Njësia e ekzaminimit të cilësisë së ushqimit

Njësia e ekzaminimit të cilësisë së ushqimit, në kuadër të Departamenti i ekzaminimeve kimike dhe radiologjike

Informacion për veprimtarinë e cila realizohet në Njësia e ekzaminimit të cilësisë së ushqimit

Në Njësinë e ekzaminimit të cilësisë së ushqimit kryhen ekzaminime kimike dhe fiziko-kimike të ushqimeve si pijet joalkoolike dhe alkoolike, çokollatat dhe ëmbëlsirat, mielli dhe produktet e drithërave, frutat dhe perimet dhe produktet e tyre, qumështi dhe produktet e qumështit, mishit dhe produkteve të përpunuara të mishit , yndyrnat dhe vajrat me origjine bimore dhe shtazore, lendët e para dhe aditivët në industrinë ushqimore, mjalti dhe produktet e bleteve, mëlmesat, aromat dhe koncentratet për pije freskuese, ushqimet per bebet, ushqimet për kafshët, suplementet dietike etj.

Testimi i parametrave të cilësisë së produkteve ushqimore bëhet sipas metodave standarde dhe të përcaktuara sipas rregulloreve ligjore kombëtare dhe të BE-së në fuqi. Për momentin, në këtë Njësi janë të akredituara gjithsej 31 metoda me vizionin për zgjerim këtë fushë në varësi të nevojave dhe kërkesave të rregulloreve ligjore dhe shfrytëzuesve të shërbimeve. Testimet analitike bazohen në metodat kromatografike (HPLC, GC), spektrofotometrike, ELISA, volumetrike, gravimetrike etj.

Në mostrat për ekzaminim analizohen këto parametra: përmbajtja e ujit, lënda e thatë, hiri, proteinat, yndyrat, përbërja e acideve yndyrore, sheqernat, fibrat dietike, përmbajtja e acideve organike, alkooli, ekstrakti i përgjithshëm, dendësia relative, numri i saponifikimit, numri i jodit, niveli i acidit, përmbajtja e fosfateve dhe përmbajtja e kolagjenit në mish dhe produktet e mishit, përmbajtja e nitrateve në perime dhe produkte të përpunuara, prania e alergjenit gluten në produktet pa gluten, prania e gjurmëve të qumështit në ushqim, etj. Përveç kësaj, në produktet ushqimore ekzaminohet prania e aditivëve të ndryshëm si: konservues (benzoate, sorbate), ëmbëlsues (acesulfame, aspartam, saharinë), ngjyra ushqimore artificiale, ngjyra sudan. Në suplementet ushqimore përcaktohet përmbajtja e vitaminave (hidro dhe liposolubile), prania e disa përbërësve aktivë si: koenzima Q10, hesperidina, diosmina, izoflavonet, kuercetina, xhensenozidet, acidi kinik, glukozamina, kondroitina etj. Preparatet për humbje peshe analizohen për praninë e substancave aktive farmakologjike të palejuara, të llojit të sibutraminës.

Një pjesë e aktiviteteve të Njësisë synojnë edhe përcaktimin e vlerës ushqyese të produkteve ushqimore bazuar në të dhënat analitike të fituara nga parametrat kimikë të ekzaminuar. Kuadri shumë profesional në këtë Njësi mund të ofrojë këshilla për kategorizimin e produkteve, përgatitjen e deklaracionit të produktit dhe harmonizimine deklaracionit me rregulloret ligjore që kanë të bëjnë me përbërësit, sasitë e tyre, përdorimin e pretendimeve shëndetësore dhe ushqyese, etj.

Kuadri profesional në Njësinë e ekzaminimit të cilësisë së ushqimit përbëhet nga punonjës të kualifikuar profesionalisht dhe teknikisht për punë në përputhje me kriteret e pranuara ndërkombëtarisht dhe në kontinuitet bashkëpunon me laboratorët në vend dhe ato ndërkombëtarë për avancimin e punës. Gjithashtu, kjo Njësi ka një bashkëpunim të suksesshëm me institucione të shumta brenda dhe jashtë vendit dhe është e përfshirë në realizimin e projekteve të shumta hulumtuese-shkencore, në programet vjetore të monitorimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Njësia e ekzaminimit të cilësisë së ushqimit është e akredituar sipas standardit ISO 17025 që nga viti 2006, ndërsa listën e metodave të akredituara mund ta gjeni në ueb-faqen tonë si dhe në ueb-faqen e Institutit të Akreditimit të RMV-së. Laboratori merr pjesë rregullisht në skemat e vlerësimit të kompetencave që kanë për qëllim njohjen e përgjithshme të rezultateve të testimit.

 

Masa dhe aktivitete në kompetenca të Njësia e ekzaminimit të cilësisë së ushqimit

  1. Përcaktimi i shkallës së aciditetit dhe aciditetit në vajra dhe yndyra shtazore dhe bimore (ISO 661:2003)
  2. Përcaktimi i numrit të saponifikimit në vajra dhe yndyra shtazore dhe bimore (ISO 3657:2002)
  3. Përcaktimi i materieve të pasaponifikueshme në vajra dhe yndyra shtazore dhe bimore (ISO 3596:2000)
  4. Përcaktimi i aciditetit të titrueshëm në produkte nga frutat dhe perimet (ISO 750:1998)
  5. Përcaktimi i përmbajtjes së kripës në gjalpë (ISO 1738:2004)
  6. Përcaktimi i përmbajtjes së yndyrnave në qumësht (ISO 2446:1976, ISO 488:1983)
  7. Përcaktimi i aciditetit të qumështit (Rregullore për metodat e analizave fizike dhe kimike të qumështit dhe produkteve të qumështit „Fleta Zyrtare” e RSFJ-së, nr.32/83)
  8. Përcaktimi i materies së thatë në qumësht (Rregullore për metodat e analizave fizike dhe kimike të qumështit dhe produkteve të qumështit „Fleta Zyrtare” e RSFJ-së, nr.32/83)
  9. Përcaktimi i aciditetit të kosit dhe jogurtit (Rregullore për metodat e analizave fizike dhe kimike të qumështit dhe produkteve të qumështit „Fleta Zyrtare” e RSFJ-së, nr.32/83)
  10. Përcaktimi i materies së thatë në kos dhe jogurt (Rregullore për metodat e analizave fizike dhe kimike të qumështit dhe produkteve të qumështit „Fleta Zyrtare” e RSFJ-së, nr.32/83)
  11. Përcaktimi i përmbajtjes së ujit në drithë dhe produkte të drithit (ISO 712:2009);
  12. Përcaktimi i përmbajtjes së hirit në drithë dhe produkte të drithit (ISO 2171:2007);
  13. Përcaktimi i sasisë së përgjithshme të hirit në çaj (ISO 1575:1987);
  14. Përcaktimi i humbjes së masës në çaj (ISO 1573:1980);
  15. Përcaktimi i sasisë së përgjithshme të acideve, si acidi acetik në uthull (0201 UP 5.8.55);
  16. Përcaktimi i përmbajtjes së lagështisë në amidon (ISO 1666:1996);
  17. Përcaktimi i hirit në amidon (ISO 3593:1981);
  18. Përcaktimi i përmbajtjes së hirit të patretshëm në acid klorhidrik tek produktet nga frutat dhe perimet (ISO 763:2003);
  19. Përcaktimi i jodit në kripë (UNICEF/ROSCA, 1989);
  20. Përcaktimi i konservansëve, benzoat natriumit dhe sorbat kaliumit me HPLC tek pijet joalkoolike ASU#LMBG L00.00, 1984);
  21. Përcaktimi i ëmbëlsuesve artificialë (saharinë, aspartam dhe acesulfam -К) tek pijet joalkoolike (SUESS_01.220, 1999);

Informacion për kontakt

Personi për kontaktFarm. dipl. Biljana Çuleva, spec. e kimisë sanitare

Telefoni: +389 70 328 819  02 3125 044 lok.24

E-mailbchuleva@gmail.com