Trajnime për sigurinë e ushqimit, rregullat për praktikë të mirë higjienike dhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor

Kurse për njohuri themelore për sigurinë e ushqimit dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor të dedikuara për operatorët e ushqimit, në pajtim me Rregulloren për mënyrën e kontrollimit të njohurive dhe për lëshimin e vërtetimeve për fitimin e njohurive themelore për higjienën e ushqimit dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor (Gazeta Zyrtare e RMV-së nr.118/2015). Për këtë qëllim është përgatitur dhe botuar një Doracak për njohuritë themelore për sigurinë e ushqimit dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor, të cilin e merr çdo pjesëmarrës në kurs. Ky kurs është i dedikuar për të gjithë personat që në kuadër të profesionit të tyre janë në kontakt me ushqimin.