• 22.05.2025

Në Kuvend u mbajt seancë në temën: Ajri i pastër nuk duhet të jetë privilegj – por e drejtë themelore e njeriut


Ajri i pastër nuk duhet të jetë privilegj – por e drejtë themelore e njeriut.

Në Kuvend u mbajt séancë mbikëqyrëse në temë:

"Efektet e ndotjes së ajrit ndaj shëndetit dhe masat për mbrojtjen e shëndetit publik", në të cilën foli drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Bashk. shkenc. d-r. Marija Andonovska.

Ajo theksoi se Instituti, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe autoritetet lokale, ndërmerr masa konkrete për ndjekjen, zbutjen dhe zvogëlimin e pasojave të ndotjes ndaj shëndetit.

Nga mendimet profesionale për lejet ekologjike, përmes pjesëmarrjes në grupe pune dhe krijimit të politikave lokale, deri tek edukimi i qytetarëve - sidomos i atyre të kategorive më të cenueshme - Instituti është i përfshirë drejtpërdrejt në luftën për ajër më të pastër.

"Kjo është një çështje drejtësie, barazie, shëndeti dhe përgjegjësie", tha Andonovska.

"Problemi është kompleks, por jo i pazgjidhshëm. Vetëm së bashku - shteti, komunat, shkenca, qytetarët - mund të ndërtojmë qytete të shëndetshme dhe të qëndrueshme."

Dedikimi është i qartë: mbrojtja e shëndetit të çdo qytetari - pa përjashtim.