Njësia e ekzaminimit të metaleve

Njësia e ekzaminimit të metaleve , në kuadër të Departamenti i ekzaminimeve kimike dhe radiologjike

Informacion për veprimtarinë e cila realizohet në Njësia e ekzaminimit të metaleve

Sipas Programit Kombëtar për Mbrojtje Shëndetësore Preventive (pjesa sanitare-shëndetësor), në këtë Njësi bëhet ekzaminimi i përmbajtjes së metaleve toksike në produktet ushqimore, ekzaminimi i përbërjes minerale të ushqimit me veti të veçanta nutritive, përcaktimi i një pjese të metaleve toksike (As, Al, Hg, Ni) në ujëra si dhe në lulen e kanabisit. Të gjitha këto detyra kryhen si një detyrim rutinor, ligjor, me kërkesë të shfrytëzuesit të shërbimit ose sipas indikacioneve, në pajtim me Rregulloren për ndotësit - Gazeta Zyrtare e RMV-së, nr. 227, nga data 06.10.2021, për përmbajtjen e metaleve dhe Farmakopenë europiane (Ph. Eur.2.8.18) për produktet e kanabisit.

Njësia kryen edhe monitorim të rregullt të përmbajtjes së metaleve të rënda tek produktet ushqimore të disponueshme në rrjetin më të gjerë tregtar. Dy herë në vjet bëhet edhe ekzaminimi i metaleve të rënda tek perimet dhe frutat e stinës të disponueshme në tregjet e gjelbërta ekzistuese. Këto aktivitete monitoruese organizohen nga IShP-Shkup, Ministria e Shëndetësisë e RMV-së dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e RMV-së.

Njësia e ekzaminimit të metaleve është e akredituar nga viti 2006, në pajtim me standardin ISO 17025 dhe me sukses i mban akreditimet për të gjitha metodat.

Pajisjet analitike::

  1. Microwave digestion system ETHOS UP
  2. ICP MS
  3. GFAAS
  4. FAAS
  5. Mercury Analyses system FIMS 100
 

Ekipi profesional përfshin specialistë të kimisë sanitare, magjistër të kimisë, inxhinier teknolog të diplomuar, laboratorant mjekësor të specializuar për laborator kimiko-biokimik.

 

Masa dhe aktivitete në kompetenca të Njësia e ekzaminimit të metaleve

Sipas Programit Kombëtar për Mbrojtje Shëndetësore Preventive (pjesa sanitare-shëndetësor), në këtë Njësi bëhet ekzaminimi i përmbajtjes së metaleve toksike në produktet ushqimore, ekzaminimi i përbërjes minerale të ushqimit me veti të veçanta nutritive, përcaktimi i një pjese të metaleve toksike (As, Al, Hg, Ni) në ujëra si dhe në lulen e kanabisit. Të gjitha këto detyra kryhen si një detyrim rutinor, ligjor, me kërkesë të shfrytëzuesit të shërbimit ose sipas indikacioneve, në pajtim me Rregulloren për ndotësit - Gazeta Zyrtare e RMV-së, nr. 227, nga data 06.10.2021, për përmbajtjen e metaleve dhe Farmakopenë europiane (Ph. Eur.2.8.18) për produktet e kanabisit.

Njësia kryen edhe monitorim të rregullt të përmbajtjes së metaleve të rënda tek produktet ushqimore të disponueshme në rrjetin më të gjerë tregtar. Dy herë në vjet bëhet edhe ekzaminimi i metaleve të rënda tek perimet dhe frutat e stinës të disponueshme në tregjet e gjelbërta ekzistuese. Këto aktivitete monitoruese organizohen nga IShP-Shkup, Ministria e Shëndetësisë e RMV-së dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e RMV-së.

Njësia e ekzaminimit të metaleve është e akredituar nga viti 2006, në pajtim me standardin ISO 17025 dhe me sukses i mban akreditimet për të gjitha metodat.

Informacion për kontakt

Udhëheqëse: Inxhiniere e diplomuar teknologe Biljana Manevska, spec. e kimisë sanitare

Telefoni: +389 76 370 134  +389 2 3125 044 lok. 23

E-mail: bimanevska@gmail.com

Orari i punës: Çdo ditë pune: nga ora 08:00 deri më 14:00