sëmundjet ngjitëse në Maqedoninë e Veriut duke mbledhur, analizuar dhe përpunuar raportimet individuale për sëmundje ngjitëse, raportimet për shkaktarë mikrobiologjikë të vërtetuar të sëmundjeve ngjitëse, raportimet grupore (shtatë ditore) për gripin, si dhe informacione të shumta, njoftime dhe njohuri të tjera në lidhje me shfaqjen e sëmundjeve ngjitëse në Maqedoninë e Veriut, të cilat i merr nga Qendrat e Shëndetit Publik dhe njësitë e tyre rajonale, si dhe institucionet e tjera shëndetësore;
  2. propozon, ndërmerr dhe kontrollon zbatimin e masave për parandalimin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve ngjitëse dhe epidemive;
  3. merr pjesë në hulumtimet epidemiologjike në terren në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ofron asistencë profesionale-metodologjike;
  4. përgatit raporte javore, mujore dhe vjetore për situatën me sëmundjet ngjitëse në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me koment  epidemiologjik;
  5. ndjek dhe kontrollon situatën me brucelozën në vend dhe koordinon aktivitetet për vënien e saj nën kontroll, në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, si një zoonozë e cila i nënshtrohet masave programore të veçanta të rregulluara dhe aktiviteteve për parandalim;
  6. përgatit propozim Programe vjetore (për shëndetin publik, brucelozën, HIV/SIDA-n dhe imunizimin) dhe i dorëzon ato pranë Ministrisë së Shëndetësisë;
  7. përgatit raporte vjetore për realizimin e programeve preventive të lartpërmendura, raport vjetor për situatën me sëmundjet ngjitëse në vend, si dhe raporte vjetore për punën e realizuar nga Njësia.
  8. bën monitorim epidemiologjik dhe analizë të gjendjes me gripin, gjatë sezonit dhe jashtë tij;
  9. bën ndjekje/mbikëqyrje të integruar epidemiologjike dhe analizë të gjendjes me gripin dhe COVID-19 gjatë pandemisë.

Informacion për kontakt

Personi për kontakt: Udhëheqës i Njësisë – Prim. d-r. Zharko Karaxhovski

Telefoni: 070-333-895  +389 2 3125 044 lok. 04

E-mail:  ijz.epidemiologija@gmail.com

Orari i punës: Çdo ditë pune: nga ora 07:30 deri më 15:30


Personi për kontakt: Specialist epidemiolog në Njësi – Ass. d-r. Dragan Koçinski

E-mail: ijz.epidemiologija@gmail.com

Telefoni: 02 3125-044 lok.05

Orari i punës: Çdo ditë pune: nga ora 07:30 deri më 15:30