• 22.02.2024

Takimi i parë për projektin "METROFOOD-RI Early Fase Implementation" "METROFOOD-RI Faza e hershme e implementimit"


 

 

Më 1 janar të vitit 2024 Infrastruktura hulumtuese METROFOOD-RI zyrtarisht hyri në fazën e hershme të implementimit me fillimin e projektit METROFOOD EPI.

Takimi u zhvillua më 24 dhe 25 janar të vitit 2024 në Freising, Gjermani.

Misioni i projektit është avancimi i ndërtimit të infrastrukturës drejt fazës së implementimit të plotë dhe mundësimi i fillimit të fazës operative.

Projekti ka katër qëllime që do të arrihen përmes ndërveprimit reciprok dhe të vazhdueshëm ndërmjet partnerëve dhe shfrytëzuesve:

-          mbështetja e krijimit të një organi ligjor që do të menaxhojë infrastrukturën hulumtuese,

-          implementimi teknik i infrastrukturës të orientuar drejt shërbimit,

-          konsolidimi i pozicionimit të saj në profilin europian dhe

-          sigurimi i qëndrueshmërisë afatgjatë.

Arritja e këtyre qëllimeve shfrytëzuesve tanë (hulumtuesve, politikëbërësve, laboratorëve inspektimit dhe kontrollit, kompanive agroushqimore, konsumatorëve dhe qytetarëve) do t'u mundësojë qasje në një gamë të gjerë shërbimesh, laboratorë modern, kapacitete dhe hulumtime.