- 05.05.2025
5 Maji - Dita Botërore e Higjienës së Duarve 2025: Higjiena e Duarve - Përdorni doreza
Përdor doreza për higjienën e duarve
Deri në vitin 2026 monitorimi dhe përputhshmëria e higjienës së duarve, si dhe informacioni kthyes duhet të vendosen si një indikator kyç kombëtar të paktën në të gjitha spitalet referente. Për momentin 68% e vendeve thonë se e bëjnë këtë gjë. Dita Botërore e Higjienës së Duarve 2025 përkon me nevojën që vendet ta rishikojnë me shpejtësi zbatimin e planit global të veprimit dhe kuadrit të monitorimit për parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve (IPC) - të mbështetur nga një udhëzues për implementim - dhe nevojën për ta vazhduar përmirësimin e IPC-së siç përshkruhet në Raportin Global të OBSH-së për IPC-në.
Korniza e veprimit e OBSH-së 2024-2030, e fokusuar në shërbimet e larjes, mbeturinave dhe energjisë elektrike, e thekson nevojën për një qasje universale të sigurt për ta siguruar cilësinë e kujdesit (të lidhur me klimën dhe shëndetin), duke përfshirë këtu edhe integrimin e kërkesave të WASH dhe mbeturinave në planifikimin, programimin, financimin, zbatimin dhe monitorimin e sistemit shëndetësor, të cilat pjesërisht mund të mbështeten nga përpjekjet e IPC-së.
Higjiena e duarve duke përdorur doreza higjienike shpëton miliona jetë çdo vit kur kryhet në momentet e duhura gjatë ofrimit të kujdesit shëndetësor. Është gjithashtu një investim i zgjuar që ofron kthime të jashtëzakonshme. "Kujdesi i pastër" është një shenjë respekti për ata që kërkojnë kujdes dhe e mbron shëndetin dhe punonjësve të tjerë që e ofrojnë atë kujdes.
OBSH-ja u bën thirrje të gjithëve që të frymëzohen nga lëvizja globale për të arritur Mbulim Shëndetësor Universal (MSHU), domethënë, për të arritur shëndet dhe mirëqenie më të mirë për të gjithë njerëzit e të gjitha moshave, duke përfshirë këtu edhe mbrojtjen nga rreziku financiar, qasjen në shërbime shëndetësore themelore cilësore dhe qasjen në barna dhe vaksina të sigurta, efektive, cilësore dhe të përballueshme për të gjithë ata që përdorin doreza higjienike.
Parandalimi dhe kontrolli i infeksioneve, duke përfshirë këtu edhe higjienën e duarve të mbrojtura me doreza higjienike, është qenësor për arritjen e Mbrojtjes Shëndetësore Universale sepse është një qasje praktike e bazuar në prova me një ndikim të provuar në cilësinë e kujdesit dhe sigurinë e pacientit në të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor.
Tema e fushatës:
Përdor doreza për higjienën e duarve
Parulla:
Pse është ende kaq e rëndësishme ndarja e njohurive rreth higjienës së duarve? Sepse ndihmon në parandalimin e përhapjes së baktereve të dëmshme në shëndetësi.
Qëllimet e fushatës:
- Ta theksojë situatën me IPC në nivel global, duke përfshirë nevojën për investime dhe ndikimin e praktikave optimale të higjienës së duarve (duke përdorur teknikën e duhur)
- Të theksohet nevoja për promovimin e vazhdueshëm të përdorimit të duhur të dorezave, së bashku me veprimet e tjera për higjienën e duarve.
- Ta rrisë ndërgjegjësimin rreth ndikimit të dorezave ndaj mjedisit jetësor dhe klimës në gjenerimin dhe menaxhimin e mbeturinave.
- Ta theksojë rolin e higjienës së duarve brenda strategjive kombëtare të IPC-së, si dhe procedurave standarde të operimit (SOP) në nivel të institucioneve, siç rekomandohet në Planin Global të Veprimit dhe Kornizën e Monitorimit 2024-2030 të OBSH-së, dhe të theksojë udhëzimet e reja të OBSH-së për implementim.
- Të demonstrojë se si Dita Botërore e Higjienës së Duarve luan një rol në bashkimin e njerëzve dhe në përmirësimin e profilit të përmirësimit të IPC-së si pjesë e programeve kombëtare të IPC-së dhe institucioneve shëndetësore.
Përforcimi i qasjeve për të mësuar që të mundësohet implementimi i trajnimeve inovative dhe efektive për ngritjen e vetëdijësimit për përdorimin e dorezave, me qëllim nxitjen e punonjësve shëndetësor dhe ofruesve të kujdesit për ta përmirësuar higjienën e duarve dhe IPC-në në pikën e kujdesit, me njohuri, aftësi dhe sjellje më të avancuara.
Promovimi i qasjes në burime inovative për trajnim për higjienën e duarve dhe IPC për punonjësit shëndetësorë dhe bashkëpunëtorët shëndetësorë.
Të rritet ndërgjegjësimi rreth përdorimit të dorezave për higjienën e duarve në kohën e duhur për të parandaluar një sërë sëmundjesh infektive.
Inkurajim i mekanizmave për matjen dhe vlerësimin e ndikimit të trajnimit dhe edukimit ndaj standardeve dhe praktikave të IPC-së, duke përfshirë higjienën e duarve, si dhe efektin e tyre në parandalimin e HAI dhe AMR.
Thirrjet për veprim për këtë vit:
Punonjës shëndetësorë:
Infeksionet e shoqëruara me mbrojtjen shëndetësore (HAI) janë ndër ngjarjet më të shpeshta të padëshiruara që ndodhin në kontekst të ofrimit të mbrojtjes shëndetësore - çdo vit në të gjithë botën regjistrohen 136 milionë raste të infeksioneve rezistente ndaj antibiotikëve në kuadër të mbrojtjes shëndetësore.
Praktikuesit e IPC:
Higjiena e duarve duke përdorur doreza shpëton miliona jetë çdo vit kur kryhet në kohën e duhur në mjediset e mbrojtjes shëndetësore, ndërsa përmirësimi i higjienës së duarve në institucionet shëndetësore kursen burime financiare në shpenzimet e mbrojtjes shëndetësore.
Krijuesit e politikave:
Investoni për shëndet dhe dinjitet.
Personat që kanë qasje në kujdes:
Ndarja e njohurive rreth higjienës së duarve dhe IPC-së është ende shumë e rëndësishme sepse në fund të fundit është një mënyrë shumë efektive për ta parandaluar përhapjen e baktereve të dëmshme në shëndetësi.
Ekziston një gamë e gjerë materialesh për fushatë, si postera, fletushka, broshura, në mediat sociale dhe të tjera.
Përkthim nga OBSH
Përgatiti: Departamenti i promovimit të shëndetit dhe i ndjekjes së sëmundjeve