- 22.07.2025
TË USHQYERIT GJATË MOTIT TË NXEHTË
Kur bën vapë më mirë është që të konsumoni vakte të lehta, të shumëllojshme, të ekuilibruara dhe të rregullta, të përbëra nga përbërës sezonalë. Ushqimet që përmbajnë sasi të lartë të ujit do t'ju ndihmojnë që të qëndroni të hidratuar gjatë verës.
Si ta freskoni trupin Tuaj gjatë një vale të të nxehtit?
Konsumoni perime që përmbajnë sasi të larta të ujit, siç janë domatet, kastravecat, lakra etj.
Konsumoni ushqime të lëngëta, siç janë supat dhe gjellët.
Ushqimet që duhet t’ievitoni gjatë motit të nxehtë
Gjatë valës të të nxehtit duhet ta evitoni konsumimin e sasive të mëdha të mishit ose vakteve të pasura me proteina. Tretja e proteinave kërkon një kapacitet më të madh tretës, gjë që liron energji dhe krijon nxehtësi.
Si ta përgatitni lëkurën tuaj për ekspozimin në diell përmes të ushqyeritadekuat?
Një gamë e gjerë studimesh kanë vërtetuar se vitamina të caktuara (B3, C dhe E), karotenoidet, acidet yndyrore dhe polifenolet mund ta reduktojnë rrezikun nga djegia nga rrezet e diellit, duke e mbrojtur kështu lëkurën tonë. Do i shqyrtojmë më detalisht secilin prej tyre.
Konsumimi i një shumëllojshmërie frutash dhe perimesh është themeli për një lëkurë të shëndetshme dhe elastike.
Acidet yndyrore Omega-3, vitamina B3 dhe astaksantina
Këta përbërës që gjenden në mishin e peshkut kanë një efekt pozitiv në qetësimin e skuqjes që shfaqet si pasojë e djegies nga dielli, shërimin e plagëve dhe përmirësimin e ruajtjes së lagështisë, duke e reduktuar kështu shfaqjen e rrudhave.
Burimi më i pasur shtazor për këto tre përbërës është: salmoni, skumbria, harenga, sardelet, karkalecat. POR, nuk është gabim të konsumoni edhe nga llojet e tjera të peshkut.
Burimi më i pasur jo-shtazor për këto tre përbërës janë frutat farore si arrat, lajthitë, bajamet, fistikët, etj.
Likopeni, bioflavonoidet, vitaminat A, C, E ("vitaminat e bukurisë")
Domatet, kajsitë, pjepri, rrushi, pjeshkët, shalqiri dhe boronicat janë burimet më të pasura ushqimore të këtyre përbërësve. Duke i konsumuar këto ushqime ju mund t’i zbutni proceset inflamatore në lëkurë të shkaktuara nga veprimi i rrezeve të dëmshme UV, duke i neutralizuar kështu efektet e dëmshme të ekspozimit ndaj diellit.
Beta-karoteni e ndihmon lëkurën që të marrë ngjyrë më shpejt, e zvogëlon rrezikun nga alergjitë ndaj diellit dhe jep një kontribut të rëndësishëm në ngadalësimin e plakjes së lëkurës. Por, që beta-karoteni të jetë efektiv dhe ta përgatisë lëkurën për rrezet e diellit në kohën e duhur, konsumi i tij duhet të shtohet 2-3 muaj para fillimit të verës.
E rëndësishme është të theksohet se beta-karoteni duhet të merret në formën e tij natyrale, d.m.th. nga ushqime si frutat dhe perimet me ngjyrë portokalli dhe perimet me gjethe jeshile të errëta, sepse atëherë është më efekas. Ne ju rekomandojmë ushqime që e përmbajnë atë në sasi të mëdha, si: karrotat, kajsitë, pjeshkët, mango, shalqiri, pjepri, spinaqi, sallata jeshile, lulelakra, brokoli, etj.
.png)