• 08.08.2025

FRESKIMI I MJEDISEVE TË BRENDSHME GJATË TEMPERATURAVE TË LARTA


Temperatura ideale e dhomës gjatë ditës është 21°C, ndërsa gjatë natës 18°C. Por gjatë valëve të të nxehtit është mirë që temperatura e dhomës të mbahet rreth 25°C.

Ftohja e mjediseve të brendshme duhet të mendohet mirë para se të hapni dritaret e shtëpisë tuaj. Nëse temperatura jashtë është më e lartë se brenda, mund të humbni një strehë relativisht më të freskët. Në vend të kësaj, nga ora 11 deri në orën 17 në dhomat me pamje nga dielli mbyllni mirë perdet e dritareve, grilat e jashtme ose të brendshme. Nëse është e nevojshme, mund të përdorni çarçafë ose peshqirë.

Hapni dritaret atëherë kur ajri jashtë të jetë më i freskët se brenda, duke përdorur edhe mbrojtje adekuate kundër insekteve.

Përdorimi i pajisjeve elektrike gjeneron nxehtësi. Fikni ngrohëset, si dhe dritat dhe pajisjet elektrike që nuk janë në përdorim.

Freskueset elektrike mund të ndihmojnë, por vetëm nëse temperatura është nën 35°C.

Për efikasitet më të madh dhe për një freskim sa më ekonomik, në vend të të gjithë shtëpisë freskoni një ose dy dhoma.

Gatuani në periudhën më të freskët të ditës. Përdorimi i shporetit dhe furrës duhet të jetë sa më i shkurtër, ndërsa para dhe pas përdorimit të bëhet një aklimatizim adekuat i mjedisit ku janë përdorur ato.

Pemët janë një mënyrë e shkëlqyer për t'i mbajtur qytetet të freskëta, madje edhe një pemë në një rrugë ose kopsht ofron përfitime të dukshme. Pemët me një degëzim më të bujshëm kanë një efekt veçanërisht të favorshëm për ftohtje. Mendoni edhe për mbjellje të pemëve, përfitimet pozitive të të cilave do i ndjeni ju si dhe gjeneratat e ardhshme.

Menaxhimi i drejtë i ngrohtësisë në mjediset e mbyllura dhe në mjediset e hapura jo vetëm që i përmirëson kushtet e jetesës, por dukshëm i zvogëlon rreziqet ndaj shëndetit si pasojë e temperaturave të larta.

 

 

https://www.iph.mk/mk/news/index/1564