• 15.03.2024

INFORMACION PËR GJENDJEN ME RASTET ME PERTUSIS NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT NË VITIN 2024, DERI MË 14.03.2024


 

 

periudhën 08-14.03.2024, në ISHP të RMV-së janë regjistruar gjithsej 43 raste të reja me pertusis, 14% më pak se javën që shkoi (n=50). Numri më i madh i tyre (39) janë raportuar në Shkup, 2 në Tetovë, Gostivar 1 dhe 1 në Manastir.

Mosha e të prekurve sillet nga 0-40 vjet, ndërsa numri më i madh i përkasin grupmoshës 10-14 vjet (n=15).

Nga rastet e reja 5 raste janë hospitalizuar.

 

Të dhëna kumulative

 

Në vitin 2024, deri me datë 14.03.2024, në ISHP të RMV-së janë regjistruar gjithsej 216 raste me pertusis, me një incidencë prej 11,8/100,000 banorë.

Shpërndarja e rasteve sipas vendbanimit tregon se numri më i madh i të sëmurëve jetojnë në Shkup - 190 (88,0%)  katërmbëdhjetë komuna të ndryshme, 8 të sëmurë jetojnë në Tetovë, 5 të sëmurë jetojnë në Kumanovë, 5 në Tetovë, 3 në Gostivar dhe nga 1 në Strugë, Strumicë, Dibër, Kriva Pallankë, Manastir, Kavadar dhe Koçan.

Për sa i përket shpërndarjes sipas moshës, personat e prekur janë nga 1 muaj deri në 78 vjet (mesatarja 11,4 vjet). Numri më i madh i të sëmurëve janë fëmijë nën 4 vjet, gjithsej 30 raste  (13,9%) janë nën 1 vjet, 25 (11,6%) janë nga 1 deri në 4 vjet, ndërsa tek grupmosha nga 10-14 vjet janë regjistruar 54 raste ose  (25%).

Sa i përket statusit të vaksinimit, 122 (50,5%) e pacientëve nuk kanë qenë të vaksinuar ose nuk i kanë pranuar të gjitha dozat sipas moshës dhe kalendarit të imunizimit,  ose nuk ka të dhëna për statusin e vaksinimit.

Nga të sëmurët në spital janë shtruar 33 persona (16,7%), ndërsa 31 (86,1%) prej tyre janë nën moshën 4 vjet.

 

 

Aktivitetet e realizuara për vaksinim me vaksinën e cila përmban komponentë të pertusis në Territorin e Qytetit të Shkupit dhe mbarë vendit

Në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Sëmundjeve Infektive dhe të Institutit të Shëndetit Publik, në periudhën nga data 18.01.2024 e deri më tani, në të gjitha pikat e vaksinimit në vend, në bashkëpunim me shërbimet epidemiologjike të QShP-së, është bërë hetim intensiv i të personave të pa evidentuar, personave të pavaksinuar dhe atyre të pavaksinuar plotësisht, si dhe personave që i nënshtrohen vaksinimit të rregullt, në mënyrë që të thirren dhe të vaksinohen sipas kalendarit kombëtar të imunizimit.

Shkup- numri i personave të vaksinuar në periudhën 18.01-14.03.2024

Sipas të dhënave të siguruara nga ISHP Shtëpia e Shëndetit - Shkup, nga Shërbimi i Vaksinimit nga Gazi Baba dhe Çairi, Karposh, Kisella Voda dhe Qendra, është konstatuar se janë zbuluar 14.388 fëmijë kanë lëshuar vaksinimin, dhe prej tyre janë vaksinuar 7.151 (49,7%). Nga të vaksinuarit, numri dhe përqindja më e madhe ka marrë rivaksinimin e parë (3.796; 55,6%).

Sipas moshës dhe Kalendarit të imunizimit të rregullt, janë vaksinuar 9.084 fëmijë nën moshën 7 vjeçare, ndërsa numri dhe përqindja më e madhe (5.390; 59,3%) e fëmijëve të vaksinuar kanë marrë dozën II të revaksinimit në moshën shkollore.

Numri i përgjithshëm i dozave të vaksinës që përmban komponentë kundër pertusis, të dhëna si vaksinim primar (doza I, II, III) ose rivaksinim (rivaksinim I, II) në territorin e Shkupit në periudhën prej 18.01-14.03.2024 është 16.235.

Maqedonia e Veriut (pa Shkupin) - numri i personave të vaksinuar nga 18.01-14.03.2024

 

Nga të dhënat e deritanishme të dorëzuara nga Qendrat e Shëndetit Publik, 7.702 fëmijë kanë lëshuar vaksinimin, prej të cilëve 3.328 (43,2%) janë vaksinuar. Nga të vaksinuarit, numri dhe përqindja më e madhe ka marrë rivaksinimin e parë (1.705; 51,3%).

Sipas moshës dhe kalendarit të imunizimit të rregullt, janë vaksinuar 9.451 fëmijë nën moshën 7 vjeçare, ndërsa numri dhe përqindja më e madhe (4.905; 51,9%) e të vaksinuarve kanë marrë rivaksinimin II në moshën shkollore.

Numri i përgjithshëm i dozave të vaksinës që përmban komponentë kundër pertusis, të dhëna si vaksinim primar (doza I, II, III) ose rivaksinim (rivaksinim I, II)  në periudhën nga 18.01-14.03.2024 është 12.779.

15.03.2024

 

Departamenti i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive

ISHPRMV