- 02.06.2025
Shërbime shëndetësore të përmirësuara: Rikonstruksione të reja, pajisje dhe shërbime të zgjeruara në shërbim të qytetarëve
Për të përmirësuar shërbimet shëndetësore dhe për të krijuar kushte më cilësore për pacientët, në sistemin shëndetësor janë realizuar më shumë projekte dhe risi të rëndësishme.
Është bërë rekonstruimi i plotë i Njësisë së kontrolleve sistematike dhe mjekësisë së punës, si dhe Njësisë së pranimit për marrjen e mostrave biologjike, gjë që mundëson një qasje më komode, më të sigurt dhe më efikase në kujdes shëndetësor për të gjithë pacientët.
Është vënë në funksion edhe aparati i ri COMET X-80, i siguruar nga kompania e njohur amerikane Hopewell Designs, e cila është e specializializuar për pajisje për kalibrimin e instrumenteve në radiologjinë diagnostikuese. Kjo pajisje do të kontribuojë për rritjen e saktësisë dhe besueshmërisë gjatë ekzaminimeve radiologjike, gjë që është e një rëndësie të veçantë për diagnostikimin dhe ndjekjen e sëmundjeve.
Krahas kësaj Instituti ka filluar të mbajë edhe një turn të dytë për analizat mikrobiologjike, me çka ky laborator bëhet institucioni i vetëm shtetëror i këtij lloji që punon edhe në turnin e dytë. Ky hap e rrit ndjeshëm qasjen në shërbime laboratorike dhe përmirëson kohën e marrjes së rezultateve.
Si mbështetje shtesë për shëndetin e qytetarëve janë hapur edhe linja telefonike për këshillim - një për njerëzit që duan të lënë duhanin dhe një tjetër për gratë shtatzëna dhe nënat që kanë nevojë për informacion dhe këshilla nga profesionistët. Me këto shërbime përmirësohet qasja në kujdesin shëndetësor preventiv dhe edukativ.