- 04.02.2026
4 SHKURTI – DITA BOTËRORE E LUFTËS KUNDËR KANCERIT: DITA BOTËRORE KRYESORE E VETËDIJËSIMIT
DITA BOTËRORE E LUFTËS KUNDËR KANCERIT ËSHTË NJË DITË NDËRKOMBËTARE E CILA SHËNOHET ÇDO 4 SHKURT PËR TA NGRITUR VETËDIJËSIMIN PËR KANCERIN, PËR TA NXITUR PARANDALIMIN E TIJ DHE PËR TË MOBILIZUAR VEPRIME QË E ADRESOJNË EPIDEMINË GLOBALE TË KANCERIT.
Shënimi i kësaj dite organizohet nga Unioni për Kontrollin Ndërkombëtar të Kancerit (UICC) dhe ajo shënohet që nga viti 2000. Përmes veprimeve personale, kolektive dhe qeveritare, ne të gjithë po punojmë së bashku për ta imagjinuar një botë në të cilën parandalohen miliona vdekje nga kanceri dhe qasja në trajtimin dhe kujdesin jetëshpëtues të kancerit është e barabartë për të gjithë, pa dallim se kush jeni ose ku jetoni.
Çdo vit në të gjithë botën zhvillohen me qindra aktivitete dhe evente, duke bashkuar kështu komunitete, organizata dhe individë në shkolla, biznese, spitale, tregje, parqe, komuna, vende fetare - në rrugë dhe online - duke përkujtuar fuqishëm se të gjithë luajmë një rol në zvogëlimin e ndikimit global të kancerit. Për Ditën Botërore të Luftës kundër Kancerit UICC zhvillon fushata në cikle trevjeçare që të mundësojë një eksplorim më të thellë të një teme të caktuar dhe që të arrijë një ndikim sa më të madh. Tema e fushatës së Ditës Botërore të Luftës kundër Kancerit 2025-2027, "Të bashkuar nga unikja", i vendos njerëzit në qendër të kujdesit dhe eksploron mënyra të reja për të bërë një ndryshim. Kanceri është më shumë se një diagnozë mjekësore – është një çështje thellësisht personale. Pas çdo diagnoze fshihet një histori unike njerëzore – histori pikëllimi, dhimjeje, shërimi, qëndrushmërie, dashurie dhe shumë më shumë.
Prandaj, qasja e përqendruar ndaj kujdesit të personave me kancer që i integron plotësisht nevojat unike të çdo individi, me dhembshuri dhe ndjeshmëri, mundëson rrezultate më të mira shëndetësore. Çdo përvojë me kancerin është unike dhe ne të gjithë , të bashkuar, do të duhet të krijojmë një botë në të cilën do të shohim përtej sëmundjes dhe ta shohim njeriun para pacientit. Botë në të cilën nevojat e individëve dhe komuniteteve janë në qendër të sistemeve shëndetësore.
Lexoni më shumë në: 4 SHKURTI – DITA BOTËRORE E LUFTËS KUNDËR KANCERIT