• 11.06.2025

Trajnim, simulime dhe edukim për reduktimin e rrezikut nga KKBRN (kërcënimet kimike, biologjike, radiologjike dhe nukleare)


Instituti i Shëndetit Publik kujdeset për avancimin e punonjësve të vet dhe aftësimin e tyre me aftësi dhe njohuri të caktuara që në të ardhmen do të jenë të dobishme për institucionin, shtetin dhe qytetarët.

 

Në këtë drejtim në ISEMI/UNIZA - Qendrën e Trajnimit KBRN në Zhilina, Sllovaki po mbahet një trajnim për planifikimin, përgatitjen, zbatimin dhe vlerësimin e një ushtrim simulimi në lidhje me KBRN. Qëllimi i këtij trajnimi është përforcimi i kapaciteteve KBRN të shërbimeve multiagjencore nga vendet partnere, që ato të mund t’i planifikojnë, përgatisin, zbatojnë dhe vlerësojnë në mënyrë efikase ushtrimet e simulimit dhe të jenë të përgatitura për t'iu përgjigjur rreziqeve që kanë të bëjnë me kërcënimet kimike, biologjike, radiologjike dhe nukleare

Në këtë trajnim marrin pjesë përfaqësues nga më shumë institucione nga vendet partnere, në mesin e të cilëve është edhe udhëheqësi i Departamentit të sëmundjeve ngjitëse, Ass. d-r. Dragan Koçinski, i cili në mënyrë aktive jep kontributin e tij në diskutimet dhe shkëmbimin e përvojave lidhur me rreziqet biologjike dhe reagimin e shëndetit publik në raste të incidenteve KBRN.