Njësia e mbrojtjes nga rrezatimi

 

Informacion për veprimtarinë e cila realizohet në Njësia e mbrojtjes nga rrezatimi

Njësia disponon me kompetencë profesionale, të bazuar në ligj, në fushën e mbrojtjes nga rrezatimi jonizues për kryerjen e monitorimit në mjedisin jetësor, monitorimin dhe vlerësimin e ekspozimit të personave dhe popullatës të ekspozuar në vendin e punës.

Kjo Njësi disponon edhe me kompetencë për kryerjen e trajnimeve dhe për këshillime në fushën e mbrojtjes nga rrezatimi jonizues, për institucionet dhe personat, në veprimtarinë e të cilëve bën pjesë përdorimi i rrezatimit jonizues, por sipas nevojës, edhe për individë ose grupe të popullatës.

Njësia menaxhon edhe me një seksion të kalibrimit për kalibrimin e instrumenteve, radiometrave, që përdoren në fushën e mbrojtjes nga rrezatimi jonizues, duke përfshirë këtu edhe trajnim dhe këshillim për përdoruesit (për përdorimin e saktë të instrumenteve).

Për momentin në këtë Njësi punojnë gjithsej 12 persona, me kualifikime të larta dhe të mesme profesionale, në mesin e të cilëve ka specialistë dhe magjistra të shkencave në fushëveprimin e Njësisë.

Kompetencat e larta profesionale Njësia i vërteton nëpërmjet anëtarësisë të plotë në:

  1. Rrjetin Botëror të Laboratorëve të Dozimetrisë Standarde Sekondare (LDSS) të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë,
  2. Grupacionin Evropian të Laboratorëve dozimetrik – EURADOS,
  3. Rrjetin Evropian për Monitorim të Vazhdueshëm të Rrezatimit Jonizues në Mjedisin e Jashtëm – EURDEP dhe
  4. Rrjetin e Laboratorëve Dozimetrik të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike – ALMERA.

Njësia bashkëpunon me disa institucione dhe organizata ndërkombëtare duke marrë pjesë aktive në aktivitetet e tyre, si:

  1. realizimi, koordinimi ose pjesëmarrja e ekspertëve tanë në projektet e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Vjenë, IAEA, Vienna;
  2. bashkëpunimi me Qendrën për Hulumtime pranë Komisionit Evropian, JRC Center, Ispra, Italy.

 

Informacion për kontakt

Personi për kontakt: Inxhiniere e diplomuar e kimisë Jordanka Anusheva, spec. e kimisë sanitare
Telefoni: +389 2 312 50 44, lok. 12

Inxhinier i diplomuar i fizikës Velko Velev, spec. i fizikës nukleare mjekësore

Telefoni: +389 2 312 50 44, lok. 11

E-maildozimetrija@gmail.com / doza@iph.mk / jordankaanuseva@yahoo.com