Njësia e sigurisë së ujit, pastrimit të mjedisit jetësor dhe e ekotoksikologjisë shëndetësore

Njësia e sigurisë së ujit, pastrimit të mjedisit jetësor dhe e ekotoksikologjisë shëndetësore, në kuadër të Departamenti i ekologjisë shëndetësore

Informacion për veprimtarinë e cila realizohet në Njësia e sigurisë së ujit, pastrimit të mjedisit jetësor dhe e ekotoksikologjisë shëndetësore

Njësia e sigurisë së ujit, pastrimit të mjedisit jetësor dhe e ekotoksikologjisë shëndetësore realizon një gamë të gjerë aktivitetesh në fushën e mjedisit jetësor dhe ndikimeve ndaj shëndetit të popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Aktivitetet kryesisht janë pjesë e Programit Vjetor Kombëtar për Shëndetin Publik (PVKShP) për vitin aktual, i miratuar në bazë të Ligjit për Shëndetin Publik (Gazeta Zyrtare e RM-së 37/16) si dhe Ligjit për Mbrojtje Shëndetësore ( Gazeta Zyrtare e RMV-së 77/21, 122/21 dhe 178/21), por edhe akte të tjera ligjore dhe nënligjore lidhur me mjedisin jetësor. Qëllimi është të mbrohet popullata nga efektet e mundshme të dëmshme të faktorëve të shumtë të rrezikut nga mjedisi jetësr e që ndikojnë në shëndetin e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Vlerësimet e ndikimit shëndetësor të ajrit të ndotur ndaj shëndetit të popullatës tashmë për shumë vite me radhë kryhen në mënyrë të pavarur si rezultat i përmirësimit të qasjes edhe në të dhënat e nevojshme për vlerësime të tilla, si edhe trajnimeve profesionale dhe interesimit të ekspertëve në këtë Njësi. Monitorimi i vazhdueshëm i cilësisë dhe sigurisë së të gjitha llojeve të ujërave, përveç ujërave të zeza (uji i pijshëm, ujërat e larje, ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore, ujërat minerale dhe burimet natyrore ose ujërave për qëllime të tjera) paraqet një aktivitet tradicional dhe afatgjatë të Njësisë. Ndjekja e qasjes në ujë dhe kanalizime me theks të veçantë tek mjediset e shkollave, si dhe ndjekja e sëmundjeve që lidhen me to, janë një sfidë dhe një gjendje të cilën ne synojmë ta përmirësojmë. Sigurisht që edhe pjesa tjetër e faktorëve të rrezikut nga mjedisi jetësor, veçanërisht sfidat e reja dhe ndikimi i tyre ndaj shëndetit të njeriut, ndiqen me shumë interes dhe vëmendje.

Ndihma dhe bashkëpunimi metodologjik koordinativ dhe ekspert me dhjetë Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik në RMV-së në fushën e higjienës komunale dhe ekologjisë shëndetësore kryhet në përputhje me aktivitetet e parapara me PVKShP.

Qasja multidisiplinare zbatohet në praktikë përmes bashkëpunimit para së gjithash me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor si dhe me ministritë dhe institucionet e tjera të sistemit, veçanërisht në fushën e hartimit të akteve ligjore apo nënligjore, përafrimit të legjislacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me legjislacionin e BE-së përmes pjesëmarrjes në grupe punuese. Mendimet profesionale dhe vlerësimet e ekspertëve përgatiten me kërkesë të palëve të ndryshme, por edhe me kërkesë të qytetarëve të shqetësuar apo shoqatave civile të interesuara.

Punonjësit në këtë Njësi kryejnë veprimtari shkencore dhe arsimore në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, UKM në lëminë e higjienës dhe ekologjisë shëndetësore dhe atë të shëndetit publik, për programe të ndryshme studimore.

 

Masa dhe aktivitete në kompetenca të Njësia e sigurisë së ujit, pastrimit të mjedisit jetësor dhe e ekotoksikologjisë shëndetësore

Segmenti laboratorik i këtyre aktiviteteve realizohet në laboratorët e Departamentit për ekzaminime kimike dhe radiologjike dhe në laboratorët e Departamentit të mikrobiologjisë. Analiza laboratorike përfshijnë:

  1. Analiza mikrobiologjike
  2. Analiza fiziko-kimike
  3. Analiza për mbetje të pesticideve (pesticide organoklorike dhe organofosforike)
  4. Analiza radiologjike (Aktiviteti i përgjithshëm alfa dhe beta)
  5. Analiza parazitologjike (parazitët dhe format e tyre të zhvillimit)

Laboratorët e IShP RMV-së janë të akredituar për ekzaminimin e sigurisë së ushqimit, ushqimit të kafshëve, të gjitha llojet e ujërave, gjësendeve për përdorim të përgjithshëm, produkteve mjekësore (preparate farmaceutike, pajisje ndihmëse mjekësore, preparate bimore), kozmetikës dhe preparateve për pastrimin e mavisërive, lodrave të fëmijëve, testime radioekologjike dhe vlerësim të ekuivalentit të dozës personale sipas ISO 17025.

Certifikatin e akreditimit mund ta gjeni të bashkëngjitur  këtu.

Informacion për kontakt

Personi për kontakt: Doc. d-r. Mirjana Dimovska, specialiste e higjienës dhe ekologjisë shëndetësore – Udhëheqëse e Njësisë së sigurisë së ujit, pastrimit të mjedisit jetësor dhe të ekotoksikologjisë shëndetësore

Telefoni: 02 3125 044 (lok. 55)

E-mailzdravjeizivotnasredina@iph.mk

Orari i punës: Çdo ditë pune: nga ora 07:30 deri më 15:30

Pranimi i mostrave të ujit: nga ora 08:00 deri më 14:00