• 15.05.2025

15 Maj – Dita Ndërkombëtare e Familjes


 Politikat për zhvillim të qëndrueshëm të orientuara drejt familjes: Në prag të Samitit të Dytë Botëror për Zhvillim Social 2025

 

Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Familjes në vitin 2025 ka për qëllim të:

• theksojë rëndësinë e përqendrimit në politikat për familjen në Samitin e Dytë Botëror mbi Zhvillimin Social që do të mbahet së shpejti;

• prezantojë një analizë të politikave dhe çështjeve familjare në Pasqyrimet vullnetare kombëtare 2020-2024;

• shqyrtojë iniciativat kryesore të ndërmarra si pjesë e përgatitjeve dhe shënimit të përvjetorit të tridhjetë të Vitit Ndërkombëtar të Familjes (IYF+30);

• prezantojë praktikat e mira në krijimin e politikave familjare në nivel rajonal dhe kombëtar;

• rekomandojë politika të orientuara drejt familjes për zbatimin e Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Ky vit shënon tridhjetëvjetorin e Vitit Ndërkombëtar të Familjes. Departamenti për zhvillim inkluziv dhe social pranë Ministrisë së Çështjeve Ekonomike dhe Sociale po e heton lidhjen ndërsektoriale midis çështjeve për politikat familjare dhe zbatimit të Agjendës  për Zhvillim të Qëndrueshëm 2030, duke arritur në përfundimin se politikat e orientuara drejt familjes janë të domosdoshme. Në këtë kohë ndryshimesh të shpejta dhe nën ndikimin e megatrendeve të reja familja moderne përballet me sfida të shumta.

Samiti i Dytë Botëror për Zhvillimin Social 2025

Samiti i dytë Botëror për Zhvillimin Social do të mbahet në nëntor të vitit 2025 në Doha, Katar. Samiti do të zhvillohet përballë sfidave globale dhe vetëm pesë vjet para datës së përfundimit të Agjendës  për Zhvillim të Qëndrueshëm 2030. Samiti pritet të japë një shtysë drejt zbatimit të Agjendës 2030 dhe të përforcojë tre shtyllat e zhvillimit social:

• zhdukjen e varfërisë,

• punësimin e plotë produktiv dhe punë e denjë për të gjithë, dhe

• përfshirjen sociale.

Samiti duhet ta vlerësojë progresin në zbatimin e angazhimeve të Kopenhagenit. Deklarata e Kopenhagenit e vitit 1995 e Samitit Botëror për Zhvillim Social e përcaktoi familjen si njësinë themelore të shoqërisë dhe konfirmoi se ajo luan një rol qenësor në zhvillim dhe ka të drejtë për mbrojtje dhe mbështetje gjithëpërfshirëse.

Qeveritë arritën në përfundimin se familja duhet të përforcohet, duke i kushtuar vëmendje të drejtave, aftësive dhe përgjegjësive të anëtarëve të saj. Samiti konfirmoi se " në sisteme të ndryshme kulturore, politike dhe shoqërore ekzistojnë forma të ndryshme të familjes". Samiti Botëror për Zhvillim Social i vitit 1995 e parapriu konceptin e ekuilibrit midis punës dhe familjes, duke rekomanduar politika inkurajuese që u mundësojnë njerëzve të kombinojnë punën e paguar me përgjegjësitë familjare. Pastaj, theksohet rëndësia e promovimit të partneritetit të barabartë midis grave dhe burrave në jetën familjare dhe shoqërore; Theksohet përgjegjësia e përbashkët e burrave dhe promovohet përfshirja e tyre aktive në prindërimin e përgjegjshëm. Në shënimin e kësaj dite do të theksohet rëndësia e Samitit të Dytë Botëror për Zhvillimin Social që do të mbahet së shpejti dhe tre shtyllat e Kopenhagenit, të cilat përqendrohen në punën e denjë të balancuar midis punës dhe familjes dhe përfshirjes sociale përmes solidaritetit ndërgjeneracional, duke synuar të demonstrojnë përparim të mëtejshëm në politikën familjare në kontekstin e Agjendës 2030.

Politikat dhe çështjet familjare në raportet e Shqyrtimit Kombëtar Vullnetar (2020-2024)

Raportet e Shqyrtimit Kombëtar Vullnetar (VNR) janë një element qendror i mekanizmave të monitorimit dhe shqyrtimit të Agjendës  për Zhvillim të Qëndrueshëm 2030. Korniza është ndërtuar rreth proceseve vullnetare dhe participative të udhëhequra nga vendet që ndjekin progresin drejt Qëllimeve për Zhvillim të Qëndrueshëm (QZHQ), me fokus tek njerëzit që janë më prapa - duke përfshirë individët dhe familjet nga kategoritë e cenueshme.

Punimi hulumtues “Politikat dhe Çështjet Familjare për Shqyrtimet Vullnetare Kombëtare 2020-2024” do të publikohet në këtë ditë dhe ka për qëlllim të analizojë rëndësinë e politikave familjare dhe kontributin e tyre në arritjen e QZHQ-ve, sidomos të atyre që lidhen me OZHQ-të 1-6, 10-11 dhe 16. Përveç kësaj punimi duhet të ofrojë shembuj të praktikave të mira në krijimin e politikave familjare që kanë të bëjnë me megatrendet që prekin familjet, duke përfshirë këtu ndryshimet teknologjike, trendet demografike, urbanizimin, migracionin dhe ndryshimet klimatike.

Perspektivat rajonale dhe praktikat e mira në krijimin e politikave familjare

Në përvjetorin e tridhjetë të Samitit të Dytë Botëror për Zhvillim Social 2025, do të prezantohen përfundimet e Samitit Aziatik të Familjes "Drejt një të Nesërme më të Mirë për Familjet: Partneritet, Bashkëpunim dhe Veprim për Zhvillim të Qëndrueshëm", të organizuar bashkërisht nga Konsorciumi i Instituteve të Familjes në Rajonin Aziatik, duke nxjerrë në pah praktikat e mira në hartimin e politikave familjare në Azi. E përderisa në dekadat e fundit kontinenti evropian po përjeton plakje demografike dhe rënie të niveleve të fertilitetit, shumë vende evropiane po zbatojnë politika gjithëpërfshirëse për t’i mbështetur familjet në fushën e stabilitetit financiar, ekuilibrit midis punës dhe jetës personale, barazisë gjinore dhe zhvillimit të shëndetshëm në fëmijërinë e hershme. Të vetëdijshëm se prindërit vetëushqyes dhe fëmijët e tyre përfaqësojnë një pjesë të konsiderueshme të popullatës dhe sfidat specifike me të cilat ata shpesh përballen, paneli do t’i prezantojë Qendrat për Prindërit vetëushqyes në Hungari si një praktikë më e mirë se si organizatat e shoqërisë civile mund të bashkëpunojnë me qeveritë dhe palët e tjera të interesuara për t’i përmbushur nevojat e familjeve në situata specifike. Qendrat tani kanë një rrjet kombëtar, si dhe bashkëpunim aktiv ndërkombëtar me institucione dhe organizata të shumta jashtë vendit.

Përgatiti: Departamenti i promovimit të shëndetit dhe i ndjekjes së sëmundjeve