• 03.07.2025

U mbajt takim pune me përfaqësues të Institutit “Robert Koch“


Javën e kaluar, përfaqësues nga Instituti i Shëndetit Publik zhvilluan një takim pune me Dr. sci. Anton Aline, ekspert për vlerësimin e ngarkesës së sëmundjeve nga Departamenti i epidemiologjisë dhe i ndjekjes së sëmundjeve në Institutin Gjerman Robert Koch.

 

Ekipi i IShP-së është i angazhuar në projektin "Partneriteti Strategjik për Ballkanin Perëndimor", me ç’rast u zhvilluan aktivitete që kanë të bëjnë me vlerësimin e ngarkesës së sëmundjeve kronike joinfektive në Republikën e Maqedonisë.

Ky bashkëpunim përfaqëson një kontribut të rëndësishëm drejt përforcimit të sistemeve shëndetësore, me ç’rast shkëmbimi i përvojave dhe njohurive luan një rol qenësor në formulimin e politikave efektive për promovimin e shëndetit publik.