• 26.01.2024

Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me OBSH-në promovoi mjetin e OBSH-së për vlerësimin e qëndrueshmërisë së laboratorëve


 

 

 

Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me OBSH-në më 25.01.2024 promovoi mjetin e OBSH-së për vlerësimin e qëndrueshmërisë së laboratorëve, i cili ka për qëllim të ndihmojë vendet në arritjen e një sistemi të qëndrueshëm laboratorik në shëndetësinë publike.

Përdorimi i këtij mjeti ka rëndësi për bërjen e një vlerësimi të qëndrueshmërisë së laboratorëve, ndërsa rezultatet e fituara të shërbejnë si udhëzime për drejtimin në të cilin duhet të kahëzohen përpjekjet e një laboratori ose një sistemi laboratorik për të siguruar një qëndrueshmëri të mirë në funksionimin e laboratorëve. Bëhet fjalë për një mjet të zhvilluar nga iniciativa "Good Laboratories for Good Health" të OBSH-së në Evropë dhe Institutit Hollandez të Shëndetit Publik (RIVM).

Ky version i parë i mjetit do të promovohet në disa vende në rajone të ndryshme të botës dhe pas feedback-ut nga laboratorët/vendet se ai zbulon vërtet anët pozitive, si dhe pikat ku nevojitet përrmirësime në laboratorët në fjalë, ai do të vihet në dispozicion të publikut.

Zbatimi i tij është vullnetar dhe varet nga ndërgjegjësimi i laboratorëve/shteteve për nevojën e përdorimit të një mjeti të standardizuar që do të ofrojë udhëzim për mirëmbajtje dhe zhvillimi të mëtejshëm të laboratorëve/sistemeve laboratorike në shëndetësinë publike në mënyrë që të sigurohet një sistem laboratorik kombëtar efikas.

Është vërtetuar se zhvillimi i një sistemi modern të mbrojtjes shëndetësore është i pamundur pa zhvillimin e një sistemi laboratorik kombëtar efikas me standarde të zbatuara të sigurisë biologjike dhe një sistemi cilësor.