• 12.06.2025

12 Qershori – Dita Botërore Kundër Keqpërdorimit të Punës së Fëmijëve


Çdo 12 qershor bota bashkohet në luftën kundër njërës prej dukurive më të dhimbshme dhe të padrejta në shoqërinë moderne –keqpërdorimit punës së fëmijëve. Kjo ditë u shpall nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) në vitin 2002 me qëllim ngritjen e ndërgjegjësimit për miliona fëmijë në mbarë botën të cilët në vend që të mësojnë dhe të luajnë, janë të detyruar të punojnë në kushte të vështira dhe të rrezikshme. Këtë ditë e shënon edhe Instituti i Shëndetit Publik.

Puna e fëmijëve nuk është vetëm çështje varfërie ose mungese arsimimi. Është një shkelje serioze e të drejtave të njeriut që ka pasoja të thella për zhvillimin, shëndetin dhe të ardhmen e fëmijëve. Puna e fëmijëve është çdo punë që e pengon një fëmijë të shkojë në shkollë, që e dëmton zhvillimin e tyre fizik ose mendor, ose që kryhet në kushte që janë të rrezikshme për jetën dhe shëndetin.

Sipas të dhënave më të fundit nga ONP dhe UNICEF, mbi 160 milionë fëmijë në mbarë botën janë të përfshirë në ndonjë formë të punës, ndërsa më shumë se gjysma e tyre janë të ekspozuar ndaj kushteve veçanërisht të rrezikshme. Kjo do të thotë që në mbarë botrën një në dhjetë fëmijë nuk e shijon fëmijërinë e tij. Në vend të librave ata në duart e tyre mbajnë vegla pune. Në vend se në klasë ata janë në fusha, në miniera, në rrugë ose në fabrika. Këta fëmijë janë të privuar nga e drejta themelore për një fëmijëri dhe arsim të sigurt.

Ø   Numri i përgjithshëm i fëmijëve - punëtorë: Rreth 160 milionë fëmijë të moshës 5 deri në 17 vjet janë të përfshirë në punë, që përfaqëson pothuajse 10% të popullsisë globale të fëmijëve.

Ø   Punë e rrezikshme: Nga ata,79 milionëfëmijët janë të përfshirë në punë të rrezikshme që paraqesin një rrezik të konsiderueshëm për shëndetin, sigurinë ose moralin e tyre.

Ø   Shpërndarja rajonale :

  • Аfrikа: Ka numrin më të madh të fëmijëve punëtorë, me 72 milionë fëmijë, që përfaqëson 20% të fëmijëve në mbarë botën.
  • Azia dhe Paqësori: Rreth 62 milionë fëmijë janë të përfshirë në punë, që përfaqëson 7% të të gjithë fëmijëve në rajon.
  • Аmerikа: 11 milionë fëmijë janë përfshirë në punën e fëmijëve.
  • Evropa dhe Azia Qendrore: Të përfshirë janë 6 milionë fëmijë.
  • Shtetet arabe: Janë të prekur 1 milionfëmijë.

·         Vende me të ardhura mesatare: Një pjesë e konsiderueshme e punës së fëmijëve ndodh në vendet me të ardhura mesatare, me 84 milionë fëmijë, që përfaqësojnë 56% të numrit të përgjithshëm të fëmijëve në botë.

 

Motoja e Ditës Botërore Kundër Keqpërdorimit të Punës së Fëmijëve për vitin 2025 është: “Progresi është i dukshëm, por ka ende shumë për tu bërë: t’i përshpejtojmë përpjekjet tona!” Kjo moto na tregon se, edhe pse viteve të fundit janë arritur rezultate të rëndësishme, siç është reguktimi i numrit të fëmijëve të përfshirë në punë të rënda dhe ngritja e ndërgjegjësimit global, beteja ende nuk është fituar. Sfidat janë të mëdha dhe koha nuk është në favor të fëmijëve që vuajnë çdo ditë.

Shkaqet e punës së fëmijëve janë komplekse dhe të rrënjosura thellë. Faktori më i shpeshtë është varfëria, sepse prindërit, të detyruar nga kushtet e vështira ekonomike, i përfshijnë fëmijët e tyre në punë për t’i rritur të ardhurat familjare. Në disa komunitete, tradita dhe mungesa e arsimit e përkeqësojnë edhe më shumë këtë problem. Mungesa e qasjes në arsim, konfliktet, fatkeqësitë natyrore dhe ekonomia e padukshme ku nuk ka kontroll dhe llogaridhënie, e përkeqësojnë këtë problem global.

Edhe pse shumë vende kanë miratuar ligje që ndalojnë punën e fëmijëve, zbatimi i tyre shpesh është i dobët ose i pamjaftueshëm. Nevojitet angazhim jo vetëm nga shtetet, por edhe nga shoqëria në tërësi - nga shkollat, mediat, prindërit dhe madje edhe konsumatorët të cilët kanë fuqi që përmes zgjedhjeve të tyre të mos mbështesin produktet e prodhuara nga fëmijët.

Në Maqedoni edhe pse nuk ka numër të madh të rasteve të eksploatimit  të punës së fëmijëve, ende janë të pranishme dukuri ku fëmijët, sidomos ato nga komunitetet e margjinalizuara, punojnë në rrugë, në bizneset familjare ose mbledhin lëndë të para dytësore. Këta fëmijë shpesh nuk janë të mbrojtur nga rregulloret adekuate, ndërsa reagimi institucional nuk është gjithmonë i shpejtë dhe aq sa duhet efikas. Arsimi, mbështetja sociale, si dhe mekanizmat efikas për mbrojtjen e fëmijëve, duhet të kenë përparësi.

Është thelbësore që të gjithë aktorët socialë të veprojnë së bashku. Punonjësit e arsimit duhet t’i identifikojnë fëmijët në rrezik dhe të bashkëpunojnë me qendrat për punë sociale. Institucionet qeveritare duhet të ofrojnë kushte më të mira për familjet me rrezik social, në mënyrë që fëmijët të mos jenë të detyruar të punojnë. Mediat duhet të vazhdojnë të informojnë dhe të rrisin ndërgjegjësimin, ndërsa qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm, të informuar dhe të angazhuar. Për tu përballë me këtë problem, ekspertët rekomandojnë:

ü Punë dinjitoze për të rriturit: sigurimi i mundësive të drejta për punësim për ta zvogëluar nevojën ekonomike për punën e fëmijëve.

ü Mbrojtje sociale më të mirë: zbatimi i rrjeteve të sigurimeve shoqërore për t’i mbështetur familjet në nevojë.

ü Qasje në arsim cilësor: Sigurimi i qasjes në arsim për të gjithë fëmijët, duke e zvogëluar kështu mundësinë për kryerjen e punës nga fëmijët.

ü Adresim të shkaqeve kryesore: adresimi i problemeve sistemike si varfëria, pabarazia dhe mungesa e aksesit në shërbime.

Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve nuk është thjesht një ditë në kalendar. Është një përkujtim se fëmijëria është një e drejtë e patjetërsueshme dhe nuk duhet të sakrifikohet kurrë për fitim, varfëri apo neglizhencë. Kjo ditë është gjithashtu një thirrje për veprim - jo vetëm për institucionet, por për të gjithë ne si shoqëri. Të mos harrojmë se çdo fëmijë meriton dashuri, arsim, lojë dhe një të ardhme të sigurt.

Prandaj, ta pranojmë sfidën që na e jep motoja për vitin 2025. pranojmë se edhe pse kemi arritur përparim, rrugëtimi ende nuk ka mbaruar. Të mos ngadalësojmë atë, por përkundrazi, t’i përshpejtojmë përpjekjet tona. Vetëm në këtë mënyrë mund të ndërtojmë një botë ku puna e fëmijëve do të jetë një gjë e së kaluarës dhe çdo fëmijë do të ketë mundësinë të rritet me dinjitet, lumturi dhe siguri.

 
 

Departamenti i promovimit të shëndetit dhe i ndjekjes së sëmundjeve