- 29.04.2025
PYETËSOR PËR TRAJTIM MJEKËSOR ME KUPA (hixhame, venduza, terapi me kupa)
Në kuadër të Programit Kombëtar për Shëndetin Publik për vitin 2025, I.Sh.P. Instituti i Shëndetit Publik
– Shkup po realizon një hulumtim për aplikimin e trajtimit mjekësor me kupa si mënyrë alternative e
trajtimit. Qëllimi është të analizohen njohuritë, qëndrimet dhe zakonet e qytetarëve në lidhje me këtë
trajtim.
Pjesëmarrja juaj është anonime dhe mbi bazë vullnetare, ndërsa rezultatet e hulumtimit do të
kontribuojnë në zhvillimin e programeve edukative shëndetësore që kanë për qëllim informimin për
përdorimin e sigurt të metodave alternative për ruajtjen dhe promovimin e shëndetit.
Ju ftojmë ta plotësoni anketën dhe të jepni kontributin tuaj:
https://forms.gle/NZm6JM6sfv4wy3nk9